v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-26 18:43:20    
Kampionia olimpike Zhang Shan

cri

Qitėsja e njohur kineze Zhang Shan ka lindur nė vitin 1968 nė provincėn Sichuan tė Kinės jugore. Kur ishte nė moshė shumė tė re, ajo hyri nė shkollėn sportive dhe filloi stėrvitjen e basketbollit. Nė vitin 1984, ajo u pranua nė ekipin e qitjes tė provincės Sichuan dhe filloi stėrvitjen nė qitjen me dy pjatela pėr femra.

Megjithėse preku pėr herė tė parė pushkė nė moshėn 16 vjeēare, Zhang Shan u mėsua shpejt me qitjen dhe pas pesė vjet stėrvitjeje, d.m.th nė vitin 1989, ajo hyri nė kombėtaren kineze tė qitjes. Po nė atė vit, nė kampionatin botėror tė qitjes me pjatel, Zhang Shan fitoi njė titull kampione nė qitjen me dy pjatela pėr femra si individ dhe njė tjetėr titull kampione nė qitjen me dy pjatela si ekip. Gjithashtu nė tė njėjtėn vit, ajo mori njė titull kampione nė kampionatin e qitjes tė Kinės. Njė vit mė pas, Zhang Shan mori pjesė nė kampionatin e 45-tė botėror tė qitjes dhe fitoi njė medalje tė artė nė qitjen me dy pjatela si individ, duke e thyer rekordin botėror tė vendosur nga vetė ajo.

Nė vitin 1992, Zhang Shan mori pjesė nė emėr tė Kinės nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės dhe fitoi njė medalje tė artė nė qitjen me dy pjatela si individ, duke vendosur rekord tė ri botėror me pikė tė plota.

Para Lojėrave Olimpike tė Barcelonės, njė specialist i qitjes bėri njė analizė mbi nivelin e qitėsve kinezė dhe tha objektivisht: "Nė qitjen me dy pjatela, qitėsit nga Italia, Spanja, SHBA-ja dhe nga Kuba kanė epėrsi tė dukshme. Kėshtu kinezėt do tė kenė vetėm njė mundėsi tė vogėl pėr njė medalje nėse mund tė bėjnė paraqitje tė jashtėzakonshme." Nė atė kohė, kishte vetėm qitje me dy pjatela pėr meshkuj dhe femrat mund tė merrnin pjesė nė tė, gjė qė nuk ishte nė tė mirė tė qitėseve femra. Mė 28 korrik tė vitit 1992, u zhvilluan garat eliminatore tė qitjes me dy pjatela. Njerėzit u befasuan qė njė qitėse kineze u kualifikua pėr nė gjysmėfinale me pikė tė plota dhe ajo ishte femra e vetme. Paraqitja e kėsaj kinezeje tronditi tė gjithė Barcelonėn dhe e gjithė bota u befasua nga lajmi i mėvonshėm, qė qitėsja kineze Zhang Shan bėri tė vetėn kurorėn e kampiones nė qitjen me dy pjatela me rezultatin 200 pikė.

Fitorja e Zhang Shan-it nė Barcelonė shėnon jo vetėm njė kulm nė karrierėn e saj sportive, por edhe ėshtė njė faqe e ndritshme e sportit kinez nė historinė e Lojėrave Olimpike.

Pas fitores sė Zhang Shan-it, Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar e hoqi qitjen me dy pjatela nga disiplinat olimpike, kėshtu Zhang Shani e mbylli karrierėn e saj sportive dhe hyri nė universitetin e provincės Sichuan, ku filloi studimet universitare nė fakultetin e ekonomisė. Nė vitin 1995, ajo formoi njė klub qitjeje me emrin e vet, ku punonte si trajnere.

Nė vitin 1997, disiplina e qitjes me dy pjatela u rifut nė Lojėrat Olimpike dhe Zhang Shan vendosi tė rikthehet nė kombėtaren kineze, duke filluar tė pėrgatitet pėr Lojėrat Olimpike tė Sidnejit. Nė vitin 1998 nė kupėn botėrore tė qitjes, Zhang Shan bėri tė vetin titullin kampion, duke u kualifikuar pėr nė Lojėrat Olimpike tė Sidnejit.

Nė kėto Lojėra Olimpike, Zhang Shan u radhit vetėm nė vendin e tetė dhe pastaj ajo e mbylli karrierėn e saj sportive. Nė vitin 2004, Zhang Shan u martua me njė australian, i cili ishte njė qitės profesionist.

Duke folur pėr tė ardhmen, Zhang Shan i tha gazetarit: "Dua tė krijoj njė klub qitjeje nė provincėn Sichuan dhe bashkėshoti im do tė vijė tė mė ndihmojė. Synimi im ėshtė qė ta pėrhap kėtė sport nė tėrė Kinėn. Besoj se nė tė ardhmen do tė pėrgatitim disa qitės tė dalluar. Nėse ndonjė anėtar i klubit tim do tė fitojė titullin kampion bote, unė do tė jem mė e gėzuar se ai."