v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-05-22 18:42:45    
Ēeng Jing, themeluesi i industrisė bioteknike nė Kinė

cri
Ēeng Jing, me tė cilin po ju njohim, ka punuar dikur si bashkėpunėtor i parė shkencor i kompanisė amerikane tė shkencės dhe teknikės sė lartė biologjike dhe ėshtė bėrė tashmė autoritet i industrisė bioteknike nė arenėn ndėrkombėtare. 8 vjet mė parė, pėr ta bėrė ėndrrėnn e tij realitet, ai hoqi dorė nga paga e lartė dhe mjedisi i mrekullueshėm, u kthye nė atdhe duke krijuar Kompaninė Bioteknike Bo-ao, qė u bė kompania e parė e shkencės dhe teknikės sė lartė biologjike nė Kinė. Nė vitin 2000, revista amerikane "Fortune" e vlerėsoi kampaninė e tij si "kompaninė e shkencės dhe teknikės biologjike mė me perspektivė zhvillimi nė botė".

Zyra e Ēeng Jingut nė Pekin, qė ėshtė zbukuruar me shumė mobilje antike dhe tė bukura, karakterizohet nga ngjyrimet e theksuara kineze, megjithėse ai ka jetuar shumė vjet jashtė atdheut. Ēeng Jing, ky burrė i mprehtė nga fytyra dhe i sjellshėm nga fjalėt dhe veprimet, ėshtė edukuar nė kushtet e njė vendi perėndimor. Ai shkoi pėr studime nė Angli nė vitin 1988 dhe, pas 4 vjetėve, nė vitin 1992, fitoi titullin doktori i biologjisė juridike nė Universitetin Strathklide tė Anglisė. Pasi u diplomua, ai punoi radhazi nėpėr kompani tė shkencės dhe teknikės sė lartė biologjike tė Anglisė dhe tė SHBA si bashkėpunėtor i parė shkencor. Nė vitin 1999, ai hoqi dorėn nga kushtet e mrekullueshme jashtė vendit dhe u ktheye nė atdhe me qėllim qė tė punojė pėr zhvillimin e indistrisė bioteknike tė Kinės:

"U ktheva nė atdhe pėr tė zhvilluar bioteknikėn, sepse aso kohe kjo teknikė krijonte njė zbrazėti nė vendin tonė. Mė duket se kthimi im nė atdhe ėshtė njė gjė e vlefshme, megjithėse kėtu marr njė pagė shumė mė tė ulėt."

Pasi u kthye nė atdhe, me pėrkrahjen e Universitetit Tsinghua qė ėshtė njė universitet i famshėm nė Kinė, Ēeng Jing krijoi Qendrėn e Eksperimentimit tė Ēipeve Bioteknike, qė ka qenė njė organizėm tekniko-shkencor tė nivelit ndėrkombėtar. Mė vonė, ai i propozoi qeverisė kineze tė ndėrtojė njė qendėr tė eksperimenteve shkencore bioteknike nė rang tė organizmit shtetėror dhe ky propozim tėrhoqi vėmendjen e udhėheqėsve kinezė. Kėshtu, me pėrkrahjen e qeverisė kineze si nga ana e fondeve ashtu edhe nga ana e direktivave politike, u krijua nė vitin 2000, nė Pekin, Kompania Aksionare Bioteknike Bo-ao, qė ėshtė njė kompani e posaēme pėr eksperimentimin dhe prodhimin e ēipeve bioteknike. Ēeng Jing u bė drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie.

Inxhinieri i lartė studjues i kėsaj kompanie, zoti Vang Xianhua tha se, qė nė fillim tė krijimit tė kompanisė, Ēeng Jing planifikoi orietimin e zhvillimit tė saj: tė eksperimentohen dhe tė krijohen teknologji thelbėsore me patentė tė pavarur intelektuale, me qėllim qė Kina tė bėhet njė "laborator" botėror i bioteknikės dhe jo "repart prodhimi":

"Ēeng Jing pati njė objektiv tė qartė: kompania jonė jo vetėm do tė bėhet njė kompani shumė e madhe bioteknike, por mė e rėndėsishmja, ajo do tė bėhet njė kompani bioteknike me forcė tė madhe dinamike krijuese, njė kompani qė do tė ecė paralelisht me kompani tė kėtij lloji tė vendeve tė tjera."

Kompania Aksionare Bioteknike Bo-ao ka nxjerrė tashmė njė numėr tė madh teknologjish dhe produktesh bioteknike me nivel tė lartė, duke realizuar nė mėnyrė fillestare shndėrrimin e arritjeve tė eksperimenteve shkencore nė forcė prodhuese dhe ndėrkombėtarizimin e prodhimit industrial. Produktet e ēipeve bioteknike, qė prodhohen nė bazė tė teknologjive bioteknike tė patentave tė Kompanisė Bo-ao dhe qė pėrdoren pėr shoshitjen e ilaēeve, janė aplikuar tashmė nga ndėrmarrjet Xhonson And Xhonson, Pfizer, Merk dhe ndėrmarrje tė tjera me famė ndėrkombėtare tė prodhimit tė ilaēeve.

