v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-28 19:30:48    
"Makina e pėrkthimit" pėr shurdhmemecėt kinezė

cri

A e njihni gjuhėn e shenjave tė shurdhmemecėve? Nėse takoheni me ndonjė prej tyre, si do t'i flisni? Pak kohė mė parė, Instituti i Kėrkimeve tė Teknologjisė sė kompjuterizimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Kinės projektoi dhe prodhoi me sukses njė sistem tė dallimit dhe tė sinterizimit tė gjuhės sė shurdhmemecėve, i cili mund ta zgjidhė problemin qė pėrmendėm mė lart. Ky sistem i ndihmon shurdhememecėt tė "flasin" dhe tė "dėgjojnė" fjalėt e njerėzve normalė. Sot nė kėtė program do t'ju flasim pėr kėtė sistem, qė quhet "Makina e pėrkthimit" midis shurdhmemecėve dhe njerėzve normalė.

"Korrespondentja pėrshėndet: Tungjatjeta!

Zėri i sintetizuar: Tungjatjeta!

Korrespondentja : Gėzohem qė njihem me ty.

Zėri i sinterizuar: Edhe unė gjithashtu.

Korrespondentja e pyet: Ēfarė tė pėlqen tė bėsh zakonisht?

Zėri i komplikuar: Unė kam qejf tė bėj shėtitje, turizėm dhe tė sodit karikatura".

Tė dashur dėgjues, sapo dėgjuat "dialogun" midis korrespondentes dhe njė vajze shurdhmemece qė quhet Ma Yan. Ky dialog u zhvillua me anėn e njė sistemi tė dallimit dhe tė sinterizuar tė gjuhės sė shenjave tė shurdhmemecėve. Kjo pajisje magjepsėse ėshtė projektuar dhe prodhuar nga Instituti i Kėrkimeve tė Teknologjisė sė kompjuterizimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Kinės.

Ky sistem, qė pėrbėhet nga njė kompjuter dhe njė palė doreza tė lidhura me kompjuterin, nga njėra anė e shndėrron gjuhėn e shenjave tė Ma Yanit nė tinguj tė tė folurit dhe nga ana tjetėr e shndėrron gjuhėn standarde kineze tė korrespondentes nė gjuhėn e shurdhmemecėve. Ky proces zgjat vetėm disa sekonda. Kėshtu realizohen shkėmbime tė lira mendimesh ndėrmjet korrespondentes dhe vajzės Ma Yan.

Doktori Chen Yiqiang qė mori pjesė nė kėrkimet pėr kėtė sistem, i tha korrespondentes se sekreti i dallimit tė gjuhės sė shenjave tė shurdhmemecėve qėndron pikėrisht nė kėtė palė dorezash, qė duken tė thjeshta. Kur shurdhmemecėt veshin kėto doreza, gjuha e tyre e shenjave mund tė pėrkthet nė gjuhėn standarde kineze.

Doktori Chen tha: "Njė karakteristikė e rėndėsishme e kėtij sistemi ėshtė qė ai shėnon me saktėsi formėn e duarve tė tua, si shkallėn e pėrkuljes sė dorės dhe formėn e hapjes sė pėllėmbės etj., duke i shndėrruar me pėrpikmėri nė sinjale shifrore dhe pastaj i rezervon kėto shifra pėr trajtim nė kompjuter. Pas trajtimit tė tyre kompjuteri i dallon format e duarve tė tua, duke i shndėrruar nė gjuhėn tingullore."

Zoti Chen i tregon korrespondentes se gjuha e dorezave, e realizuar nga shifrat, mund tė kuptohet pėr arsyen kryesore se nė ēdo dorezė janė montuar 18 transduktorė tė pėrparuar dhe njė pajisje gjurmimi, tė cilėt mund tė dallojnė sipas rregullave format e vendndodhjen e duarve, duke i shndėrruar nė sinjale pėr kompjuterin. Kėto hollėsi janė shumė tė vogla, por saktėsia e tyre shumė e lartė e bėn kėtė sistem tė dallojė mbi 5 mijė fjalė tė gjuhės sė shenjave. Kėshtu kompjuteri mund tė "dėgjojė" gjuhėn e shenjave tė Ma Yanit dhe njėkohėsisht ėshtė nė gjendje tė "flasė" e tė "pėrkthejė" gjuhėn e saj.

