v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-07-31 18:47:37    
Fshatrat e provincės Jiangsu qė janė nė zhvillim e sipėr

cri

Kina ėshtė njė vend i madh bujqėsor, por zhvillimi ekonomiko-shoqėror i fshatit pėr njė kohė tė gjatė ka mbetur prapa atij tė qytetit. Pėr ta ndryshuar kėtė gjendje, qeveria kineze ka vendosur qė brenda 5 vjetėve tė ardhshėm tė shpejtojė hapat e ndėrtimit tė fshatit. Gjatė vizitės pak kohė mė parė nė provincėn Jiangsu tė Kinės lindore korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės mėsoi se fshatrat e atjeshėm kanė ndėrmarrė veprime qė nėpėrmjet krijimit tė zonave tė zhvillimit ekonomik, shpejtimit tė urbanizimit etj. tė nxisin zhvillimin e fshatit.

Stacioni i parė ku u ndalėm ishte distrikti Guanan nė veri tė kėsaj province, shkruan korrespondenti. Ky distrikt ėshtė bazė e prodhimit tė pambukut cilėsor e Kinės dhe distrikt model ekologjik nė rang vendi. Funksionari vendor z. Sun Min, i tha korrespondentit se koncepti tradicional i pėrfilljes sė bujqėsisė dhe shpėrfilljes sė tregtisė ishte njė faktor i rėndėsishėm qė frenonte zhvillimin ekonomik. Ai tha:

"Pėr njė kohė tė gjatė zhvillimi ekonomik i distriktit Guanan ka mbetur prapa. Nė vitin 2002 ky distrikt ishte nė vendin e fundit nė gjithė provincėn pėrsa u pėrket shfrytėzimit tė investimeve tė huaja, tė ardhurave mesatare pėr frymė tė fshatarėve dhe rrogave mesatare pėr frymė tė punonjėsve."

Njerėzit synojnė ndryshimin. Administrata qeveritare vendore vendosi tė krijojė zonėn e zhvillimit ekonomik duke shfrytėzuar kushtet e favorshme tė lumit Guanhe, qė pėrshkon kėtė distrikt, i cili ka ujė tė thellė, dhe ka vijė bregdetare mbi 160 kilometra tė gjatė dhe shumė skela nė ujė tė thellė.

Kjo zonė zhvillimi ka tėrhequr shumė ndėrmarrje dhe fonde, ka ngritur nivelin ekonomik dhe tė jetesės sė banorėve vendės dhe po ndryshon gradualisht konceptin e banorėve tė kėtushėm tė shpėrfilljes sė tregtisė. Shumė fshatarė janė mėsuar tė punojnė nė fabrika nė kohėn kur nuk ka shumė punė bujqėsore.

Nė njė fabrikė tė prodhimit tė veshjeve, korrespondenti pa nga afėr punėn intensive tė punėtorėve. Veshjet e prodhuara nga kjo fabrikė eksportohen drejtpėrdrejt nė vende tė tjera sipas porosive. Punėtorja Xiao Hongxia i tha korrespondentit se para 3 vjetėve ajo shkoi nė Japoni pėr tė punuar, ndėrsa tani nė kėtė fabrikė merret me tė njėjtėn punė si nė Japoni dhe tė ardhurat janė mė tė pakta, por megjithatė asaj i pėlqen kjo punė. Ajo u shpreh:

"Sigurisht jashtė vendit fitoja mė shumė, por kishta vėshtirėsi nė tė folur dhe nė komunikim. Tani fabrika jonė administrohet shumė mė mirė se dikur dhe nė kohėn e punės tė gjithė punojnė nė qetėsi pa shėtitur andej-kėtej."

Pas ndėrtimit disavjeēar, distrikti Guanan ėshtė bėrė njė zonė e zhvillimit ekonomik bregdetar.

