|
Kombėsia pumi ėshtė njė nga pakicat kombėtare me populli tė vogėl, mė pak se 30 mijė banorė, tė cilėt pėrqendrohen kryesisht nė distriktin Lanping tė provincės Ynan tė Kinės jugperėndimore. Nga ekonomia e prapambetur dhe nga shkaqe tė tjera, pėr njė kohė tė gjatė kushtet e mėsimdhėnies te kombėsia pumi kanė qenė relativisht tė dobėta dhe njėkohėsisht ekzistonin edhe dukuri tė braktisjes sė shkollės nga disa fėmijė tė moshės shkollore. Vitet e fundit, me pėrkrahjen e madhe tė qeverisė kineze, kushtet e mėsimdhėnies te kombėsia pumi janė pėrmirėsuar dukshėm dhe tė gjithė fėmijėt qė braktisėn shkollėn, u rikthyen nė shkollė.
Dėshmitare e kėtyre ndryshimeve ka qenė njė shkollė fillore e kombėsisė pumi me emrin "Ganzhuhe" dhe drejtori i kėsaj shkolle, zoti Xiong Yuven.
Ēdo mėngjes, drejtori i shkollės "Ganzhuhe" Xiong Yuven ngrihet herėt dhe e ndihmon kuzhinierin nė pėrgatitjen e mėngjesit pėr nxėnėsit konviktorė. Duke folur pėr mensėn e vogėl, por tė ndriēuar tė nxėnėsve, drejtori Xiong tha me krenari:
"Tė gjitha karriget dhe tavolinat e mensės janė tė reja, ato janė tri tryeza, secila pėr 8 veta, gjithsej pėr 24 fėmijė konviktorė."
Shkolla fillore "Ganzhuhe" ka mbi 150 nxėnės, njė pjesė e tė cilėve qė e kanė shtėpinė larg shkollės, jetojnė nė konviktin e shkollės. Mė parė ushqimet e tyre ata i pėrgatitnin vetė, prandaj kėta fėmijė kishin shumė probleme lidhur me ushqimin. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, shkolla ngriti pėr ta kėtė mensė tė vogėl.
Pėrveē zgjidhjes sė kėtij problemi, u ftuan edhe disa mėsues nga shkolla e distriktit Lanping, pėr tė ngritur cilėsinė e mėsimdhėnies nė shkollėn "Ganzhuhe". Mėsuesja Zhang Min ėshtė njė nga kėta mėsues tė ftuar. Ajo u tha korrespondentėve:
"Mjedisi i jetės kėtu ishte shumė i keq, kishte shumė minj, qė lėviznin kudo nėpėr dhomė, sidomos mbrėmjeve."
Por tani, me shtimin e investimeve tė qeverisė, pranė shkollės "Ganzhuhe" ėshtė nė ndėrtim e sipėr njė konvikt dykatėsh i mėsuesve. Nė shtator tė kėtij viti mėsuesit mund tė hyjnė pėr tė banuar nė kėtė ndėrtesė. Drejtori Xiong tha se pas ndėrtimit tė kėtij konvikti, ēdo mėsues do tė ketė nga njė dhomė.
Pėr kėtė shkollė fillore drejtori Xiong 57-vjeēar ushqen njė ndjenjė tė thellė. Dhjetėra vjet mė parė ai ka qenė nxėnės nė kėtė shkollė. Nė atė kohė, shkolla pėrbėhej vetėm nga disa kasolle tė thjeshta, tė cilat nuk pėrballonin as shiun e verės dhe as erėn e dimrit. Xiong Yuven i vogėl vendosi qė ndonjė ditė nė tė ardhmen ta ndryshojė kėtė shkollė e ta bėjė mė tė bukur. Pas pėrpjekjesh tė mėdha, Xiong Yuven kaloi provimet dhe hyri nė shkollėn pedagogjike tė qarkut, ku studioi me shumė zell pėr realizimin e ėndrrės sė fėmijėrisė.
Ai tha: "Sipas mendimit tim, viset tona kanė qenė me tė vėrtetė tė varfra, pėr shkakun kryesor tė mungesės sė intelektualėve. Nėse fshatarėt tanė vazhdojnė tė jetojnė kėshtu, viset tona nuk do tė zhvillohen dhe do tė jenė edhe mė tė varfra."
Nė vitin 1995 Xiongu u kthye nė vendlindje dhe, ashtu siē ėndėrronte, u bė njė nga mėsuesit e shkollės "Ganzhuhe". Ndryshimet e shkollės e kanė forcuar vendosmėrinė e Xiongut pėr tė punuar si arsimtar nė fshat.
Xiong Yuven tha: "Pasi u ktheva nė vendlindje, vura re se shkolla ime ka bėrė pėrparime, sepse ka pėrgatitur disa studentė dhe disa maturantė. Unė shpresoj se nga tė diplomuarit e shkollės sime do tė dalin mė shumė studentė dhe mė shumė talente."
Drejtori Xiong tha se fakti qė e ka shtuar mė shumė vendosmėrinė e tij, ėshtė politika e qeverisė kineze pėr heqjen e pagesės sė shkollimit tė nxėnėsve nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe njėkohėsisht pėr dhėnien atyre tė disa subvencioneve.
Nxėnėsi 13-vjeēar Yin Zhaoquan e braktisi shkollėn pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike, kur ishte nė klasėn e tretė. Por ai priste tė rikthehej nė shkollė.
Dėshira e Yin Zhaoquanit u realizua shumė shpejt. Sipas politikės sė shtetit, shkolla ia hoqi atij pagesėn e shkollimit dhe i jep edhe 40 yuanė subvencion pėr ēdo muaj, me qėllim qė ai tė studiojė i qetė. Nė Lamping ka 18 mijė nxėnės qė gėzojnė kėtė politikė tė privilegjuar tė qeverisė.
Pėr tė ardhmen e shkollės "Ganzhuhe", drejtori Xiong ėshtė plot besim.
"Deri tani nuk kemi asnjė nxėnės qė ka braktisur shkollėn nga kushtet e vėshtira ekonomike. Unė besoj se nga gjiri i nxėnėsve do tė dalin mė shumė talente mė tė forta se unė."
Kur po largoheshin nga kjo shkollė e kombėsisė pumi, korrespondentet tona dėgjuan nxėnėsit tek recitonin, zėri i tė cilėve tingėllonte nėpėr male.
( Drita-Daming )
|