dėgjoni
Mė 7 maj u mbyll nė Tokio tė Japonisė Gara Ekipore Botėrore e Badmintonit pėr Kupėn Tomas dhe Kupėn Uber tė vitin 2006. Ekipi kinez u shpall kampion ekipor pėr meshkuj dhe pėr femra dhe loja e tij e shkėlqyeshme forcon gjithashtu besimin pėr rezultate tė mira nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Do tė dėgjoni tani reportazhin e korrespondentit tė tonė.
Nė Garat Ekipore Botėrore tė Badmintonit pėr Kupėn Tomas dhe Kupėn Uber, loja e ekipit kinez mund tė pėrshkruhet me fjalėn "e pamposhtur". Nė kėtė garė, ekipi kinez jo vetėm fitoi nė tė gjitha ndeshjet, por tė gjitha rezultatet ishin nė shifrat 3:0. Nė fakt fitorja e ekipit kinez tė femrave ka qenė e parashikuar, ndėrsa fitoret e ekipit tė meshkujve radhazi me ekipin indonezian dhe ekipin danez me tė njejtėn rezultat 3:0 habitėn botėn.
Pasi ekipi kinez mundi ekipin danez nė finalen pėr meshkuj, trajneri i pėrgjithshėm i ekipit kinez Li Yongbo brohoriti pėr lojėn e lojtarėve tė tij dhe u shpreh i entusiazėm.
"Nė fakt, ata shfaqėn jo vetėm teknikėn e tyre, por edhe frymėn e shėndetshme dhe aktive tė sportistėve kinezė, ky ėshtė kyēi i fitores sonė qė ėshtė shumė e ēmuar, veēanėrisht, nė kuadrin e pėrgatitjes pėr Lojėrat Olimpike 2008."
Ashtu siē tha Li Yongbo, nė kėto gara ekipore tė nivelit mė tė lartė botėror, ekipi kinez tregoi aftėsi tė madhe nė luftėn kolektive. Ēdo anėtar i ekipit ėshtė nė vetvete shumė i fortė dhe u pėrkushtua pėr nderin e ekipit. Jo vetėm badmintonistėt qė luajnė si individ Lin Dan dhe Bao Chunlai, por edhe ata luajnė si ēift Cai Yun/ Fu Haifeng, janė treguar gjithėmonė plot vetbesim dhe gjakftohtė me kundėrshtarėt e tė njejtit kalibėr me veten dhe i mposhtėn atė nė radhė tė parė prej kėtij shpirti qė paraqitėn.
Sigurisht shpirti apo mentaliteti prej fituesi nuk mund tė zgjidhė tė gjitha problemet dhe rezultati i garave sportive varen mė shumė nga forca. Li Yongbo tha se pozita e pėrparuar e ekipit kinez tė badmintonit ka ardhur nga disa faktorė.
"Sė pari jemi njė kolektiv i plotė; sė dyti ky ekip ka forcė tė madhe tėrheqėse, ēdo badmintonist kinez shpreson t'i shtojė nderin shtetit nėpėrmjet pėrpjekjeve tė veta; sė treti ata janė teknikisht nė nivelet mė tė larta nė botė."
Epėrsia e ekipit kinez tė badmintonit mishėrohet jo vetėm nga grumbullimi i badmintonistėve mė tė dalluar nė botė, por edhe nga mosha e re e kėtyre lojtarėve dhe mundėsitė e tyre pėr rritje tė mėtejshme. Lin Dan, Bao Chunlai, Cai Yun dhe Fu Haifeng, kėto shtylla tė ekipit kinez tė meshkujve mund ta vazhdojnė veprimtarinė e tyre sportive edhe pėr shumė vjet tė ardhshėm. Li Yongbo beson se ekipi kinez dhe veēanėrisht ekipi kinez i meshkujve do ta vazhdojė epokėn e shkėlqimit pėr njė kohė tė gjatė.
Nė krahasim me ekipin e meshkujve qė e ka fituar 6 herė Kupėn Tomas, mė i shquar ėshtė rezultati i ekipit kinez tė femrave, i cili e ngriti pėr tė dhjetėn herė Kupėn Uber. Qysh nga viti 1998, fituesi i pesė herė me radhė i Kupės Uber ėshtė pikėrisht ekipi kinez, ndėrkohė qė edhe gjatė viteve 1984-- 1992, ekipi kinez i femrave e pati fituar gjithashtu pėr pesė herė me radhė Kupėn Uber. Ky rezultat shėnoi njė rekord nė historinė e Kupės Uber. Trajneri i pėrgjithshėm i ekipit kinez tė badmintonit Li Yongbo shprehu shpresėn se ekipi kinez do ta vazhdojė edhe nė tė ardhmen kėtė shkėlqim, duke realizuar fitoren e kėsaj kupe pėr tė gjashtėn herė radhazi, pėr shtatėn, tetėn herė radhazi e bile pėr tė dhjetėn herė radhazi, duke bėrė qė Kupa Uber tė qėndrojė nė Kinė pėr njė kohė tė gjatė.
Nė kėtė garė pėr Kupėn Tomas dhe Kupėn Uber, sistemi i 15 pikėve pėr set filloi tė zėvendėsohej nga sistemi i 21 pikėve pėr set. Federata Ndėrkombėtare e Badmintonit ka miratuar njė rezolutė qė ky sistem i 21 pikėve tė vazhdojė tė zbatohet nė tė gjitha garat e badmintonit, duke pėrfshirė edhe ndeshjet nė Lojėrat Olimpike 2008. Sistemi i ri ėshtė nė tė mirė tė nxitjes sė interesit tė shikuesve, ndėrsa pėr badmintonistėt, shtohet rastėsia nė ndeshje dhe zvogėlohet diferenca midis lojtarėve tė nivelit tė lartė dhe tė ulėt. Kjo nuk ėshtė nė tė mirė tė ekipit kinez qė ndodhet nė majat e klasifikimit botėror. Por trajneri i pėrgjithshėm i ekipit tė Kinės Li Yongbo tha se ekipi kinez ka bėrė pėrpjekje qė tė pėrshtatet me ndryshimet qė vijnė nga rregullat e reja. Ai tha:
"Objektivi ynė i fazės sė ardhshme, krahas kėrkimit akvitisht tė ndryshimeve konkrete pėr t'u pėrshtatur me sistemin e 21 pikėve, pėrfshin kryesisht pėrgatitjet pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit qė do tė zhvillohen nė vitin 2008."
Nė vitin 2004, ekipi kinez fitoi edhe Kupėn Tomas dhe Kupėn Uber dhe pastaj nė Lojėrat Olimpike tė Athinės fitoi 3 medalje ari, si individ pėr femra, si ēift pėr femra dhe si ēift tė pėrzitės. Li Yongbo tha se nė krahasim me gjendjen e dy vjetėve mė parė, ekipi kinez i femrave ruan pothuaj tė njejtin potencial, ndėrsa ekipi i meshkujve ka bėrė pėrparime. Ai ka arsye tė jetė optimist pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit dhe tė parashikojė qė ekipi kinez do tė fitojė mė shumė medalje ari se nė Athinė. (Wang Lei)
|