v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-05-10 18:52:16    
Kampionia olimpike e xhudos Zhuang Xiaoyan

cri

Xhudistja e njohur kineze Zhuang Xiaoyan ka lindur mė 4 maj tė vitit 1969 nė qytetin Shenyang tė Kinės verilindore. Kjo vajzė e ēiltėr ka njė gjallėri dhe fuqi tė madhe tė lindur. Sidomos nė tapetin e xhudos, ajo shfaq gjithmonė pėrpara kundėrshtarit njė energji tė jashtėzakonshme, prandaj shokėt e saj e quajnė "tigėr".

Nė vitin 1983, kur ishte 14 vjeēare, Zhuang Xiaoyan hyri nė njė shkollė amatore pėr t'u stėrvitur nė hedhjen e shtizės, mė pas ajo u zgjodh nga ekipi i xhudos. Nė vitin 1984, ajo hyri nė ekipin e xhudos tė provincės Liaoning dhe nė vitin 1986, u pranua nė kombėtaren kineze tė xhudos.

Pėr tė shtuar vullnetin e saj, trajneri i bėri asaj njė stėrvitje tė posaēme me 14 ndeshje rresht. Nė ndeshjen e 12-tė Zhuang Xiaoyan u lodh shumė dhe ra pėrtokė pa ndjenja. Shoqet e saj tė ekipit thėrritnin me zė tė lartė: "Ngrihu, tigėr!" Me vullnet tė madh, Zhuang Xiaoyan u ngrit pėrsėri dhe u sul drejt kundėrshtarit.

Nė vitin 1986, Zhuang Xiaoyan fitoi titullin nėnkampione nė kampionatin e xhudos tė Kinės dhe nė vitin 1987 nė Spartakiadėn e 6-tė Kombėtare tė Kinės, ajo fitoi medaljen e artė nė xhudon pa dallim peshe. Nė vitin 1988, ajo u shpall kampione nė ndeshje pa dallim peshe nė kampionatin e 7-tė ndėrkombėtar tė xhudos nė Japoni. Nė vitin 1990, Zhuang Xiaoyan mori njė medalje tė artė nė xhudon pa dallim peshe nė Lojėrat Aziatike dhe fitoi dy tituj kampione nė kampionatin ndėrkombėtar tė xhudos nė Fukuoko tė Japonisė. Nė vitin 1992, Zhuang Xiaoyan mori pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės. Nė finalen e xhudos nė kategorinė 72 kilogramė, Zhuang Xiaoyan u ndesh me njė xhudiste tė gjatė kubane dhe e mposhti shumė lehtė, duke fituar pėr Kinėn medaljen e parė tė artė nė xhudo. Pas ndeshjes, specialistėt thanė se Zhuang Xiaoyan ishte e pakrahasueshme nė tapetin e xhudos. Kjo ishte periudha mė e lumtur nė jetėn e saj, ajo u bė heroina e Kinės.

Pas vitit 1992, krahas nderimit dhe medaljes sė artė, Zhuang Xiaoyan fitoi edhe njė dashuri tė lumtur. "U njohėm nė konviktin e kombėtares, ne xhudistet ishim nė katin e 3-tė, ata boksierėt banonin nė tė katėrtin."kujton Zhuang Xiaoyan.

Por pas martesės, Zhuang Xiaoyan zbuloi qė ata nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin. Nė vitin 1996 ajo u nda nga bashkėshorti i saj dhe tani jeton bashkė me vajzat e saj binjake. Pas mbylljes sė karrierės sportive, Zhuang Xiaoyan nuk gjeti njė punė tė pėrshtatshme, prandaj gjendja e jetesės sė saj u vėshtirėsua shumė.

Kur ndodhej nė njė gjendje tė tilė, Zhuang Xiaoyan u punėsua nė Akademinė e Sporteve tė provincės Liaoning dhe punon aty si trajnere. Megjithėse rroga nuk ėshtė e mirė, ajo ėshtė e mjaftueshme pėr jetesėn e saj. "Jam mirė tani, akademia mė ka dhėnė shumė ndihmė" i tha gazetarit Zhuang Xiaoyan me optimizėm.

Gjendja e vėshtirė e Zhuang Xiaoyan-it u njoh nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Sportit dhe nė prag tė Festės sė Pranverės, Zhuang Xiaoyan mori 20 mijė juanė nga fondi pankinez i sportit. "Nuk e mendoja qė qeveria do tė mė jepte aq shumė ndihmė, e falėnderoj shumė!"

Tani, Zhuang Xiaoyan ka nxjerrė shumė mėsime nga pėrvoja e saj. "Kur ishte e re, doja vetėm gjėra me pamje tė bukur por nuk u kushtoja rėndėsi thelbit tė shpirtit tė tyre. Tani mendimi im pėr jetėn ka ndryshuar dhe unė dua njė jetė tė vėrtetė!" tha Zhuang Xiaoyan, "Unė nuk do tė heq dorė nga kėrkimi i lumturisė."

Pas fitoreve nė fushėn sportive dhe mėsimeve nga martesa, Zhuang Xiaoyan u mėsua me vėshtirėsitė me tė cilat i duhet tė pėrballet. Nė vitin 2004, ajo shkoi nė Athinė, pėr tė parė nga afėr punat pėrgatitore tė Lojėrave Olimpike tė Athinės. Zhuang Xiaoyan i tha njė shoqeje tė saj po tė ketė mundėsi, ajo do tė shkojė jashtė Kinės tė punojė si trajnere nė ndonjė shkollė ose klub xhudoje.

Duket se Zhuang Xiaoyan ende ka njė dashuri tė madhe pėr xhudon. (Jiang Lei)