v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-04 17:34:46    
Intervista e shkrimtarit tė madh shqiptar Dritėro Agolli pėr grupin televiziv kinez--Rrėfimet e z. Dritėro Agolli rreth filmit shqiptar "Horizonte tė hapura"

cri

Gjatė qėndrimit nė Shqipėri pėr tė intervistuar kineastė veteranė shqiptarė tė disa filmave shqiptarė tė mirėpritur nė Kinė, grupi televiziv kinez shkoi edhe nė shtėpinė e shkrimtarit tė madh shqiptar Dritėro Agolli dhe mori njė intervistė prej tij.

Shkrimtari Dritėro Agolli dhe bashkėshortja e tij e pritėn ngrohtėsisht grupin nė dhomėn e pritjes tė tyre karakteristike shqiptare, qė ishte e stolisur shumė bukur me piktura dhe gdhendje artistike nė mur. Grupi kinez e intervistoi z. Dritėro nė bibliotekėn e tij me shumė libra tė ēmuara.

Gjatė intervistės pėr grupin televiziv kinez, z Dritėro Agolli, pas rrėfimeve rreth filmit "I teti nė bronz", tregoi edhe pėr filmin "Horizonte tė hapura". Lidhur me krijimin e skenarit tė kėtij filmi, z. Dritėro Agolli u tregoi nė radhė tė parė heroizmin e personazhit burimor tė heroit tė filmit Adem Reka: "Nė "Horizonte tė hapura" unė nuk kisha gjė shkruar roman, ėshtė skenar i bėrė nga fillimi, nuk ėshtė nga ndonjė vepėr letrare. Dhe kjo ndodhi sepse heroi i kėtij filmi ėshtė njė njeri i vėrtetė, quhet Adem Reka. Ai bėri njė heroizėm tė madh nė portin e Durrėsit me bigėn qė punonte. Ajo do tė pėrmbytej, do tė shkatėrrohej. Ai e shpėtoi, mundi qė ta lidhė atė nė port, nė kalatė. Por teli qė e mbante lidhur u kėput, dhe i ra dhe e vrau. Kjo ngjarje jete, e njė heroizmi, edhe pėr ndėrtimin e njė jete tė re dhe pėr tė mbrojtur pasurinė e pėrbashkėt shtetėrore, qė e shpėtoi kėtė dhe dha jetėn e vet, mė tėrhoqi".
Pasi i njohu korrespondentėt me heroizmin e Adem Rekės, z. Dritėro Agolli foli edhe pėr procesin e krijimit tė skenarit tė filmit "Horizonte tė hapura". Ai tha:"Fillimisht bėra njė reportazh tė gjatė nė gazetė. Pėr kėtė mua mė ndihmoi sekretari i parė i partisė tė qytetit tė Durrėsit Iliaz Reka. Ai e kishte Adem Rekėn kushėri tė parė. Shkuam bashkė me Viktorin te sekretari, nė shtėpinė e tij. Ai ishte njė njeri shumė i mirė, i kulturuar, ishte njeri qė kuptonte, nuk ishte nga ata sekretarėt dogmatikė, "Rroftė partia" siē thoshin atėherė, ishte i arsyeshėm. Ai mė tregoi pėr jetėn e Adem Rekės, pėr personazhin kryesor qė ėshtė nė film, por dhe pėr disa probleme tė tjera burokratike qė kishin ndodhur nė portin e Durrėsit, qė u bėnė edhe shkak pėr vrasjen e tij. Unė desha qė tė kishte njė konflikt jo thjesht me natyrėn, por desha tė kishte edhe njė konflikt shoqėror, qė ja se ēfarė mund tė bėjė burokracia, d.m.th. forcat burokratike bashkė me forcat e natyrės, e vranė heroin e filmit. Domethėnė nuk janė vetėm valėt e detit dhe erėrat, nuk ėshtė tajfuni vetėm etj, por janė edhe kėto forca burokratike, tė cilat e shpunė nė vdekje kėtė personazh. Nga kjo anė, ky film pati sukses, sepse po tė ishte vetėm me forcat e natyrės, tė ishte me valėt e detit etj., nuk do tė kishte sukses. Por ne me Viktor Gjikėn, regjisorin, vumė edhe kėto anė tė tjera, kėto fatkeqėsitė, burokracinė. Por vumė edhe dembelėt, qė sillen vėrdallė, siē ėshtė njė personazh Robert Ēamēakizi, qė vete me vajzat, ishte vagabond, huligan. Vumė edhe kėto pėr t'i dhėnė filmit karakter. Se ishin tė vėrteta ngjarjet, sepse nė portin e Durrėsit vinin edhe me tė huaj. Filmi doli me sukses. Edhe kėtė film e dha edhe televizioni i Beogradit."
Pasi u tregoi korrespondentėve pėr procesin dhe objektivin e krijimit tė skenarit tė kėtij filmi, z. Dritėro Agolli rrėfeu edhe pėr bashkėpunimin me Viktor Gjikėn nė kėtė film dhe pėr personazhet e tjera tė krijuara prej tij. Ai tha : "Me Viktorin unė kam bėrė disa filma, jo vetėm filma artistikė, por edhe filma dokumentarė. Viktori ka bėrė njė film edhe nga njė roman imi, "Njeriu me top". Ai e ka bėrė vetė skenarin dhe ka dalė edhe ai njė film mjaft i mirė. Edhe sot, megjithėse ėshtė njė shoqėri plurariste demokratike, filmat e asaj periudhe tė socializmit jepen nė televizionin tonė, jepen nė disa kanale, ka kėrkesa shumė pėr t'i dhėnė nga publiku, sepse shohin jetėn e dikurshme tė tyre njerėzit, kanė njė nostalgji, gjejnė ato pėrpjekjet e tyre pėr ndėrtimin e njė jete tė re, prandaj edhe sot kanė njė sukses tė arsyeshėm. " ( Zhai)