v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-21 19:41:39    
Lamtumirė, e dashur lokomotivė me avull

cri
Lokomotiva me avull, njė shpikje e madhe dhe historike e bėrė gjatė Revolucionit Industrial tė shekullit XIX, hapi njė epokė tė re nė fushėn e transportit. Me kalimin e dhjetėvjeēarėve, kėta trena tė nderuar nisėn t'ua lėnė vendin pasardhėsve tė tyre me motorė diezel, dhe nė vitet '90 tė shekullit XX lokomotivat me avull ishin nė punė vetėm nė tre vende: nė Kinė, nė Indi dhe nė Afrikėn e Jugut. Ndėrsa nė vitin 2000, vetėm nė Kinė ato ishin ende nė punė, gjithsej 602 makina tė tilla. Para fundit tė vitit 2005, lokomotiva e fundit e mbijetuar me avull do tė thotė lamtumirė, dhe njė epoke tė tėrė do t'i vijė fundi.

Turbina tė fuqishme vėnė nė lėvizje lokomotivėn e njė treni qė lėviz si njė dragua nėpėr shinat e hekurta ndėrmjet kodrave e maleve me njė ritėm tė rėndė ēak-ēuk, ēak-ēuk ? fishkėllima ulėritėse ēan avullin e trashė tė bardhė dhe tymin e errėt - njė ritual qė vijon prej mė shumė se 180 vjetėsh.

Lokomotiva me avull u bė njė simbol botėror i fuqisė gjatė Revolucionit Industrial tė shekullit XIX. Pas 1925-s, viti kur shpikėsi britanik Xhorxh Stivenson konceptoi tė parėn lokomotivė me avull, kjo makinė u vlerėsua si simbol krenarie ? njė arritje madhore qė i paraprinte njė periudhe zhvillimesh tė fuqishme. Sot disa nga ata qė janė mėsuar me trenat e vjetėr janė tė mbushur me njė ndjenjė malli, kurse tė tjerėt qė ende nuk i kanė parė kafshėt mekanike tė ngarkesės mezi presin rastin ta bėjnė kėtė.

Nė West Edmonton Mall, i njohur si qendra mė e madhe tregtare nė Amerikėn e Veriut, klientėt mund tė shohin tė varura nėpėr muret e dyqaneve tė artit piktura tė trenave me avull duke kaluar nėpėr tė mrekullueshmit Rocky Mountains. Kėto piktura shėrbejnė pėr tė ngushėlluar ata qė ende nuk kanė pasur rastin tė jenė dėshmitarė tė madhėshtisė sė kėsaj makine. Por sidoqoftė, pėrpara tetorit 2005, pothuajse pėrditė banorėt e Rajonit Autonom verior tė Mongolisė sė Brendshme nė Kinė i kanė vėrejtur kėto fosile mekanike tė gjalla duke punuar teksa pėrshkonin kullota tė gjera. Ato datojnė qė nga fillimet e industrisė sė mekanizuar.

Ulja e perdes kineze pėr lokomotivėn me avull

Hekurudha Jining-Tongliao shtrihet pėr mė shumė se 1200 kilometra pėrmes Kullotės sė Mongolisė sė Brendshme dhe ėshtė njė nga hekurudhat e pakta nė botė ku lėvizin trena tė vėnė nė lėvizje nga energjia avullore. Kjo hekurudhė, e njohur si mė e gjata hekurudhė me investim tė pėrbashkėt nė Kinė, u ndėrtua me ndihmėn e Bankės Botėrore, kryesisht pėr t'u ardhur nė ndihmė banorėve vendės. Nė vitet '90 tė shekullit XX, kur u vu nė shfrytėzim, nė hekurudhė udhėtonin vetėm lokomotiva me avull pėr tė ulur koston e pėrdorimit dhe shpenzimet pėr blerjen e lokomotivave. Asokohe njė lokomotivė me avull kushtonte vetėm 300 000 yanė (rreth 30 000 euro), ndėrsa njė lokomotivė diezel mė shumė se 4 milionė yanė. Pėr mė tepėr, kostoja vjetore e punės sė njė lokomotive me avull ishte rreth 900 000 yanė, ndėrsa ajo e njė lokomotive diezel 2.7 milionė yanė.