Tė dashur dėgjues, distrikti Guanan ėshtė vetėm njė miniaturė e zhvillimit tė fshatrave tė provincės Jiansu nė lindje tė Kinės. Kjo provincė ėshtė njė nga zonat me zhvillimin mė tė mirė tė fshatrave, sepse kushtet e kėtushme gjeografike janė tė mira, ka lumenj e porte tė shumta dhe transporti ėshtė shumė i zhvilluar, prandaj forma kryesore e zhvillimit tė ekonomisė fshatare ėshtė shfrytėzimi i plotė i burimeve natyrore, i krahėve tė pasura tė punės dhe tėrheqja e biznesmenėve dhe investimeve.

Zona industriale e Suzhout e provincės Jiangsu ėshtė njė objekt i bashkėpunimit ndėrkombėtar, i ndėrtuar sipas marrėveshjes sė nėnshkruar nga qeveria kineze dhe ajo e Singaporit. Degėt e saj kryesore industriale janė informacioni elektronik, makineritė e imta, farmaceutika biologjike, materialet e reja etj. Zv/shefja e Zyrės sė Komitetit Administrativ tė zonės industriale tė Suzhout, zj. Yao Wenlei, i tha korrespondentit se krahas ndėrtimit tė zonės industriale, ata orientuan edhe ndėrmarrjet e qytezave dhe lokaliteteve pėrreth tė rregullojnė strukturėn pėr tė nxitur zhvillimin e fshatrave moderne. Ajo tha:

"Tani 90% e fshatarėve kanė hyrė nė shtėpi moderne, fshatarėt e moshuar marrin pensione nga qeveria, ndėrsa tė rinjtė pas pėrgatitjes profesionale punojnė nė ndėrmarrje. Ēdo vit u japim ndihma familjeve tė varfra fshatare dhe kėshtu janė zgjidhur nė pėrgjithėsi vėshtirėsitė e tyre."

Korrespondenti mėsoi se Zona Industriale e Suzhout u ka krijuar fshatarėve shumė vende pune, si mirėmbajtja e pemėve dhe livadheve, pastrim, shėrbimet familjare etj. dhe i inkurajon ata tė krijojnė vetė ndėrmarrje."

Meriton tė pėrmendet fakti se Administrata Qeveritare vendore ka marrė masa dėmshpėrblimi pėr marrjen e tokave tė punueshme tė fshatarėve gjatė ndėrtimit tė kėsaj zone. P.sh. administrata qeveritare e distriktit Guanan ēdo vit u jep fshatarėve nė para 10% tė tė ardhurave nga punimi i tokės, siguron jetėn themelore tė tė miturve nėn moshėn 18 vjeē dhe siguron jetėn e banorėve meshkuj mbi 60 vjeēarė dhe atyre femra mbi 55 vjeēare. Nė tė njėjtėn kohė, ajo kualifikon fshatarėt qė tė jenė tė aftė tė punojnė nė ndėrmarrje.

Le tė shohim se si ėshtė zhvilluar fshati Huaxi nė jug tė provincės Jiangsu. Ky fshat administrohet si njė ndėrmarrje, produktet e tij kryesore janė stofrat, veshjet, trikotazhet etj. Duke u mbėshtetur nė epėrsinė e pėrqendrimit tė industrisė tekstile nė deltėn e lumit Jance ky fshat ka siguruar treg tė gjerė dhe konsumatorė tė qėndrueshėm. Pėrgjegjėsi Sun Haiyan e njohu korrespondentin me modelin e zhvillimit tė fshatit Huaxi:

"Ne e kemi ndarė fshatin nga ndėrmarrja. Nė mėnyrė unike administrohet ekonomia, pėrdoren kuadrot, organizohen krahėt e punės, shpėrndahet mirėqenia dhe planifikohet ndėrtimi i fshatit."

Sot ėshtė formuar Kompania e pėrgjithshme e fshatit Huaxi, pranė saj janė 9 kompani tė mėdha, mbi 60 ndėrmarrje dhe tė ardhurat nga shitja e produkteve ka arritur nė mbi 30 miliardė juanė.

Tė dashur dėgjues, nė provincėn Jiangsu shumė fshatra dhe toka tė punueshme tė dikurshme janė shndėrruar prej kohėsh nė zona tė zhvillimit ekonomik, edhe fshatarėt e atjeshėm kanė filluar njė jetė krejt tė re. (Pina)