v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-27 19:55:18    
Nė spitalin Songtang tė kujdesit pėr jetėn nė Pekin(2)

cri

Qė nga dita e formimit tė tij, spitali Songtang zbaton rendin e shėrbimeve 24 orėsh. Mjekėt dhe infermieret punojnė me turne gjatė 24 orėve dhe nė ēdo dhomė punon njė infermiere, qė u qėndron mbi kokė, duke bėrė shėrbime tė gjithanshme. Pėr punėn e tyre, kryeinfermierja Li tha:

"Infermieret tona ngrihen nė orėn 5 a 6 tė mėngjesit dhe i ndihmojnė pleqtė pėr tė larė sytė dhe pėr tė ngrėnė. Pleqtė, qė mund tė lėvizin, ato i ndihmojnė tė zbresin nga godina pėr tė bėrė ushtrime; kurse pleqtė, qė nuk lėvizin dot, ato i ndihmojnė pėr tė kthyer trupin dhe u bėjnė masazh."

Spitali Songtang ka njė veēori qė tėrheq vėmendje: mbi 200 shkolla tė larta dhe organiata shoqėrore kanė vendosur lidhje me kėtė spital dhe dėrgojnė vazhdimisht vullnetarė, tė cilėt duke shfrytėzuar kohėn e lirė, japin shfaqje artistike pėr pacientėt, bėjnė muhabet me ta dhe u japin atyre shėrbime. Kėta vullnetarė e ndiejnė veten tė lumtur sepse u jepet rasti t'u lehtėsojnė vuajtjet kėtyre pacientėve nė ditėt e fundit tė jetės. Nė njė dhomė tė pacienteve, korrespondenti ynė takoi njė vullnetar nga Universiteti i Publicistikės i Kinės. Ai tha:

"Unė vij kėtu shpesh herė, mesatarisht njė herė nė javė. Kur vij, bėj muhabet me njė gjyshe tė moshuar. Ajo ėshtė njė gjyshe fjalėshumė. Duke bėrė muhabet me tė, unė i sjell asaj njė farė gėzimi dhe, nga ana tjetėr, mėsoj disa gjėra nga ajo."

Nė kėtė dhomė plot me sende artistike, korrespondenti ynė e vizitoi atė gjyshe, qė pėrmendi vullnetari dhe qė e quajnė gjyshja Li. Ajo i ka kaluar tė 91-tat dhe vuan nga kanceri.

"Kam shumė kohė qė jetoj kėtu. Jetoj si nė shtėpinė time. Jam si njė anėtare e familjes sė madhe Songtang. E ndiej veten tė gėzuar, sepse tė gjithė sillen shumė mirė me mua."

Gjyshja Li na i tha kėto fjalė me buzėqeshje, sikur po bėnte muhabet me anėtarėt e tjerė tė familjes sė saj dhe nuk na la pėrshtypjen e vuajtjeve nga sėmundja, siē e kishim pėrfytyruar paraprakisht. Buzėqeshja ėshtė shprehja qė shihet mė shpesh nė fytyrėn e kėtyre pacientėve.

Numri i pleqve nė Kinė ka arritur sot nė 130 milionė, shifėr kjo qė pėrbėn 10% tė popullsisė. Njė problem, qė i tėrheq vėmendjen shoqėrisė kineze, ėshtė edhe fakti se si tė sillemi me pleqtė, sidomos me pleqtė qė vuajnė nga sėmundje tė pashėrueshme dhe qė kanė nevojė pėr kujdes nė ditėt e fundit tė jetės.

Tani nė gjithė Kinėn, janė ngritur rreth 100 organizma shėrbyese tė kujdesit pėr jetėn, duke u pėrfshirė edhe spitalet e kujdesit pėr jetėn. Nė to, punojnė disa mijėra punonjės. Nė disa shkolla tė larta tė mjekėsisė, ka filluar mėsimdhėnia e kujdesit pėr jetėn. Nė Kinė, po bėhen pėrgatitjet pėr formimin e shoqatave tė kujdesit pėr jetėn, me qėllim qė tė mobilizohen forcat e shoqėrisė pėr tė marrė pjesė nė kėtė punė. (Zheng)