|
 dėgjoni
Vitet e fundit, shumė interpretues tė talentuar kinezė kanė fituar ēmime nė konkurse ndėrkombėtare, duke u aktivizuar nė skenat e muzikės botėrore.
Nė nėnrubrikėn "Shkėmbime kulturore" do t'ju njohim me njėrin prej tyre. ...
Melodia qė po dėgjoni ėshtė nga pjesa violinistike " Melodi pėr violinė" e kompozitorit tė njohur rus Ēajkovski, interpretuar nga Xue Wei.
Xue Wei, 43 vjeē, lindi nė provincėn Hėnan tė Kinės qendrore dhe filloi tė mėsonte violinėn qysh nė moshėn 8 - vjeēare. Kur ishte l4 vjeē, ai u pranua nė shkollėn e mesme pranė Konservatorit tė Shangait dhe pastaj u pranua me konkurs nė Konservatorin Qendror tė Kinės, ku kishte mėsues violinistėt e njohur kinezė Lin Zaoji dhe Zheng Shisheng.
Gjatė studimit nė Konservator, ai fitoi ēmimin e dytė nė Konkursin e violinės tė Kinės dhe pasi u diplomua nė konservator, vazhdoi studimet nė Angli. Nė korrik tė vitit l986, Xie Wei fitoi ēmimin e dytė nė konkursin e 8-tė ndėrkombėtar violinistik " Ēajkovski" tė Moskės dhe dy javė mė vonė, ai fitoi ēmimin e parė nė konkursin ndėrkombėtar tė violinės " Karl Flesē". Pėrveē kėtyre, ai mori edhe "Ēmimin e interoretuesit mė tė pėlqzer nga spektatorėt", "Ēmimin e filarmonisė mė tė mirėpritur" si dhe " Ēmimin e interpretuesit mė tė mirė tė sonatės". Po atė vit, ai fitoi edhe ēmimin vjetor tė violinistit tė ri solo tė Anglisė. Pėr shkak tė talentit tė tij tė jashtėyakons hėm, Xie Wei 26 vjeēar u emėrua nga Konservatori Mbretėror i Anglisė si profesor, dhe kėshtu u bė profesori mė i ri dhe i vetmi person nga Lindja nė kėtė konservator tė njohur nė botė.
Muzika qė po dėgjoni ėshtė nga kapitulli i parė i "Koncertit pėr violinė nė tonin e madh D" tė Ēajkovskit, interpretuar nga violinisti Xie Wei. Kjo vepėr e njohur e Ēajkovskit ėshtė ndryshe nga veprat e tjera, me njė melodi optimiste dhe plot dritė dhe me stilin e muzikės folklorike ruse.
Interpretimi i Xie Weit ėshtė tėrheqės dhe plot emocion. Ai ka bashkėpunuar edhe me filarmoni dhe dirigjentė tė njohur botėrorė, si me orkestrėn e Filarmonisė sė Londrės, orkestrėn simfonike tė Radios sė Berlinit, orkestrėn simfonike tė Moskės etj dhe ėshtė vlerėsuar lart nga kėto orkestra. Komentatorėt ndėrkombėtarė tė muzikės kanė thėnė se "niveli i tij i interpretimit ka arritur nė njė gjendje artistike tė pakrahasueshme".
Nė mbyllje tė kėtij emisioni, ju ftojmė tė dėgjoni njė fragment nga " Serenata e dėshpėruar" e Ēajkovskit. ( Zhai)
|