|
dėgjoni
Gazeta kineze "Renminribao" njoftoi se siē bėhet e ditur nga mbledhja e punės sė mbrojtjes sė trashėgimive kulturore jomateriale tė mbarė vendit, Kina ka krijuar gradualisht sistemin e regjistrimit tė trashėgimive kulturore jomateriale.
Nė maj tė kėtij viti, u publikua lista e parė e trashėgimive shtetėrore kulturore jomateriale duke nxitur krijimin e sistemit tė regjistrimit tė kėtyre trashėgimive. Deri tani shumė provinca, rajone autonome dhe qytete kineze kanė krijuar listėn e vet tė trashėgimive kulturore jomateriale.
Do tė zhvillohet nė malin Utai tė Kinės festivali i kulturės budiste
Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se mė 27 gusht, do tė zhvillohet nė malin Utai tė Kinės Festivali i 3-tė Ndėrkombėtar i Kulturės Budiste.
Siē bėhet e ditur nga konferenca e shtypit e zhvilluar mė 3 gusht nė Pekin, ky festival do tė zgjasė 1 muaj. Festivali do tė paraqitė kryesisht kulturėn dhe artin e shkėlqyeshėm budist dhe do tė nxitė shkėmbimet e bashkėpunimin ndėrkombėtar tė kulturės dhe artit budist.
Mali Utai ndodhet nė provincėn Shanxi tė Kinės veriore dhe ėshtė njė mal i famshėm budist nė Kinė dhe vend i famshėm i veprimtarisė budiste nė botė.
Do tė zhvillohet Festivali i 8-tė i Filmit i Changchunit
Agjencia kineze e lajmeve Zhongxin njoftoi se mė 23 gusht do tė hapet Festivali i 8-tė i Filmit i Changchunit tė Kinės. Nė kėtė festival do tė marrin pjesė nė konkurrim 187 filma, ndėr tė cilėt 92 filma tė pjesės kontinentale tė Kinės, tė Hongkongut, Makaos dhe Tajvanit. Festivali do tė zgjasė 3 ditė.
Tema kryesore e festivalit ėshtė "Filmat nė gjuhėn kineze tė mbarė botės". Gjatė festivalit do tė zhvillohen edhe java e filmit rus, shfaqja e filmave francezė, shfaqja e filmave me temė nga fshati, propaganda e kulturės kinematografike nė shkollė etj.
Festivali i Filmit i Changchunit u krijua nė vitin 1992 dhe zhvillohet njė herė nė ēdo dy vjet. Ky ėshtė njė festival kombėtar.
Pallati i Dimrit mbledh fotografi historike nė mbarė botėn
Gazeta kineze "Beijingyulexinbao" njoftoi se nė tetor tė kėtij viti, do tė zhvillohet ekspozita e fotografive me rastin e 80-vjetorit tė krijimit tė muzeumit tė Pallatit tė Dimrit. Duke filluar nga 30 gushti, komisioni organizator i ekspozitės do tė mbledhė nė mbarė botėn fotografi historike tė Pallatit tė Dimrit.
Pallati i Dimrit ka qenė pallati perandorak i dinastisė Ming dhe i dinastisė Qing. Ky pallat filloi tė ndėrtohej nė vitin 1406 dhe u pėrurua pas 14 vjetėve. Gjithsej 24 perandorė kanė banuar nė kėtė pallat. (Fani)
|