Trenat me lokomotivė me avull kanė udhėtuar nė hekurudhėn e brendshme pėr 10 vjet. "Lokomotivat me avull e kanė ndihmuar kompaninė tonė tė arrijė fitime tė ndjeshme nė 10 vjetėt e kaluar, qė kur hekurudha u vu nė shfrytėzim", u shpreh Wang Huichuan, manaxheri i pėrgjithshėm i Hekurudhės Jining-Tongliao. "Tė ardhurat tona nga hekurudha janė rritur nga rreth 400 milionė yanė nė fillim nė 1.02 miliardė yanė nė 2004. Vetėm 27 nga 120 lokomotivat me avull qė kemi blerė kanė mbetur sot". Tani qė tė gjitha kėto lokomotiva i pėrkasin kompanisė "Daban Section" dhe ende pėrshkojnė vajtje-ardhje 160 kilometrat ndėrmjet Dabanit dhe Chabuga-s.

Nė kryqėzimet e hekurudhave nėn administrimin e "Daban Section"-it, disa lokomotiva tė ndryshkura dergjen nė diell e shi. Dhe mekanikėt shpesh duhet t'i riparojnė kėto lokomotiva ende nė pėrdorim. Por kompania e ka tė vėshtirė tė gjejė pjesė kėmbimi, sepse furnizuesja e saj e dikurshme, "Datong Locomotive Plant", e ka ndėrprerė prodhimin e lokomotivave me avull. Mekanikėt mund t'i rregullojnė disi lokomotivat, ndėrsa ato qė nuk mund tė ndreqen mė, shiten si hekurishte pėr t'u shkrirė. Teksa lokomotivat me avull plaken dhe bėhen tė parregullueshme, numri i tyre rrėgjohet dhe, duke mos qenė nė harmoni me mjedisin shoqėror, shpejt perdja e fundit do tė bjerė pėr to.

Energjia e njė lokomotive me avull vjen nga kaldaja, dhe ka kėrkesa tė rrepta pėr sa i pėrket trysnisė sė avullit dhe temperaturės, ashtu si edhe pėr trysninė e shkarkimit. Lokomotiva me avull duhet tė furnizohet me karburant dhe ujė ēdo 200 ose 300 kilometra. Njė lokomotivė kėrkon njė ekip prej tre punėtorėsh, njė makinist, njė ndihmėsmakinist dhe njė punėtor furnizimi. Ka tre turne nė ditė, dhe ēdo ekip punon njė turn.

Makinistėt njihen zakonisht si "shefa", ndėrsa ndihmėsmakinistėt dhe punėtorėt e furnizimit si "nxėnės". Makinisti dhe ndihmėsmakinisti ulen nė tė dy anėt e kabinės. Makinisti ėshtė pėrgjegjės pėr vrojtimin e rrugės pėrpara dhe pėr drejtimin e lokomotivės, ndėrsa ndihmėsmakinisti e ndihmon makinistin pėr tė vrojtuar, i bie bilbilit dhe hedh ujė nė kaldajė. Punėtori i furnizimit ėshtė pėrgjegjės pėr punėt e furnizimit, njė punė shumė e rėndė. Meqenėse kabina ėshtė vetėm rreth tre metra katrorė dhe dritarja e vrojtimit duhet tė rrijė e hapur, mund tė jetė zagushi nė verė dhe ftohtė nė dimėr.

Nė korrik tė vitit 2004, "Daban Section"-i nisi tė pėrdorė lokomotivat diezel Dongfeng-IV. Nga fundi i tetorit tė viti 2005, lokomotivat diezel u vendosėn pėrgjatė gjithė hekurudhės Jining-Tongliao. Me njėfarė keqardhjeje, populli nė Mongolinė e Brendshme i tha lamtumirė lokomotivės sė fundit me avull. (Artani)