Atėherė, si mund t'i "kuptojė" fjalėt e korrespondentes Ma Yani? Doktori Chen Yiqiang tha se ky proces, qė quhet sintetizuar i gjuhės sė shenjave tė shurdhmemecėve, ėshtė relativisht mė i thjeshtė sesa dallimi i gjuhės sė shenjave.

"Tani nė treg shiten shumė softe tė dallimit tingullor, tė cilat i shndėrrojnė lehtė tingujt nė tekste, kurse sistemi ynė i mbledh tingujt nė saje tė mikrofonit dhe pastaj i shndėrron nė tekste nėpėrmjet softeve tė dallimit tingullor, dhe nė fund, nėpėrmjet njė figure kartoni tė shpikur tė kompjuterit, tekstet shndėrrohen nė gjuhė shenjash pėr t'ua treguar shurdhmemecėve."

Po, kėshtu funksionon "Makina e pėrkthimit" tė gjuhės midis shurdhmemecėve dhe njerėzve normalė. Pas kontrollit, shurdhmemecėt dallojnė e kuptojnė 95% tė gjuhės sė pėrkthyer nga figura e kartonit. Nė jetėn e zakonshme ata mund tė shprehin mendimet e tyre nėpėrmjet kėtij sistemi, duke shkėmbyer mendime me njerėzit normalė. Mėsohet se tani nė Kinė ka rreth 20 milionė njerėz me pengesė tė tė dėgjuarit, qė hasin shumė vėshtirėsi nė jetėn e pėrditshme, si pėr shembull nė bankė pėr depozitim, nė spital pėr t'u vizituar te mjekėt e gjetkė, kurse ky sistem, pasi tė nxirret nė treg, do t'u sjellė pa dyshim shurdhmemecėve shumė dobi e lehtėsi nė jetė.

Nė shkollėn numėr 3 tė shurdhmemecėve tė Pekinit mėsuesja Xiaoli ėshtė mėsuar me kėtė sistem. Ajo tha se shkėmben mendime me nxėnėsit e saj me kėtė sistem, pasi e pėrvetėsoi me shumė vėshtirėsi gjuhėn e shenjave tė shurdhmemecėve. Ajo ndjen pak pakėnaqėsi pėr transportimin e vėshtirė tė kėtij sistemi, pėr shkak se dorezat shifrore kanė mjaft linja.

Zonja Tong Wei ndjek gjithnjė me vėmendje studimet rreth kėsaj "makine pėrkthimi", sepse ka dėshirė ta blejė njė tė tillė pėr vajzėn e saj me pengesė nė dėgjim, por ajo stepet nga ēmimi i saj i lartė. Ajo tha:

"Kam mėsuar se ky sistem kushton dhjetėra mijė yuanė, ne nuk jemi nė gjendje ta blejmė."

Tani kėrkuesit e Institutit tė kompjuterizimit pranė Akademisė sė Shkencave tė Kinės po bėjnė pėrpjekje pėr t'i zgjidhur kėto probleme. Zonja Wang Lichun, kolege e doktorit Chen, i tha korrespondentes se dorezat shifrore prishen lehtė nga pakujdesia dhe ēmimi i kėsaj pajisjeje ėshtė i shtrenjtė, prandaj ata i janė pėrveshur punės pėr zėvendėsimin e dorezave me njė lloj aparati xhirues tė posaēėm. Por nga niveli i tanishėm teknologjik shihet pėrqindja mė e ulėt e dallimit tė gjuhės sė shenjave tė kėtij aparati xhirues nė krahasim me atė tė dorezave shifrore, prandaj theksi i punės sė tyre nė tė ardhmen do tė vihet nė forcimin e aftėsisė sė dallimit tė kėtij aparati xhirues.

Por prapėseprapė, kjo "makinė pėrkthyese", njė prodhim i ri tekniko-shkencor, ka tėrhequr vėmendjen e shumė shurdhmemecėve. 16-vjeēarja Tian Meng me pengesė dėgjimi, duke parė kėtė makinė, u shfaq gėzimin e saj tė gjithė atyre qė ka pranė.

"Mė quajnė Tian Meng, sivjet jam 16 vjeēe. Nuk mund ta pėrfytyroj se niveli tekniko-shkencor tani ėshtė aq i zhvilluar, saqė gjuha ime e shenjave mund tė shndėrrohet nė tinguj fonetikė. Edhe po tė mos e njihni gjuhėn tonė tė shenjave, me kėtė makinė ju mund ta kuptoni gjuhėn time."( Daming )