v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-19 20:31:16    
Kampion olimpik, Wang Yifu

cri

Kur Xu Haifeng fitoi medaljen e parė olimpike pėr Kinėn, kishte edhe njė qitės kinez qė mori njė medalje tė bronztė nė qitje nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1984. Ai ka marrė pjesė 6 herė nė Lojėrat Olimpike nė emėr tė Kinės dhe ka fituar gjithsej 2 medalje tė arta, 2 tė argjendta dhe 1 tė bronztė pėr Kinėn. Ai ėshtė qitėsi i njohur kinez Wang Yifu.

Wang Yifu ka lindur nė vitin 1960 nė provincėn Liaoning tė Kinės verilindore. Ai hyri nė shkollėn sportive tė provincės nė moshėn 16 vjeēare dhe nė ekipin e qitjes tė provincės Liaoning nė vitin 1977. Nė vitin 1979, kur ishte vetėm 19 vjeēar, Wang Yifu mori njė titull kampion nė garėn e qitjes nė Spartakiadėn e 4-tė Kombėtare tė Kinės me 573 pikė, duke vendosur njė rekord tė ri pėr Kinėn. Nė vitin 1982 nė Lojėrat e 9-ta Aziatike, ai fitoi njė medalje tė bronztė nė qitjen me pistoletė me zgjedhje dhe nė tė njėjtėn vit nė kampionatin e 43-tė botėror tė qitjes, ai u radhit nė vendin e 6-tė nė qitjen me pistoletė me zgjedhje. Ndėrsa nė vitin 1984 nė Lojėrat e 23-ta Olimpike, ai fitoi njė medalje tė bronztė pėr Kinėn nė qitjen me pistoletė me zgjedhje. Dhe dy vjet mė pas nė kampionatin e 10-tė aziatik tė qitjes, Wang Yifu mori dy tituj kampion me ekipin nė qitjen me pistoletė me zgjedhje dhe nė qitjen me pistoletė me ajėr. Nė vitin 1987 nė kampionatin e qitjes tė Kinės, ai fitoi titullin kampion nė qitjen me pistoletė me zgjedhje me grykė tė ngushtė me 665 pikė, duke thyer rekordin botėror tė atėhershme. Nė vitin 1990 nė botėrorin e qitjes, Wang Yifu fitoi dy tituj kampion nė qitjen me pistoletė me zgjedhje dhe nė qitjen me pistoletė me ajėr nė largėsinė 10 metra, e po ashtu nė vitin 1991 nė fazė finale tė Kupės Botėror tė Qitjes, ai bėri tė vetin titullin kampion nė qitjen me pistoletė me ajėr. Nė vitin 1992 nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, Wang Yifu fitoi njė medalje tė argjendtė nė qitjen me pistoletė me ajėr. Nė garėn finale tė qitjes me pistoletė, ai nuk u paraqit mirė nė fillim dhe nė provėn e fundit, ai kishte ende 0 pikė?4 mė pak se kryesuesi. Pėr 16 vjet Wang Yifu ishte marrė me qitjen dhe kishte bėrė tė vetėt shumė tituj kampion, por nuk kishte marrė asnjėherė medalje tė artė olimpike. Kjo ishte hera e parė qė ai ishte aq afėr medaljes sė artė olimpike dhe fitimi i saj varej nga prova e tij tė fundit. Ai e ngriti pistoletėn dhe qėlloi nė sekondėn e fundit dhe nė fund, ai fitoi me 0,7 pikė mė shumė. Kur doli jashtė ndarjes sė tij, Wang Yifu thėrriti i emocionuar me lot nė sy: "E kisha pritur pėr 16 vjet!!"

Nė vitin 1996, Wang Yifu mori pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Atlantės por fitoi vetėm njė medalje tė argjendtė nė qitjen me pistoletė me ajėr pėr shkak tė gjendjes jo tė mirė shėndetėsore. Deri nė provėn e fundit, ai ishte kryesuesi, por para qitjes, atij i ra tė fikėt dhe nuk mori dot pikėt e mjaftueshme duke u radhitur nė vendin e dytė. Nė vitin 1997 nė Spartakiadėn e 8-tė Kombėtare tė Kinės, ai mori njė titull kampion nė qitjen me pistoletė me zgjedhje dhe njė titull nėnkampion nė qitjen me pistoletė me ajėr. Nė vitin 2000 nė kampionatin aziatik tė qitjes, Wang Yifu bashkė me shokėt e tij shėnoi rekord tė ri botėror nė qitjen me pistoletė me ajėr me rezultatin 1757 pikė.

Nė vitin 2004, Wang Yifu mori pjesė pėr tė gjashtėn herė nė Lojėrat Olimpike. Nė fazėn finale tė qitjes me pistoletė me ajėr pėr meshkuj 10 metra, Wang Yifu u ndesh me qitėsin e njohur rus Niestrujev. Nė fillim, tė dy ishin nervozė dhe nuk u paraqitėn siē duhet. Ajo nuk ishte mė njė garė e teknikės, po njė garė e vullnetit. Nė fund, Wang Yifu e mposhti presionin e madh dhe fitoi titullin kampion.

Kur u ngjit nė podin e dhėnies sė medaljeve, veterani Wang Yifu derdhi lot. Ai tha nė konferencėn e shtypit: "Kam marrė pjesė gjashtė herė nė Lojėrat Olimpike, por kjo ėshtė hera e parė qė mė dalin lot, sepse kjo ishte njė fitore e vėshtirė."

Ndėrsa pėr pjesėmarrjen e Wang Yifu-sė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, kombėtarja kineze ka zhvilluar disa bisedime mbi tė. Nėse veterani kinez merr pjesė nė Lojėrat Olimpike 2008, ai do tė jetė sportisti i parė qė ka marrė pjesė 7 herė nė Lojėrat Olimpike dhe ky do tė jetė njė rekord i ri Gines. (Jiang Lei)