dėgjoni
Gazeta kineze "Beijingyulexinbao" njoftoi se me rastin e 70-vjetorit tė fitores sė Marshimit tė Madh tė Ushtrisė sė Kuqe tė Kinės, mė 16 tetor, u hap nė Muzeumin Revolucionar dhe Ushtarak tė Popullit Kinez nė Pekin ekspozita madhėshtore e Marshimit tė Madh. Kjo ėshtė ekspozita mė e madhe e Marshimit tė Madh pas krijimit tė Kinės sė re. Ekspozita do tė zgjasė 40 ditė.
Nė ekspozitė janė vendosur mė se 400 relikte dhe qindra fotografi, libra, piktura etj.
Para 70 vjetėve, Ushtria e Kuqe e Kinės zhvilloi Marshimin e Madh me njė gjatėsi prej mbi 10 mijė kilometrash.
U zhvilluan nė Pekin Forumi i Kulturės Tibetiane tė Kinės
Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se mė 10 e 11 tetor, u zhvillua nė Pekin Forumi i Kulturės Tibetiane tė Kinės. Mė se 120 specialistė dhe dijetarė tė ardhur nga Kina, SHBA-ja, India etj. zhvilluan diskutime pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturės tibetiane.
Forumi pėrbėhej nga mbledhje, ekspozita etj. Pas pėrfundimit tė forumit, disa pjesėmarrės shkuan nė Tibet pėr vizitė.
Ky forum organizohej nga Shoqata e Mbrojtjes dhe e Zhvillimit tė Kulturės Tibetiane tė Kinės. Qėllimi i kėsaj shoqate ėshtė nxitja e lulėzimit dhe e progresit tė Tibetit.
U botua revista "Muze ndėrkombėtare" nė versionin e gjuhės kineze
Gazeta kineze "Renminribao" njoftoi se ditėt e fundit, UNESKO-ja zhvilloi nė Paris ceremoninė e botimit tė revistės "Muzetė ndėrkombėtare" nė versionin e gjuhės kineze.
"Muzetė ndėrkombėtare" ėshtė revista autoritare ndėrkombėtare nė fushėn e mbrojtjes sė trashėgimive kulturore globale. Revista u krijua nė vitin 1948 dhe deri tani ka botuar versione nė gjuhėn angleze, franceze, arabe, nė gjuhėn spanjolle etj.
Krahas artikujve tė pėrkthyer, nė revistėn "Muzetė ndėrkombėtare" nė versionin e gjuhės kineze do tė botohen edhe artikuj tė specialistėve kinezė.
Filloi tė zhvillohet nė Tajpei "Java e Pekinit"
Gazeta kineze "Rinia e Pekinit" njoftoi se mė 16 tetor, filloi tė zhvillohet nė Tajpei "Java e Pekinit e Festivalit Artistik midis Qyteteve tė tė dy Brigjeve". Kjo ėshtė hera e parė qė pjesa kontinentale e Kinės zhvillon veprimtarinė e shkėmbimeve kulturore nė Tajvan.
Gjatė "Javės sė Pekinit" do tė zhvillohen forumi i kulturės sė qytetit, shfaqja e shumė trupave artistike tė Pekinit etj.
"Java e Pekinit" ėshtė vazhdimi i veprimtarisė sė "Javės sė Tajpeit" tė zhvilluar nė shtator nė Pekin dhe ka pėr qėllim qė tė ngushtojė shkėmbimet kulturore midis tė dy brigjeve dhe tė shtojė njohjen midis tė dy popujve. (Fani)
|