v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-07-24 19:53:03    
Krijimi i markave autonome ėshtė njė "marshim i gjatė" i ri

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės, tė dashur dėgjues, ju pėrshėndes pėrsėri nė rubrikėn "Fakte nga jeta". Nė programin e sotėm, do t'ju flas pėr krijimin e markave autonome tė Kinės.

Prodhimi i orėve nga Kina zė 75% tė vėllimit tė pėrgjithshėm botėror, ndėrsa vlera e kėtyre produkteve kineze zė vetėm 6% tė vlerės sė pėrgjithshme tė botės. Nė Kinė nuk ka marka tė nivelit botėror. Nė vitin 2005, ndėr 500 markat mė tė fuqishme nė botė, SHBA-ja kishte 249 tė tilla, Franca 46 e Japonia 45, ndėrsa duke pėrfshirė CCTV-nė Kina kishte vetėm 4. Ndėr 100 markat mė tė vlerėsuara nė botė, Kina nuk ka asnjė.

Kjo listė e pėrmendur na tregon se Kina ėshtė njė vend i madh i prodhimit dhe njė vend i vogėl i markės. Drejtori i Drejtorisė sė Tregtisė sė Jashtme pranė Ministrisė sė Tregtisė tė Kinės Lu Jianhua ka marrė pjesė shumė herė nė bisedimet kino-amerikane mbi produktet tekstile. Ai u shpreh se ndonėse Kina ėshtė njė vend i madh nė tregtinė botėrore, pėrqindja e produkteve me marka autonome dhe me patenta autonome ėshtė shumė e vogėl nė fushėn e eksportit. Numri dėrrmues i mallrave tė eksportuara nga Kina janė pėrpunuar nga marka tė huaja, kėshtu qė pjesa mė e madhe e fitimeve janė marrė nga tregtarėt e pakicės, tregtarėt e importit etj.

Kina ka shpenzuar shumė, si nė burimet energjetike, lėndėn e parė, krahun e punės etj, ndėrsa ka marrė pak pėrfitime. Mund tė marrim 0.3 dollarė amerikanė kur eksportojmė njė kėmishė dhe me fitimet nga eksporti i 800 milionė kėmishėve mund tė blejmė njė "Airbus A-308".

Procesi i zhvillimit tė ekonomisė tė disa vendeve tė zhvilluara ėshtė njė proces i zhvillimit tė markave autonome tė tyre, si SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut etj.

Strategjia e zhvillimit tė markave ėshtė njė masė e rėndėsishme nė ndryshimin e rrugėve tė zhvillimit tė ekonomisė. Markat mund tė na tregojnė cilėsinė dhe forcėn konkurruese tė mallrave. Krijimi i markave dhe ndryshimi i rrugėve tė zhvillimit tė ekonomisė varen nga krijimi i tė rejave autonome dhe investimi nė shkencė dhe teknologji.

Tani nė zhvillimin e markave tė Kinės, ekzistojnė shumė faktorė pengues nė iniciativėn e ndėrmarrjeve, nė tregun brenda dhe jashtė vendit, nė mjedisin shoqėror, nė politika etj.

Ndėrmarrjet mbajnė peshėn kryesore pėr tė krijuar marka autonome, por shumė prej tyre nuk kanė interes pėr kėtė gjė. Nė vitin 2005, investimet e ndėrmarrjeve pėr kėrkimin shkencor zunė vetėm 1% tė tė ardhurave tė shitjes sė mallrave, shifėr kjo 2% mė e ulėt se ajo e 500 ndėrmarrjeve mė tė fuqishme nė botė. Sipas tė dhėnave statistikore, tani ndėr 50 markat mė tė fuqishme nė Kinė, gjysma nuk janė tė regjistruara jashtė.

Kėshilltari i ministrit tė Tregtisė tė Kinės Huang Hai i tha korrespondentit se sistemi i ekonomisė sė tregut i Kinės ende nuk ėshtė pėrsosur, kėshtu qė zhvillimi i markave autonome pėrballet me shumė pengesa. Pėr shembull, nė disa vende ka monopole administrative, kėshtu qė produktet nga jashtė nuk miratohen tė shiten nė kėto vende.

Pėr tė ndryshuar kėtė gjendje, vitin e kaluar, Ministria e Tregtisė sė bashku me Komitetin e Zhvillimit dhe tė Reformės, Ministrinė e Ekonomisė dhe me Ministrinė e Shkencės krijuan njė mekanizėm tė koordinimit tė strategjisė sė markės autonome.

Krijimi i markave autonome ėshtė njė punė afatgjatė qė kėrkon pėrpjekjet e qarqeve tė ndryshme. (U Sen)