v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-09-11 18:24:16    
Melodi tė luajtura nė erhu nga interpretuesi i ri Chen Jun

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, unė jam Pina, po takohemi pėrsėri nė programin sotėm muzikor. Nė programin e sotėm ju ftoj tė shijoni meloditė e luajtura nė erhu nga interpretuesi i ri kinez Chen Jun.

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, melodia qė po dėgjoni, ėshtė melodia e interpretuar nė erhu nga Chen Juni me titull: "Nata e bukur". Kjo ėshtė njė vepėr e shquar e krijuar nga mjeshtri i madh i muzikės popullore kineze Liu Tianhua. Kjo vepėr me melodi tė lehtė, tė butė dhe tė rrjedhshme pėrshkruan gėzimin e autorit qė kalon sė bashku me tė afėrmit dhe miqtė vigjiljen e Festės sė Pranverės, festė tradicionale kineze.

dėgjoni

Chen Juni ka lindur nė vitin 1969 nė qytetin Changshou tė provincės Jiangsu tė Kinės lindore. I ati, Chen Yaoxing, ėshtė njė interpretues i njohur kinez i veglės muzikore erhu. I ndikuar nga familja, qė nė vogėli Chen Junit i pėlqente vegla muzikore erhu. Kur ishte 4 vjeē ai filloi tė mėsonte interpretimin e erhu-it nga i ati dhe nė moshėn 7- vjeēare filloi tė jepte shfaqje nė skenė. Nė moshėn 12-vjeēare Chen Juni u pranua nė Ansamblin e kėngėve dhe valleve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme Politike tė Ushtrisė Popullore Ēlirimtare Kineze, duke hyrė kėshtu nė rrugėn artistike profesioniste. Pėr tė pasur njė zhvillim tė mėtejshėm ai studioi kompozim nė Konservatorin Qendror tė Kinės. Melodia e kompozuar prej tij, "Flladi i liqenit Tajhu", fitoi ēmim nė konkursin e 6-tė tė veprave muzikore tė Kinės.

Melodia qė po ndiqni, titullohet "Flladi i liqenit Taihu", interpretuar nga Chen Juni sė bashku me tė atin. Melodia me muzikėn e operės vendore tė Kinės jugore Xi si material kryesor, pėrshkruan nė mėnyrė tė gjallė panoramėn e bukur tė liqenit piktoresk Taihu.

Si njė interpretues ushtarak, Chen Juni shkon shpesh nė repartet ushtarake pėr tė dhėnė shfaqje dhe interpretimi i tij solo nė erhu ėshtė i mirėpritur shumė nga ushtarėt. Mė poshtė ju ftoj tė shijoni melodinė me titull "Vrapojnė kuajt e ushtrisė", qė paraqit jetėn nė repartin ushtarak. Me melodinė entuziaste dhe krenare, kjo vepėr muzikore shpreh tablonė e vrapimit tė ushtarėve nė fushė duke hipur nė kalė.

dėgjoni

Kėtė melodi Chen Juni e ka interpretuar me timbėr tė pastėr, me mjeshtėri tė madhe, nė mėnyrė tė hollėsishme dhe krenare. Ai ka qenė pėr shfaqje nė mbi 10 vende dhe rajone tė botės, si nė ShBA, Gjermani, Francė, Singapor, Hong-Kong etj., ku ėshtė vlerėsuar lart nga personalitetet e qarqeve muzikore. Nė vitin 1997, Chen Juni dha njė shfaqje nė bashkėpunim me Orkestrėn Shtetėrore tė Lilės tė Francės. Mjeshtėria e interpretimit tė tij i mahniti spektatorėt, ndėrsa muzikantėt francezė e vlerėsuan lart mjeshtėrinė e tij, duke e quajtur "Paganini nė interpretimin e erhu-sė". Tani do tė shijojmė bashkė melodinė "Gjuetia", interpretuar nga Chen Juni. Kjo melodi me forcė luftarake pėrshkruan njė tablo tė pėrleshjes sė ashpėr midis gjuetarit dhe kafshės.

dėgjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės ! Tė dashur dėgjues, dėgjuat njė grup melodish tė luajtura nė erhu nga Chen Juni, interpretues i ri i njohur kinez. Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr, nė mikrofon pėr ju Pina.