v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-06-14 18:21:12    
Kampioni olimpik Xiong Ni

cri

Notari i njohur kinez Xiong Ni ka lindur nė vitin 1974 nė qytetin Changsha tė provincės Hunan. Shatgjatėsia e tij ėshtė 166 cm. Nė vitin 1982, Xiong Ni hyri nė ekipin e kėrcimit nė ujė dhe nė vitin 1986, nė kampionatin e kėrcimit nė ujė tė Kinės, ai mori 4 tituj kampion dhe u pranua nė kombėtaren kineze.

1988, debutim nė arenėn botėrore

Nė vitin 1988, kur ishte vetėm 14 vjeē, Xiong Ni fitoi njė medalje tė argjendtė nė Lojėrat Olimpike tė Seulit dhe u bė i njohur nė tė gjithė botėn. Kjojo pėr shkak tė medaljes sė tij tė argjendtė, por pėr shkak se ai u bė njė sfidant i fortė i princit tė kėrcimit nė ujė, Louganis. Duke kujtuar garėn finale tė Seulit, trajneri i Xiong Ni-t tha se ishte hera e fundit qė Louganis merrte pjesė nė Lojėrat Olimpike dhe nė garėn finale ai u lėndua nė kokė, prandaj gjyqtarėt i dhanė mė shumė pikė dhe nė fund, Xiong Ni mori vetėm medaljen e argjendtė me 11 pikė mė pak.

1992, mbreti pa kurorė

Nė vitin 1992, Louganis qe larguar nga sporti dhe Xiong Ni u bė notari mė i fortė nė kėrcimin nė ujė, prandaj mediat i dhanė njė emėr tė bukur "mbret pa kurorė". E gjithė bota ishte e mendimit se pas Louganisit do tė lindte nė Barcelonė njė periudhė tė re, "periudha e Xiong Ni-t". Por nė Barcelonė, nė periudhėn e vet tė artė, Xiong Ni zhgėnjeu gjithė botėn. Duke kujtuar atė kohė, Xiong Ni tha se pėr t'u mėsuar me motin nė Barcelonė, i gjithė ekipi shkoi nė qytetin Sanya tė Kinės jugore pėr stėrvitje tė posaēme. Ata stėrviteshin nė mesditė kur temperatura ishte mė e lartė. Megjithėse Xiong Ni kishte bėrė shumė pėrgatitje, medaljen e artė e fitoi notari i ri Sun Shuwei, ndėrsa Xiong Ni mori vetėm njė medalje tė bronztė. Sun Shuwei pranoi se Xiong Ni kishte ruajtur gjithmonė njė gjendje tė qėndrueshme, por nė provėn e fundit ai nuk u paraqit mirė dhe e humbi medaljen e artė.

1996, realizimi i ėndrrės

Nė vitin 1996 nė Lojėrat Olimpike tė Atlantės, Xiong Ni mori pjesė nė kėrcimin nė ujė nga trampolina 3 metrashe. Pas secilės provė, ai kthehej nė dhomėn e pushimit dhe dėgjonte muzikė me kufje. Ai i tha gazetarit kjo bėhej me synimin qė tė ishte plotėsisht i pėrqendruar nė garė. Dhe nė fund, Xiong Ni fitoi medaljen e tij tė parė tė artė olimpike. Pas garės, Xiong Ni i tha gazetarit: "Maklunēi ishte kampioni olimpik i vitit 1992, Saudini kampion botėror dhe shoku im Yu Zhuocheng po ashtu kampion botėror, prandaj para kėtyre notarėve tė fortė, unė nuk kisha ndonjė gjė tė madhe pėr tė treguar dhe mė mbetej vetėm tė pėrqendrohesha nė ēdo provė." Trajneri Tan Liangde e vlerėsoi lart fitoren e Xiong Ni-t: "Ai ėshtė notari i parė qė e fitoi medaljen e artė olimpike nė kėrcim nė ujė nga trampolina dhe ai ka ndryshuar gjendjen e monopolizuar nė kėtė drejtim nga notarėt amerikanė."

2000, fitorja nė Sidnej

Nė Lojėrat Olimpike tė Sidnejt, ekipi kinez i kėrcimit nė ujė konsiderohej si ekipi ėndrrė, por notari i njohur Saudini vazhdonte tė paraqitej nė gjendje tė mrekullueshme dhe merrte nė vendin e parė, por vetėm provėn e fundit veterani rus nuk e pėrfundoi mirė. Xiong Ni kapi kėtė rast dhe fitoi medaljen e artė, duke fituar kėshtu medaljen e parė tė artė pėr ekipin kinez. Dy ditė mė pas, bashkė me Xiao Hailiang, Xiong Ni fitoi edhe njė medalje tjetėr tė artė nė kėrcimin nė ujė nga trampolina si ēift. Si nė Atlantė, Xiong Ni u ngjit sėrish nė podin mė tė lartė. Njerėzit nuk dinė qė pas vitit 1997, Xiong Ni ėshtė larguar nga sporti dhe ka hapur njė kompani pėr shitjen e veshjeve sportive. Ekipi kinez i athershėm paraqitej keq dhe niveli i tij la tepėr tė dėshmuar, prandaj pėr t'u pėrgatitur me Lojėrat Olimpike tė Sidnejt, ekipi kinez vendosi tė rithėrresė Xiong Ni. Por Xiong Ni nuk donte tė rikthehej nė fushėn sportive. Kryetari i atėherėshėm i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Sportit tė provincės Hunan Fu Guoliang luajti njė rol tė rėndėsishėm nė rikthimin e Xiong Ni-t. Pėr 3 herė, ai ka shkuar nė kompaninė e Xiong Ni-t, duke i kėrkuar atij tė japė kontribut pėr atdheun. Pas fitores nė Sidnej, Xiong Ni pohoi se rikthimi i tij u bė pėr shkak tė Fu Guoliang-ut, i cili kishte ndikuar nė vendimin e tij.

Tani, jeta e Xiong Ni-t i ėshtė rikthyer pėrsėri qetėsisė, por Xiong Ni nuk ėshtė shkėputur nga sporti. Ai formoi njė ekip amator futbolli dhe luan aty si njė sulmues anėsor. Ekipi i tij nuk ėshtė i fortė dhe i njohur, por sipas mendimit tė Xiong Ni-t, ky ekip i sjell atij pėrsėri nė atmosferėn e fortė sportive. (Jiang Lei)