v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-06-12 19:37:09    
Pėrpjekja e Kinės pėr pėrmirėsimin e mjedisit financiar tė fshatit

cri

Vitet e fundit, qeveria kineze ka shtuar gradualisht investimet nė fshat dhe si rezultat tė ardhurat e fshatarėve janė shtuar dukshėm. Por nė shumė krahina fshatarėt kanė hasur njė vėshtirėsi tė re nė grumbullimin e fondeve kur dėshirojnė tė zgjerojnė vėllimin e prodhimit ose kur sulmohen nga fatkeqėsitė e natyrės.

Nė provincėn Hainan nė skajin jugor tė Kinės, numri i fshatarėve pėrbėn 60% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė saj. Vitet e fundit, me zhvillimin e peshkimit nė ujra tė thella, peshkatarėt dėshirojnė t'i zėvendėsojnė anijet e vjetra prej druri qė nuk u rezistojnė dallgėve dhe shtrengatave tė fuqishme, me anije mė tė forta prej ēeliku. Por njė anije e tillė me tonazh100 tonė kushton 2 milionė juanė, kjo ėshtė padyshim njė shifėr astronomike pėr peshkatarėt e thjeshtė. Peshkatari Lin Mingfang shprehu shqetėsimin e tyre. Ai tha:

"Tė gjithė ne duam tė blejmė anije tė madhe, por s'kemi para."

Vėshtirėsia e peshkatarit Lin Mingfang ka zbuluar problemet e sistemit financiar tė fshatit kinez. Bankat tregtare tė Kinės nuk duan t'u japin kredi fshatarėve dhe objekteve tė fshatit, ndėrsa Shoqėria e sigurimeve u orfon atyre shumė pak lloje sigurimesh. Lidhur me shkaqet e kėtyre dukurive, shefi i seksionit tė studimit tė ekonomisė fshatare tė Qendrės sė studimit e tė zhvillimit pranė Kėshillit tė Shtetit tė Kinės z. Han Jun tha kėshtu:

"Shkaku kryesor ėshtė se koha e marrjes sė fitimeve nga investime tė tilla ėshtė e gjatė, fitimet janė tė pakta, por rreziku ėshtė i madh dhe kostoja ėshtė e lartė, ndaj bankat nuk kanė interes tė madh nė kreditė bujqėsore. Edhe sigurimet bujqėsore nė Kinė nuk janė zhvilluar shpejt."

Prapambetja e sistemit financiar tė fshatit tashmė ka tėrhequr vėmendjen e madhe tė qeverisė kineze. Kryeministri kinez Wen Jiabao vuri nė dukje nė planin e zhvillimit ekonomik dhe shoqėror kinez pėr kėtė vit se do tė thellohet mė tej reforma financiare dhe do tė pėrsoset sistemi financiar i fshatit. Kjo tregon se qeveria kineze ka kuptuar se krahas shtimit tė investimeve pėr bujqėsinė, duhet tė zgjerohen kanalet e grumbullimit tė fondeve pėr tė ndihmuar fshatarėt tė zgjerojnė vėllimin e prodhimit, tė pėrballojnė fatkeqėsitė e natyrės dhe tė ngrenė nivelin e jetesės. Nėnkryetari i Komitetit tė Pėrhershėm tė Asamblesė Kombėtare Popullore tė Kinės z. Cheng Siwei u shpreh se mbėshtetja financiare ėshtė shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin e fshatit kinez. Ai tha:

"Zhvillimi i bujqėsisė varet nga kapitali, krahėt e punės dhe faktorė kompleksė. Tani nė fshat nuk mungojnė krahėt e punės, por mungon kapitali. Prandaj problemi mė i madh aktual ėshtė qė fshatarėt tė kenė para, kjo kėrkon qė palėt pėrkatėse financiare tė bashkėpunojnė pėr tė pėrkrahur zhvillimin e fshatit."

Specialistėt pėrkatės shprehėn mendimin se dhėnia e kredisė fshatarėve nga bankat e politikave ėshtė tani pėr tani njė nga masat mė tė mira pėr zgjerimin e kanaleve tė grumbullimit tė fondeve tė fshatarėve, sepse bankat e politikave janė krijuar nga qeveria, fondet e tyre kanė ardhur nga buxheti shtetėror, dhe qėllimi i tyre i bizneseve nuk ėshtė vetėm pėr tė marrė fitime, ndaj ato janė mė tė pėrshtatshme tė ngarkohen me detyrėn e pėrmirėsimit tė shėrbimeve financiare tė fshatit. Tani, Banka Shtetėrore e Zhvillimit tė Kinės, njė nga 3 bankat e politikave tė Kinės, po provon t'u ofrojė fshatarėve shėrbimet e kredisė. Drejtori i kėsaj banke z. Chen Yuan i tha korrespondentit se pėr tė pakėsuar rrezikun e kredisė dhe koston e shqyrtimit, kjo bankė ka krijuar nė bashkėpunim me administratat qeveritare vendore e shumė shoqata tė besimit, tė cilat vlerėsojnė shkallėn e besimit dhe aftėsinė e shlyerjes tė kredimarrėsve dhe pas shqyrtimit prej tyre banka u jep kredi.

