v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-05 18:58:59    
Kampionia olimpike, Lu Li

cri

"Lu Li" ėshtė jo vetėm emri i njė vajze qė ka fituar medalje tė artė olimpike, por edhe emri i njė lėvizjeje tė vėshtirė nė paralelen e shkallėzuar gjimnastikore. Para vitit 1992, vetėm mbretėresha e gjimnastikės Komaneē kishte arritur tė merrte 10 pikė nė garat olimpike gjimnastikore. Por nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, njė kineze 16 vjeēare fitoi zemrat e tė gjithė anėtarėve tė jurisė dhe e mbaroi garėn e saj me 10 pikė. Ajo vajzė ėshtė Lu Li, gjimnastja e njohur kineze.

Lu Li ka lindur nė vitin 1976 nė qytetin Changsha tė Kinės jugore, ndėrsa stėrvitjen gjimnastikore e filloi nė vitin 1983. Nė vitin 1985, pas njė paraqitjeje tė mirė, ajo hyri nė shkollėn sportive tė qytetit Changsha. Paraqitja e mirė e Lu Li-sė tėrhoqi vėmendjen e trajnerit tė ekipit tė provincės. Por gjatė kontrollit shėndetėsor, u zbulua qė Lu Li ishte me hepatit. Trajneri i saj Yan Ninan i tha gazetarit: "Mė erdhi keq kur mora vesh pėr tė. Nė ekipin tonė nuk lejohet tė pranohet as njė lojtar me sėmundje ngjitėse, por Lu Li ishte njė gjimnaste me talent dhe unė doja ta pranoja. Prandaj unė nuk ia thashė askujt kėtė gjė." Nė vitin 1988, Lu Li u pranua zyrtarisht nė ekipin e gjimnastikės tė provincės Hunan. "Nė fillim, ndoshta pėr shkak tė gjendjes sė keqe shėndetėsore, Lu Li stėrvitej me shumė vėshtirėsi dhe ēdo ditė unė i jepja asaj shumė ilaēe pėr tė kontrolluar keqėsimin e sėmundjes."

Deri nė vitin 1989, para spartakiadės kombėtare pėr tė rinj, Lu Li arriti tė kryejė njė lėvizje shumė tė vėshtirė. Por gjendja e saj u keqėsua dhe ajo duhej tė bėnte pushim. Ish-mjeku i ekipit tė Lu Li-sė u shpreh: "Nė fillim tė vitit 1991, kombėtarja kineze kėrkoi ta pėrfshijė nė gjirin e saj, ne u thamė qė Lu Li nuk ishte mirė me shėndet dhe nuk i thamė asgjė lidhur me sėmundjen e saj. Dhe nė fund tė atij viti, kombėtarja dha njė urdhėr pėr tė marrė Lu Li-nė. Pasi hyri nė kombėtare, sėmundja e saj u zbulua nė kontrollin shėndetėsor. Pėr tė pėrgatitur njė gjimnaste tė dalluar, ekipi kombėtar vendosi tė mos e largojė dhe kėshtu Lu Li stėrvitej gjithmonė me doreza." Trajneri i kombėtares kineze Xiong Jingbin tha: "Krahas Lu Li-sė, edhe lojtarė tė tjerė tė ekipit stėrviteshin me doreza, e kjo kishte ndikim tė madh nė gjendjen shpirtėrore tė Lu Li-sė. Dhe pėr mė tepėr, pėr shkak tė sėmundjes sė saj, Lu Li nuk u pėrfshi nė listėn e pjesėmarrėsve nė stėrvitjen e posaēme. Ndoshta tė gjitha fitoret e mėdha kėrkojnė sakrifica tė mėdha."

Nė vitin 1991, nė kampionatin kombėtar tė gjimnastikės, Lu Li fitoi titullin kampione nė paralelen e shkallėzuar. Mė pas nė vitin 1992 nė kampionatin botėror tė gjimnastikės si individ, ajo zuri vendin e 4-t nė paralelen e shkallėzuar, ndėrsa mė pas nė Barcelonė, Lu Li fitoi njė medalje tė artė nė paralelen e shkallėzuar dhe njė medalje tė argjendtė nė traun e ekuilibrit. Pas kėsaj fitoreje tė madhe, ajo u dekorua nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Sportit e Kinės me njė medalje sportive nderi.

Nė vitin 1994, Lu Li mbylli karrierėn e saj sportive 13 vjeēare dhe hyri nė Universitetin e Sportit tė Pekinit, kurse njė vit mė pas, ajo hyri nė Universitetin e Pekinit pėr studime tė mėtejshme. Nė shkollė, shokėt dhe pedagogėt i dhanė asaj ndihmė tė madhe, por ajo nuk u mburrej dhe studionte me zell. Duke kujtuar kohėn e shkollės, Lu Li tha: "Megjithėse korra sukses, fitorja nė sport nuk ėshtė gjithēka nė jetėn time, por ėshtė vetėm njė zanafillė pėr mua."

Pas diplomimit, Lu Li shkoi nė Amerikė dhe formoi nė Las Vegas klubin gjimnastikor "AAC". "Kėtė emėr ma sugjeroi njė mik amerikan, dhe do tė thotė: kampion i gjithanshėm." Lu Li tha: "Nė njėfarė mėnyre, jeta nė Amerikė ėshtė njė sfidė pėr mua. Po tė qėndroj nė Kinė, do tė mė ndihmojnė shokėt e mi dhe nuk do tė kem mundėsi tė tregoj veten. Kurse tani nė Amerikė, unė duhet tė rregulloj gjithēka vetė dhe ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė forcuar aftėsinė time." (Jiang Lei)