v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-06-20 19:12:27    
Kampioni olimpik Tang Lingsheng

cri

Peshėngritėsi i njohur kinez Tang Lingsheng ka lindur nė vitin 1971 nė Rajonin Autonom Guangsizhuang tė Kinės jugperėndimore. Nė moshėn 12 vjeēare, ai hyri nė shkollėn sportive, duke filluar stėrvitjen nė peshėngritje. Nė vitin 1985, Tang Lingsheng hyri nė ekipin e Rajonit Autonom Guangsizhuang dhe dy vjet mė pas nė Spartakiadėn e 7-tė Kombėtare tė Kinės, ai vendosi rekordin kombėtar dhe aziatik, duke fituar njė vend nė kombėtaren kineze.

Nė vitin 1992 nė kampionatin e peshėngritjes tė Kinės, Tang Lingsheng zuri vendin e tretė nė kampionatin kombėtar tė peshėngritjes me rezultatin 295 kilogramė. Nė vitin 1993 nė kampionatin botėror tė peshėngritjes, ai fitoi njė medalje tė bronztė nė kategorinė 59 kg. Nė vitin 1995, Tang Lingsheng u bė i njohur pasi fitoi 3 tituj kampion nė kampionatin aziatik tė peshėngritjes dhe vendosi njė rekord aziatik. Nė tė njėjtin vit, nė kampionatin e 26-tė botėror tė peshėngritjes, ai bėri tė vetėn medaljen e artė nė kategorinė e 59 kg nė stilin e shtytjes.

Nė vitin 1996 nė Lojėrat Olimpike tė Atlantės, Tang Lingsheng arriti kulmin e karrierės sė tij sportive, nė garėn e kategorisė 59 kg, ai theu rekordin botėror me 307,5 kilogramė, duke fituar njė medalje tė artė pėr Kinėn. Kjo ishte medalja e parė e artė olimpike e Kinės pas vitit 1984. Pas kėsaj fitoreje tė madhe, ai u bė njė yll dhe fitoi njė emėr tė bukur "Vinēi".

Kur u kthye nė atdhe, ai u mirėprit nga liderėt e shtetit dhe tė vendlindjes. Kudo shkonte, ai trajtohej si VIP-i mė i lartė. Qeveria e qytetit Guilin i dhuroi atij njė apartament dhe njė shpėrblim prej mbi 4 milionė juanė.

Nė vitin 1998, Tang Lingsheng mbylli karrierėn e tij sportive dhe nisi punėn si trajneri i ekipit tė Rajonit Autonom Guangsizhuang. Por Tang Lingsheng nuk po mėsohej fare me punėn si trajner. Kur ishte sportist, ai jetonte dhe stėrvitej nė mėnyrė tė veēantė. Kur sportistėt e tjerė ngriheshin tė pėrgatiteshin pėr stėrvitje, ai qėndronte gjithmonė nė gjumė. Pasi u bė kampion olimpik, ai vazhdoi tė jetonte nė mėnyrė zbavitėse. Edhe si trajner, ai nuk ngrihej herėt dhe nuk bėnte asnjėherė planifikim pėr stėrvitje.

Njė herė, Tang Lingsheng vuri bast me njė sportist tė tij: nėse ai ngrin 160 kilogramė, ky sportist do t'i nėnshtrohej njė stėrvitjeje tė rreptė. Por Tang Lingsheng ishte larguar nga stėrvitja e rregullt pėr njė kohė tė gjatė, ndaj ai nuk arriti tė ngrejė madje as 105 kilogramė. Pas kėsaj humbjeje, Tang Lingsheng kuptoi se ai nuk ishte mė njė hero dhe vetėm mund tė bėnte diēka tė thjeshtė si drejtues teknik. Prandaj, ai hyri nė Universitetin Sportiv tė Uhanit pėr studimin teorik. Por Tang Lingsheng nuk kishte fare interes pėr jetėn nė shkollė dhe nė fund ai mori njė vendim qė tė largohet nga peshėngritja.

Mė pas, Tang Lingsheng ia kushtoi tė gjithė vėmendjen e tij mbjelljes sė hurmave. Ai i tregoi gazetarit se ka mbjellė mbi 20 mijė pemė hurme dhe sipas parashikimit, tė ardhurat vjetore do t'i kalojnė njė milionė juanėt. Krahas hurmėve, Tang Lingsheng ka investuar edhe pėr mbjelljen e gėshtenjave. Dhe tani gjithēka ėshtė nė rregull.

Duke vėshtruar pemėt e hurmėve, Tang Lingsheng tha: "Nė tė kaluarėn, mendoja se jam njė hero i madh dhe nuk doja tė punoja hap pas hapi. Tani unė po kuptoj qė puna si trajner dhe studim nė shkollė nuk pėrshtaten me karakterin tim. Duhet tė bėj diēka qė kam interes. Megjithėse po jetoj nė zonėn fshatare pėr mbjelljen e hurmave, jam shumė i gėzuar qė po merrem me gjėra qė mė pėlqejnė. Kam gjetur njė gjė tė pėrshtatshme pėr mua dhe jeta ime ka rifilluar!" (Jiang Lei)