|
 dėgjoni
Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, unė jam Pina, po takohemi pėrsėri nė programin e sotėm muzikor. Nė kėtė program do t'ju paraqit disa melodi nga albumi i interpretuesit tė njohur mongol tė veglės muzikore popullore matouqin, me titull "Kuajt e kthyer".
Melodia qė po dėgjoni titullohet "Malet shkėmbore" dhe ėshtė pėrpunuar nė bazė tė njė kėnge mongole me tė njėjtin titull. Nė kėngė thuhet: "Nė vargmalet shkėmbore dhe shkretėtirėn e argjendtė ndodhet vendlindja e nėnės sime, mė merr shumė malli pėr atė vend tė bukur." Melodia e pėrpunuar shpreh me ndjenja tė thella mallin e pakufishėm tė njė biri qė ndodhet larg tė afėrmve pėr vendlindjen dhe pėr nėnėn.
Tė dashur dėgjues, sapo dėgjuat melodinė e interpretuar nė matouqin nga He Xige me titull "Malet shkėmbore".
Matouqini ėshtė njė vegėl muzikore me tela qė pėlqehet shumė nga banorėt mongolė nė veri tė Kinės. Nė krye tė saj ėshtė e gdhendur njė kokė kali. Tingujt e matouqinit janė melankolikė dhe tė brishtė Qysh nga dita e lindjes sė saj, kjo vegėl muzikore me forcė tė pasur shprehėse dhe prekėse ėshtė pėrhapur gjerėsisht nė gjirin e banorėve mongolė dhe ėshtė bėrė miku i tyre i pamungueshėm nė jetėn kulturore. Interpretuesi i ri He Xige e konsideron matouqinin si mikun e tij tė ngushtė dhe shpreh me tė pėr ditė ndjenjat e veta.
He Xige ka lindur nė vitin 1976 nė stepėn Korēin tė Mongolisė sė Brendshme nė veriperėndim tė Kinės. Nė moshėn 12 vjeēare, tingujt e veglės muzikore tradicionale mongole me tela sihu e prekėn nė zemėr He Xige-nė e vogėl, i cili i tha tė atatit se dėshironte tė mėsonte sihu. E ėma porositi me 10 juanė njė sihu pėr tė te njė zdrukthtar i fshatit. Qysh atėherė ai filloi t'i binte sihu-sė duke mėsuar nga njė artist popullor. Nė moshėn 16 vjeēare He Xige mėsoi vetė t'i bjerė matouqinit, e mė vonė ai mėsoi me zell nga mjeshtri i njohur mongol i matouqinit Bayila. Sot mjeshtėria e interpretimit dhe stili i veēantė i He Xige-ut janė mirėpritur shumė nga spektatorėt.
Tė dashur dėgjues, sapo dėgjuat melodinė e interpretuar nė matouqin me titull: "Mėzi i kuq ".
Albumi me titull "Kuajt e kthyer" ėshtė albumi i parė me melodi tė interpretuara nga He Xige nė matouqin, nė tė cilin pėrfshihen 8 melodi tė pėrpunuara nė bazė tė kėngėve mongole, si "Malet shkėmbore", "Mėzi i kuq" etj., dhe 4 melodi tė tjera si "Kam ardhur nga stepa", "Stepa e bukur, shtėpia ime" etj. Kėto melodi tė bukura tė interpretuara nė mėnyrė pak melankolike nė matouqin kanė njė shije tjetėr.
Tė dashur dėgjues, melodia qė po dėgjoni ėshtė melodia kryesore e albumit me tė njėjtin titull "Kuajt e kthyer". Ky album ka ruajtur karakteristikat e muzikės sė kombėsisė mongole, e nė tė njėjtėn kohė ka pėrdorur edhe shumė elemente muzikore tradicionale dhe popullore. Nė kėtė album instrumenti kryesor matouqin shoqėrohet edhe nga veglat muzikore popullore guzheng, fyell etj. tė kombėsisė hane, dhe kitara, basi etj. Pėrdorimi i kėtyre elementeve muzikore i ka shtuar kėtij albumi shije tė modės. Tė gjitha meloditė e albumit janė interpretuar nė mėnyrė elegante, tė pėrzemėrt, modeste dhe tė rrjedhshme. Tani do tė shijojmė sė bashku njė nga kėto melodi, me titull: "Stepa e bukur, shtėpia ime".
Kjo melodi ėshtė pėrpunuar nė bazė tė kėngės me tė njėjtin titull, tė krijuar nga kompozitori mongol Alatenvula. Kjo melodi qė interpretohet nė matouqin, duke u shoqėruar me veglat muzikore popullore kineze guzhen, xiao dhe fyell, piano etj., pėrshkruan hollėsisht kullotėn e gjelbėr, lopėt dhe dhentė e bardhė si dėborė dhe stepėn e bukur, duke shprehur dashurinė e banorėve mongolė pėr stepėn dhe vendlindjen.
Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, dėgjuat disa melodi nga albumi i interpretuesit tė ri mongol He Xige nė matouqin me titull "Kuajt e kthyer". Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr, nė mikrofon pėr ju Pina.
|