|
dėgjoni
Do tė zhvillohet nė Pekin panairi i kulturės sė internetit
Gazeta kineze "Renminribao" njoftoi se nė tetor tė kėtij viti do tė zhvillohet nė Pekin Panairi i 4-t ndėrkombėtar i kulturės sė internetit i Kinės.
Siē bėhet e ditur, tema kryesore e kėtij panairi ėshtė "Viti i kulturės sė shėndetshme tė internetit i Kinės" qė pasqyron qėndrimin e qeverisė kineze pėr krijimin e kulturės sė shėndetshme tė internetit dhe pėr pėrhapjen e kulturės sė pėrparuar nėpėrmjet internetit.
Ky panair do tė inkurajojė edhe ndėrmarrjet pėrkatėse tė nxitin zhvillimin e shėndetshėm tė sektorit tė internetit.
Do tė zhvillohet nė Pekin ekspozita tekniko-shkencore e Da Vinēit
Gazeta kineze "Rinia e Pekinit" njoftoi se si njė nga veprimtaritė e "Vitit tė Italisė", mė 20 maj, do tė hapet nė Muzeumin e Natyrės tė Pekinit ekspozita tekniko-shkencore e figurės sė njohur italiane Da Vinēi.
Ekspozita do tė paraqitė arritjet tekniko-shkencore tė Da Vinēit para 500 vjetėve. Siē bėhet e ditur nė ekspozitė do tė vendosen 34 dorėshkrime tė Da Vinēit duke pėrfshirė vizatimin e mjetit tė lundrimit ajror tė projektuar nga ai dhe shumė vizatime autopsie.
Ekspozita do tė zgjasė deri nė fund tė korrikut. Gjatė ekspozitės, organizatorėt do tė zhvillojnė edhe biseda dhe simpoziume pėr tė treguar rezultatet tekniko-shkencore tė periudhės sė Rilindjes italiane (nga shekulli i 13-tė deri nė shekullin e 16-tė).
Universiteti i Pekinit kremtoi 95-vjeēarin e Ji Xianlinit
Gazeta kineze "Beijingchenbao" njoftoi se mė 14 maj, Universiteti i Pekinit zhvilloi njė mbledhje solemne pėr tė kremtuar 95-vjeēarin lindjes sė dijetarit tė famshėm Ji Xianlin.
Ji Xianlin lindi nė vitin 1911 nė provincėn Shandong tė Kinės lindore dhe ėshtė njė dijetar, shkrimtar dhe pėrkthyes i famshėm kinez. Gjatė studimeve nė Universitetin Goetingen tė Gjermanisė, ai studioi shkencėn e Indisė duke pėrvetėsuar gjuhėn sanskrite dhe disa gjuhė tė tjera tė lashta. Nė vitin 1946, Ji Xianlin u kthye nė atdhe dhe u bė profesor i Universitetit tė Pekinit. Ji Xianlin krijoi fakultetin e gjuhėve dhe letėrsisė orientale. Gjatė dhjetėra vjetėve, ai ka pasur rezultate tė mėdha studimore nė fushėn e gjuhėve tė lashta indiane, tė historisė sė shkėmbimeve kulturore kino-indiane etj.
Do tė hapet Festivali i 12-tė i televizionit i Shangait
Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se nga 17 deri mė 21 qershor, do tė zhvillohet nė Shangai Festivali i 12-tė i televizionit i Shangait.
Deri tani mė se 41 vende e rajone tė botės janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival.
Festivali i televizionit i Shangait nisi nė vitin 1986 dhe ėshtė festivali i parė ndėrkombėtar i televizionit i Kinės. Ky festival ėshtė njė skenė e dialogut dhe shkėmbimeve midis punonjėsve kinezė dhe punonjėsve tė huaj tė televizionit. (Fani)
|