v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-05-17 21:35:27    
Kampionia olimpike Deng Yaping

cri
Pingpongistja kineze Deng Yaping ėshtė lojtarja mė e famshme nė historinė e pingpongut. Ajo ka lindur nė vitin 1973 nė qytetin Zhengzhou tė Kinės qendrore. Prindėrit e saj janė pingpongdashės dhe nėn ndikimin e tyre, Deng Yaping filloi tė luante pingpong qė nė moshėn 5-vjeēare.

Deng Yaping paraqitej shumė mirė nė stėrvitje dhe hyri normalisht nė ekipin e qytetit, por pėr shkak tė shtatit tė shkurtėr, ajo nuk u pranua nga ekipi i provincės. Por Deng Yaping nuk u ligėshtua dhe pėrqendrohej nė stėrvitjet e pėrditshme. Dhe kur ishte 10 vjeēare, ajo fitoi dy tituj kampione nė kampionatin e pingpongut pėr tė rinj tė Kinės dhe kėshtu u pranua nga ekipi i provincės. Nė vitin 1988 nė kampionatin e pingpongut tė Kinės, Deng Yaping mori njė titull kampione nė garėn pėr femra si ēift dhe njė titull nėnkampione pėr femra si individ, pastaj ajo hyri nė kombėtaren kineze tė pingpongut.

Njė vit mė pas, Deng Yaping mori pjesė nė kampionatin e 40-tė botėror tė pingpongut dhe bėri tė vetin titullin kampione pėr femra si ēift. Nė vitin 1991 nė kampionatin e 41-tė botėror, ajo u shpall kampione pėr femra si individ, duke u pėrcaktuar si kryelojtarja e kombėtares kineze. Nė vitin 1992 nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, Deng Yaping arriti kulmin e parė tė karrierės sė saj sportive. Ajo mposhti tė gjitha rivalet e saj, duke fituar medaljet e arta pėr femra si ēift dhe si individ. Krahas kėtyre, po atė vit ajo fitoi edhe titujt kampione nė pothuajse tė gjitha kampionatet e rėndėsishme botėrore dhe u quajt si gjigante e vogėl e pingpongut.

Nė Lojėrat Olimpike, Deng Yaping 19-vjeēare i shfaqi tė gjithė botės njė energji tė jashtėzakonshme. Sa herė fitonte pikė, ajo thėrriste me zė tė lartė, duke tundur grushtin. Energjia e saj e posaēme e bėri pėr vete presidentin e atėhershėm tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar Samaranē, i cili premtoi se nėse Deng Yaping do tė fitonte titullin kampione, ai do t'ia jepte vetė asaj medaljen e artė. Ashtu siē pritej, Deng Yaping bėri tė vetin titullin kampione pėr femra si individ dhe Samaranēi nuk e hėngri fjalėn dhe ia vuri me dorėn e vet Deng Yaping-ut medaljen e artė olimpike, duke e goditur lehtė nė faqen e saj. Krahas kėtij titulli kampione, Deng Yaping fitoi edhe njė medalje tė artė pėr femra si ēift, duke u bėrė sportisti i vetėm kinez qė fitoi 2 medalje tė arta nė Barcelonė.

Megjithėse Deng Yaping ėshtė e shkurtėr dhe me cilėsi jo tė pėrshtatshme fizike, ajo nuk u ligėshtua dhe u ngjit mė nė fund nė podin mė tė lartė tė sportit. Gjatė stėrvitjes nė kombėtare, Deng Yaping ishte lojtarja mė e zellshme dhe harxhonte shumė kohė nė fushėn e stėrvitjes. Ēdo herė nė stėrvitje, ajo merrte me vete dy palė kėpucė dhe stėrvitej gjithmonė me thes me rėrė tė lidhur nė kėmbė. Suksesi i Deng Yaping-it ėshtė i lidhur ngushtė me vullnetin e saj tė fortė. Kėnga qė i pėlqen mė shumė asaj ėshtė "E ardhmja ime nuk ėshtė njė ėndėrr". Ėndrra e saj ėshtė qė tė ngjitet nė majėn mė tė lartė tė sportit dhe Deng Yaping beson qė ėndrra e saj do tė realizohet me siguri nė tė ardhmen.

Deng Yaping ėshtė pingpongistja e vetme qė ka fituar dy herė rresht medaljen e artė olimpike pėr femra si individ. Nė vitin 1997, ajo u largua nga sporti dhe studioi me radhė nė Universitetin Tsinhua, Universitetin e Kembrixhit dhe nė Universitetin e Notingemit dhe mori njė gradė shkencore pėr gjuhėn angleze. Nė vitin 2002, Deng Yaping punoi nė komisionin e moralit dhe komisionin e mjedisit tė Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik. Ndėrsa nė vitin 2003, Deng Yaping hyri nė komitetin organizator tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe punon pėr zhvillimin e tregut.

Deng Yaping u martua me njė ish-shokun e saj tė ekipit dhe tani banon nė Pekin. Ajo i tha gazetarit se tani ėndrra e saj ėshtė qė tė organizojė bashkė me shokėt e saj Lojėra Olimpike tė suksesshme. (Jiang Lei)