v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-09-27 19:37:29    
Ekspozita e objekteve artistike italiane ndėrtoi rrugėn e re tė kulturės

cri

dėgjoni

Kohėt e fundit u hap nė Pallatin e Arteve Figurative tė Kinės Ekspozita e objekteve artistike italiane. Kjo ekspozitė, kui janė ndėrthurur pikturat, projektimet, veshjet dhe demonstrimet qė do tė qėndrojė njė muaj e hapur do t'u tregojė vizitorėve kinezė objekte tė ēmuara artistike italiane, duke pasuruar pėrfztzrimet e vizitorėve kinezė pėr Italinė.

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė incizuar gjatė sfilatės sė modės sė veshjeve tė stilistit tė njohur italian me famė botėrore Valentino. Nė oborrin e Pallatit tė Arteve Figurative tė Kinės ėshtė ndėrtuar njė pasarelė mode qė kombinon me arkitekturėn tradicionale kineze. Dhjetėra modele me veshje tė kuqe klasike tė mbrėmjes "Valentino" janė pritur shumė mirė nga spektatorėt.

Krahas zhvillimit tė demonstrimit tė veshjeve tė modės, u hap edhe ekspozita " Arti italian dhe kultura italiane". Nė "Ekspozitėn e artit italian tė shekullit tė 20-tė", janė ekspozuar pikturat e piktorėve tė njohur nė historinė e artit figurativ italian. Kurse sallat e "Ekspozitės sė ideimeve 50 vjeēare italiane pėr rregullimin e shtėpisė" janė si shtėpi tė dekoruara bukur me dhoma tė pajisura me mobilje moderne, si pėr kuzhinėn, ashtu edhe pėr sallėn e pritjes dhe pėr dhomėn e fjetjes etj.

Edhe arti i stolive prej ari " Arezo" me famė nė Itali mori pjesė nė kėtė ekspozitė, qysh nga sendet prej ari pėr stolisje nė flokė tė prodhuara para 2600 vjetėsh deri nė sendet prej ari tė projektuara nė mėnyrė magjike nga piktorė, skulptorė, arkitektė e projektues tė veshjeve etj.

Korrespondenti pa se shumė vizitorė dolėn fotografi pėrpara veshjeve tė kuqe tė mbrėmjes "Valentino".

Zonjusha Sun Yujie i tha korrespondentit: "Pėr arsye se Valentino ėshtė njė markė shumė e njohur nė botė, veshjet e ekspozuara nė kėtė ekspozitė janė veprat mė tė mira tė prodhuara gjatė 20 a 30 vjetėve tė fundit. Prandaj duhet tė ruaj kėtė moment tė mirė."

Vizitorja Chao Yuxuan tha:"Kėto eksponante janė shumė moderne dhe tė pararojės. Nė tė kaluarėn, mua mė dukej se kultura italiane ėshtė shumė tradicionale, kurse nga kjo ekspozitė e artit modern ėshtė e befasishme pėr mua".

Njė nga objektivat e organizimit tė kėsaj ekspozite ėshtė t'u japė vizitorėve kinezė njė befasi, pėr tė pasuruar mė tej pėrfytyrimet e vizitorėve kinezė pėr Italinė, nė mėnyrė qė kinezėt tė njohin mė tej Italinė.

Siē tha ambasadori i Italisė nė Kinė Gabriele Menegati " Organizimi i Vitit italian nė Kinė ka dy objektiva. Njėri ėshtė njohja e mėtejshme e kinezėve me kulturėn e lashtė italiane, ndėrsa objektivi i dytė ėshtė njohja e kinezėve tė thjeshtė me artin modern italian. Nė fakt, kemi tre objektiva, objektivi i tretė ėshtė krijimi i marrėdhėnieve tė pėrhershme dhe zhvillimi i shkėmbimeve afatgjata midis qarqeve kulturore tė Italisė dhe tė Kinės." ( Zhai)