|
Kohėt e fundit, qeveria kineze ka hartuar politikėn pėr investuesit e huaj qė dėshirojnė tė blejnė ndėrmarrje brenda territorit kinez. Rregulloret e reja do tė zbatohen pas dy javėve. Personalitetet pėrkatėse vunė nė dukje se rregulloret e reja do tė lejojnė pėr herė tė parė dhe qartė investuesit e huaj tė blejnė ndėrmarrje brenda territorit kinez nėpėrmjet shkėmbimit tė tė drejtave tė aksioneve.
Nė vitin 2003, Kina hartoi rregulloret e pėrkohshme pėr investuesit e huaj pėr blerjen e ndėrmarrjeve brenda territorit kinez. Nė fillim tė kėtij viti, Kina filloi tė zbatojė "Ligjin e shoqėrive" tė rishikuar. Pas lehtėsimit tė mėtejshėm tė kufizimeve pėr formėn, afati etj tė investimeve tė biznesmenėve tė huaj, qeveria kineze rishikoi rregulloret e pėrkohshme dhe tė dikurshme sipas frymės sė "Ligjit tė ri tė shoqėrive", dhe hartoi rregulloret e reja.
Nė kapituj tė shumtė tė rregulloreve tė reja, lejimi i investuesve tė huaj pėr tė blerė ndėrmarrje me tė drejtat e aksioneve si njė mjet pagues brenda territorit tė Kinės, ėshtė njė pikė tėrheqėse. Duke sqaruar rregulloret e reja, specialisti i Institutit studimor pranė Ministrisė sė tregtisė tė Kinės, z. Mei Xinyu vuri nė dukje se blerja e ndėrmarrjeve me tė drejtat e aksioneve si njė mjet pagues ėshtė njė mėnyrė relativisht e pėrgjithshme gjatė blerjes sė ndėrmarrjeve ndėrkombėtare. Kina i lejon investuesit e huaj tė blejnė me kėtė mjet ndėrmarrje kinez, gjė qė tregon se shkalla e hapjes sė Kinės me botėn e jashtme ėshtė ngritur mė tej.
"Nėpėrmjet shkėmbimit tė tė drejtave tė aksioneve pėr blerjen e ndėrmarrjeve mund tė ulet kostoja e blerjes. Pėr sa i pėrket palės blerėse, blerja e ndėrmarrjeve, duke paguar me para, gjė qė ėshtė e vėshtirė. Nė qoftė se pėrdoret shkėmbimi i aksioneve pėr blerjen e ndėrmarrjeve, pėr palėn blerėse, mund tė ulet kostoja e blerjes. Lejimi i investuesve tė huaj pėr tė blerė ndėrmarrje nėpėrmjet shkėmbimit tė tė drejtave tė aksioneve mund tė pėrmirėsojė mjedisin e investimeve tė huaja nė Kinė".
Njė pėrmbajtje tjetėr tėrheqėse nė rregulloret e reja ėshtė qė qeveria kineze ritheksoi tė drejtėn e shqyrtimit kundėr monopolizimit ndaj veprimeve tė investuesve tė huaj pėr blerjen e ndėrmarrjeve brenda territorit kinez. Njerėzit shprehėn dyshimin se nė Kinė ėshtė shfaqur proteksionizėm tregtar. Duke folur pėr kėtė, specialisti i Institutit studimor tė ekonomisė dhe tregtisė ndėrkombėtare pranė Ministrisė sė Tregtisė tė Kinės, z. Shen Danyang tha se Kina nuk ka zgjeruar mė tej shqyrtimin kundėr monopolizimit, duke koordinuar politikėn pėr blerjen me investime tė huaja tė ndėrmarrjeve kineze. Nė krahasim me rregulloret e pėrkohshme tė dikurshme, rregulloret e reja nuk ndryshojnė kushtet e shqyrtimit kundėr monopolizimit, ndėrsa ky shqyrtim ėshtė mė transparent.
"Rregulloret e reja kanė shtjelluar mė hollėsisht kohėn, kushtet dhe kėrkesėn e shqyrtimit dhe theksojnė mė shumė mbrojtjen e konkurrencės sė barabartė dhe tė sigurisė ekonomike shtetėrore". rregulloret e reja kėrkojnė qė pėr blerjen e ndėrmarrjeve brenda territorit kinez, qė prek industritė kryesore, duhet t'i paraqitet kėrkesa Ministrisė sė Tregtisė tė Kinės. Ministria e Tregtisė e Kinės duhet tė tregojė sa mė parė cilat janė industri kryesore dhe duhet tė ndryshojė pandėrprerė listėn e industrive kryesore sipas gjendjes sė zhvillimit tė ekonomisė kineze.
Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, palėt e ndryshme blerėse kanė bėrė reagime tė ndryshme.
Rregulloret e reja do tė ushtrojnė ndikim pozitiv mbi pjesėmarrjen e kapitaleve tė huaja nė aktivitetet e blerjes sė ndėrmarrjeve kineze. Kjo tregon se sistemi i politikės sė hapjes kineze me botėn e jashtme ėshtė pėrmirėsuar mė tej. (Sihai)
|