|
dėgjoni
"Lidhja e Kulturės Aziatike" do tė krijojė selinė e pėrgjithshme nė Tianjin tė Kinės
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se siē bėhet e ditur nga Forumi Aziatik i Sektorit Kulturor dhe i Bashkėpunimit Rajonal i zhvilluar ditėt e fundit nė qytetin Tianjin tė Kinės, "Lidhja e Kulturės Aziatike" do tė krijojė selinė e pėrgjithshme nė Tianjin.
"Lidhja e Kulturės Aziatike" u krijua me propozimin e organizatave kulturore tė 16 vendeve e rajoneve aziatike nė Konferencėn e Bashkėpunimit Kulturor tė Azisė tė zhvilluar nė vitin 2004 nė Pekin. Qėllimi i kėsaj lidhjeje ėshtė pėr forcimin e shkėmbimeve dhe tė bashkėpunimit kulturor midis vendeve tė ndryshme aziatike.
Mėsohet se "Lidhja e Kulturės Aziatike" do tė ndėrtojė "Qendrėn e Sektorit Kulturor tė Azisė". Pas pėrurimit, kjo qendėr do tė jetė qendėr e shkėmbimeve tė kulturės aziatike dhe bazė e eksportit tė produkteve kulturore kineze e njėkohėsisht do tė jetė njė zonė e re kulturore qė nxit zhvillimin e ekonomisė rajonale.
U botua "Raporti i zhvillimit tė radio-film-televizionit tė Kinės pėr vitin 2006"
Gazeta kineze "Jinwanbao" njoftoi se mė 12 prill, u botua "Raporti i zhvillimit tė radio-film-televizionit tė Kinės pėr vitin 2006" i hartuar nga Qendra Studimore e Zhvillimit dhe Reformės pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme Shtetėrore tė Radio-Film-Televizionit tė Kinės. Ky ėshtė raporti i parė vjetor lidhur me zhvillimin e radio-film-televizionit nė Kinė.
Raporti ėshtė ndarė nė 4 pjesė ku shtjellohen gjendja e zhvillimit tė radio-film-televizionit kinez nė vitin 2005, problemet kryesore nė zhvillimin e radio-film-televizionit, gjendja e zhvillimit tė sektorit tė radio-film-televizionit dhe perspektiva e zhvillimit tė kėtij sektori.
Do tė zhvillohet nė Pekin Panairi i Muzeumeve pėr vitin 2006
Gazeta kineze "Xinjingbao" njoftoi se nga 17 deri mė 19 shtator do tė zhvillohet nė Pekin Panairi i Muzeumeve pėr vitin 2006.
Nė kėtė panair do tė zhvillohen ekspozita e muzeumeve tė Kinės dhe tė huaja, ekspozita e produkteve dhe teknologjive pėrkatėse tė muzeumit, forumi ndėrkombėtar i drejtorėve tė muzeumeve etj. Parashikohet se nė kėtė panair do tė marrin pjesė 250 institucione pėrkatėse.
Teatri Shtetėror i Operės dhe i Baletit i Ukrainės do tė japė shfaqje nė Kinė
Gazeta kineze "Jinghuashibao" njoftoi se mė 26 e 27 prill, Teatri Shtetėror i Operės dhe i Baletit i Ukrainės do tė shfaqė baletin "Liqeni i Mjellmave" dhe "Bukuroshja e fjetur" nė Pekin. Kjo ėshtė hera e parė qė ky teatėr jep shfaqje nė Kinė.
Teatri Shtetėror i Operės dhe i Baletit i Ukrainės u krijua nė vitin 1932 dhe ishte njė nga 3 teatrot mė tė mėdha tė ish-Bashkimit Sovjetik qė kishte famė tė madhe nė skenėn ndėrkombėtare. Baleti "Liqeni i Mjellmave" dhe baleti "Bukuroshja e fjetur" janė vepra tė kompozitorit tė famshėm rus Ēajkovski. (Fani)
|