Kompania Bo-ao shpėrnguli nė SHBA 8 teknologji me patentėn bioteknike dhe, me mėnyrėn e blerjes sė aksioneve dhe bashkė me investuesit, me pėrgjegjėsinė pėr rreziqet, ndėrtuan Kompaninė Aviva Biosainces. Kėshtu, Kompania Bo-ao u bė ndėrmarrja e parė kineze qė eksportoi nė SHBA teknologji tė ēipeve bioteknike. Duke i hedhur njė vėshtrim rrugės qė ndoqi kompania e tij gjatė 5 vjetėve tė zhvillimit, Ēeng Jing tha:

"Dua tė them se gjatė 5 vjetėve, qė kaluan, Kompania Bo-ao ndoqi njė rrugė mjaft tė vėshtirė duke krijuar nga hiēi industrinė bioteknike kineze dhe duke e shndėrruar ėndrrėn nė vlerė tė prodhimit. Deri tani, ne kemi kėrkuar 80 patenta dhe pėr dy tė tretat e tyre luteshin pėr mbrojtje nė shkallė globale. Tashmė ne kemi 10 patenta tė autorizuara jashtė vendit dhe 20 patenta tė autorizuara brenda vendit. Kemi edhe mbi 100 lloje produktesh tė tjera, si ato tė ēipeve tė ndryshme,softeve, depo tė dhėnash etj."

Gjatė kėtyre 5 vjetėve, qė ėshtė njė kohė e shkurtėr, vėllimi i shitjes sė produkteve tė Kompanisė Bioteknike Bo-ao u rrit 4 herė dhe numri i punonjėsve u shtua nė 400 veta nga disa veta qė ishte. Po bėhet rregullimi i strukturės sė pėrbėrjes sė personelit tė kompanisė: nga pėrbėrja e personelit vetėm me punonjės tė eksperimenteve shkencore tė kthehet nė atė tė pėrbėrjes edhe me punonjės tė shitjes dhe punonjės tė administrimit. Njė pjesė e konsiderueshme e punonjėsve tė talentuar tė kėsaj kompanie janė diplomuar jashtė vendit dhe tė gjithė ata kanė punuar dikur nė kompani tė vendeve ku kanė studiuar, pra, kanė pėrvojė ndėrkombėtare tė administrimit dhe e njohin mirė tregun kinez dhe kulturėn kineze.

Njė nga pėrfaqėsuesit e tyre tė shquar ėshtė edhe shkencėtari Zhu Xiaoxiang, i cili ėshtė kthyer nė atdhe, pasi mbaroi studimet nė SHBA, ai punon tani pėr zgjerimin e tregut tė Kompanisė Bioteknike Bo-ao. Ai bėri tė ditur se kompania e tij po eksperimenton njė lloj ēipi bioteknik qė do tė shėrbejė pėr kontrollin e ilaēeve tė ndaluara pėr lojtarėt nė lojėrat olimpike qė do tė zhvillohen nė vitin 2008 nė Pekin. Ata lojtarė, qė do tė orvaten tė ngrejnė rezultatin sportiv nėpėrmjet ilaēeve tė ndaluara, nuk kanė si t'i shmangen kontrollit me kėtė ēip. Zhu Xiaoxixang tha se ky lloj ēipi jo vetėm do tė shkurtojė shumė kohėn e kontrollit, por edhe do tė pakėsojė shpenzimet e kontrollit. Ai ėshtė plot me besim pėr eksperimentimin dhe prodhimin e kėtij ēipi.

"Ne shpresojmė se do ta publikojmė kėtė produkt nė vitin 2008, qė tė shėrbejė pėr lojėrat olimpike tė Pekinit."

Lidhur me zhvillin e Kompanisė Bo-ao nė tė ardhmen, Ēeng Jing tha se objektivi i kompanisė sė tij ėshtė pėrpjekja pėr t'u bėrė kompania bioteknike qė do tė mbulojė sipėrfaqen mė tė madhe me teknikėn e saj, me strukturėn mė tė larmishme tė produkteve dhe me fuqinė mė tė madhe nė Kinė pėr zgjerimin e tregut. Ai tha:

"Duke folur pėr zhvillimin e ardhshėm tė kompanisė sonė, ne shpresojmė se do tė zgjerojmė sferėn e produkteve, duke shtrirė ato nga ēipet bioteknike deri nė shkencėn e jetės. Shpresojmė se do tė krijojmė produkte tė reja, duke u nisur nga pėrcaktimi i diagnozave tė sėmundjeve, nga kontrolli i sigurimit tė ushqimeve dhe eksperimentet shkencore, dhe mė nė fund do tė arrijmė te mjekimi, domethėnė, kompania do tė zhvillohet drejt eksperimentimit dhe prodhimit tė ilaēeve tė reja."

Nė tė njėjtėn kohė me eksperimentet shkencore dhe administrimin e ndėrmarrjes, zoti Ēeng Jing bėn edhe punėn e profesorit tė Universitetit Tsinghua pėr tė pėrgatitur talente tė shquar. Shumica e diplomantėve tė tij po specializohen nė universitete tė njohura tė SHBA. Ai tha se, meqenėse mungojnė talente nė fushėn bioteknike tė Kinės, pasi kthehen nė atdhe, kėta diplomantė do tė bėhen njė forcė e rėndėsishme nė zhvillimin e industrisė bioteknike nė Kinė. (Zheng)