Nė tė njėjtėn kohė, qeveria po transformon kooperativėn e kredisė tė fshatit. Kooperativa e kredisė e fshatit ėshtė organi financiar kooperativ i krijuar dikur nė sistemin e ekonomisė sė planifikuar tė Kinės, detyra e saj ėshtė t'u japė fshatarėve mbėshtetjen financiare pėr prodhimin dhe jetėn. Por vitet e fundit kėto kooperativa nuk janė zhvilluar dhe administruar si duhet, dhe kanė shumė hua me rrezik. Pėr kėtė qeveria vendosi t'i kthejė ato gradualisht nė banka tregtare tė fshatit, ku zbatohen sistemi i ri administrativ dhe koncepti i ri pėr tė ngritur efikasitetin e biznesit. Tani nė Kinė janė formuar 72 banka tė tilla dhe 9 tė tjera janė nė formim e sipėr. Gjatė vizitės, korrespondenti mėsoi se kėto banka tregtare fshatare po luajnė rolin e tyre nė zhvillimin e bujqėsisė. Drejtori i Bankės Tregtare tė Fshatit tė Pekinit z. Jin Weihong tha:

"Tani kredia qė ka dhėnė banka jonė pėr zhvillimin e fshatit zė 67% tė kredisė sė pėrgjithshme, mund tė themi se pjesa mė e madhe e kredisė pėrdoret nė zhvillimin e fshatit."

Krahas zgjidhjes sė vėshtirėsisė sė fshatarėve pėr tė marrė kredi, janė zhvilluar edhe sigurimet bujqėsore nė Kinė. Nė janar tė vitit 2005, nė provincėn Heilongjiang tė Kinės veri-lindore u krijua Shoqėria e parė e sigurimeve bujqėsore e Kinės, Shoqėria e sigurimeve bujqėsore Yangguang. Familjet fshatare paguajnė 65% tė shumės sė sigurimeve, ndėrsa pjesėn tjetėr e paguajnė administrata qeveritare dhe sektori bujqėsor i provincės. Nė vitin 2005, kjo shoqėri e sigurimeve siguroi mbi 150 hektarė tokė tė mbjella me kultura bujqėsore dhe tė ardhurat nga sigurimet arritėn nė 200 milionė juanė. Drejtori i Shoqėrisė sė sigurimeve Yangguan z. Sun Zhenjun i tha korrespondentit se nė qershor tė vitit tė kaluar kur ndodhėn fatkeqėsitė e ngricės nė disa krahina tė provincės Heilongjiang duke dėmtuar dhjetra mijė hektarė tokė tė punueshme, Shoqėria e sigurimeve pagoi nė kohė dėmshpėrblimet dhe kėshtu fshatarėt rifilluan prodhimin.

"Pėr njė fatkeqėsi tė ngricave qė preku njė sipėrfaqe prej 2,8 hektarėsh paguam 1 milion e 800 mijė juanė, fshatarėt arritėn tė rifillojnė menjėherė prodhimin dhe siguruan korrje tė bollshme, duke treguar rolin e madh tė sigurimeve bujqėsore."

Specialistėt shprehėn mendimin se ka shumė pėr tė bėrė nė forcimin e sistemit financiar tė fshatit kinez. Duke folur se ē'ėshtė sistemi relativisht i pėrsosur financiar i fshatit, shefi i seksionit tė studimit tė ekonomisė fshatare tė Qendrės sė studimit tė zhvillimit pranė Kėshillit tė Shtetit z. Han Jun tha:

"Sistemi financiar i fshatit duhet t'u japė kredi sa mė shumė fshatarėve, tė investojė sa mė shumė fonde nė fshat, depozitat e fshatarėve duhet t'u jepen atyre si kredi dhe tė zhvillohen mirė sigurimet bujqėsore. Ja ky ėshtė njė sistem relativisht i pėrsosur financiar i fshatit ." ( Pina)