v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-25 20:07:23    
Shkėmbimet kulturore tė Kinės me botėn e jashtme gjallėrohen dita- ditės

cri

dėgjoni

Pėr banorėt e qyteteve tė mėdha tė Kinės, si tė Pekinit, Shangait etj, ėshtė njė gjė shumė e lehtė tė shkojnė tė shtunave ose tė dielave nė njė shfaqje tė nivelit tė lartė tė trupave tė huaja artistike nė Kinė. Tani gjithnjė e mė shumė artistė tė huaj po ftohen pėr shfaqje nė Kinė. Krahas kėtyre, edhe gjithnjė e mė shumė artistė kinezė e dėrgojnė kulturėn dhe artin e Kinės jashtė vendit.

Nė nėnrubrikėn e sotme " Shkėmbime Kulturore " do t'ju flasim pikėrisht pėr shkėmbimet kulturore tė Kinės me botėn e jashtme....1....

Muzika qė po dėgjoni ėshtė nga shfaqja e trupės sė baletit tė Teatrit Shtetėror tė Rusisė qė u dha pak kohė mė parė nė "Festivalin kulturor tė Rusisė" pėr spektatorėt e Pekinit. Shfaqja e tyre e mrekullueshme mahnitin spektatorėt e pranishėm.

Pekini si qendėr kulturore e Kinės, organizon pothuajse ēdo ditė mė se dhjetė shfaqje tė nivelit tė lartė dhe ekspozita, ndėr tė cilat shumė janė tė artistėve tė huaj.

Tani, " Festivali Ndėrkombėtar Muzikor i Pekinit " dhe " Aktivitetet e takimeve nė Pekin " janė bėrė festivale me ndikim ndėrkombėtar. Vitin e kaluar, nė "Festivalin Ndėrkombėtar Muzikor tė Pekinit" morėn pjesė afro njė mijė artistė tė ardhur nga mė se l0 vende tė botės si nga Franca, Gjermania, Ēekia, SHBA-ja etj. Ndėr ta kishte artistė dhe trupa artistike tė nivelit botėror, si violinistja Sarah Chang, pianisti Pogorelich, dirigjentėt Sir Roger Norrington dhe Simon Ratle, si dhe Orkestra simfonike e Radios se Shtutgartit dhe Filarmonia e Berlinit. Mė e pritur ėshtė opera " Unaza e Nibelungėve " e interpretuar nga Teatri Shtetėror i Nyrenbergut tė Gjermanisė.

Pėrveē muzikės sė bukur perėndimore, edhe shfaqjet artistike tė dhėna nga artistėt afrikanė dhe aziatikė kanė qenė tė pranishme nė skenat e Kinės. Vitin e kaluar, gjatė " Aktiviteteve tė takimeve nė Pekin ", Afrika ishte bėrė njė pjesėmarrėse kryesore. Artistėt e ardhur nga mė se l0 vende afrikane u demonstruan spektatorėve kinezė kulturėn dhe artin e Afrikės. Sivjet Meksika do tė jetė vendi kryesor pjesėmarrės nė kėto takime, ajo do tė dėrgojė mė se l0 trupa artistike pėr tė shpėrfaqur nė mėnyrė tė gjithanshme kulturėn klasike me njė forcė tė madhe tėrheqėse tė Meksikės.

Krahas ardhjes sė trupave artistike tė vendeve tė huaja pėr shfaqje nė Kinė, edhe artistėt kinezė po shkojnė njėri pas tjetrit nė vende tė ndryshme tė botės, duke marrė me vete kulturėn dhe artin e Kinės. Zv-drejtori pėr marrėdhėniet me jashtė i Ministrisė sė Kulturės tė Kinės z, Pu Tong tha se vitet e fundit, nė shkėmbimet kulturore tė Kinės me botėn e jashtme vihet re njė gjallėri e paparė. Kjo ėshtė e lidhur ngushtė me hapjen e Kinės dhe kėrkesėn e madhe pėr shkėmbime kulturore e artistike me botėn e jashtme. Ai tha :"Ne do tė dalim jashtė dhe do tė kemi mė shumė kontakte me botėn e jashtme. Kėto kontakte pėrfshijnė jo vetėm kontaktet politike e ekonomike, por edhe ato kulturore. Kontaktet kulturore janė kontaktet qė shtojnė njohjen reciproke dhe i afrojnė ndjenjat e njerėzve. Ato do tė bėjnė qė hapja e vendit tonė ndaj botės sė jashtme tė mirėkuptohet dhe pranohet mė shumė nga bota. Sepse kultura jonė ėshtė njė kulturė e paqes. Shkėmbimet kulturore do t'i nxisin njerėzit tė njohin mendėsinė e kombit kinez dhe traditėn e shquar kulturore tė tij."

Shoqėria kulturore e Kinės me botėn e jashtme ėshtė shoqėria mė e madhe kineze qė merret me aktivitetet e shkėmbimeve kulturore e artistike me botėn e jashtme. 90% e shfaqjeve tė artistėve kinezė dhe ekspozitave kineze jashtė vendit organizohen nga kjo kompani. Ato prekin tė gjitha sferat e kulturės, si muzikėn popullore, muzikėn simfonike, baletin, pjesėt tradicionale operistike, akrobacinė e cirkun kinez, pikturat dhe objektet arkeologjike tė Kinės, artin bashkėkohor etj.

Duke folur pėr shkėmbimet kulturore tė Kinės me botėn e jashtme, drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj shoqėrie zoti Zhang Yu tha : ..3.. " Nga qershori i vitit 2003 deri nė fund tė vitit tė kaluar, gjatė dy vjetėve e 6 muajve, shoqėria jonė ka dėrguar mė se 210 trupa artistike pėr l3000 shfaqje nė 51 vende e rajone tė botės. Numri i spektatorėve tė tyre ka arritur nė l9 milionė."

Ndėr aktivitetet e organizuara nga kjo shoqėri, dy janė mė tė njohurat, njėri ishin "vitet kulturore" tė ndėrsjella midis Kinės dhe Francės, gjatė tė cilėve Baleti " Feneri i kuq i varur lart " i shfaqur nga trupa qendrore e baletit e Kinės nė Francė dhe " Ekspozita e artit modern francez" e organizuar nga Qendra artistike "Pompidou" e Francės nė Kinė gjetėn jehonė tė madhe. Aktiviteti tjetėr ishte " Festivali kulturor i Kinės" i organizuar nė Uashington tė SHBA-sė, i cili solli njė entuziazėm tė madh pėr Kinėn nė shtresat e larta tė shoqėrisė amerikane.

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė njė muzikė simfonike e interpretuar nga filarmonia e Guanzhout e titulluar "Dashuria e fluturave pėr lulet", qė ka tėrhequr shumė muzikėdashės amerikanė, ku muzika simfonikėsh tė shkrirė me melodinė e muzikės popullore kineze.

Artdashėsi amerikan z. Wallance i tha korrespondentit : " Muzikėn e dėgjova, ka njė stil tė veēantė dhe mė emocionoi shumė. Unė do tė lexoj mė shumė materiale pėrkatėse pėr tė njohur mė tej kėtė muzikė dhe kompozitorėt e saj. " ( Zhai)