v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-04-18 18:44:48    
Dritëro Agolli dhe miqtë e tij kinezë

cri

dëgjoni

Gjatë intervistës për korrespondenten e RJK-së të Kinës të emisioneve të gjuhës shqipe dhe për grupin realizues televiziv të rubrikës "Magjia e filmave artistikë", shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli rrëfeu rreth filmave artistikë me skenar të shkruar prej tij si "I teti në Bronz" dhe " Horizonte të hapura", foli edhe për zgjedhjen e aktorëve të këtyre filmave, për heronjtë e këtyre filmave dhe për miqtë e tij kinezë.

Pas rrëfimeve rreth filmave që u interesojnë kinezëve, shkrimtari i madh shqiptar përmendi edhe miq të tij të dashur kinezë. Ndër të tjera ai tha :" Unë kam edhe shumë miq në Kinë, sepse unë kam studiuar në San Petërburg, në Leningrad, ku ka pasur shumë studentë kinezë. Njeri që ka qenë bashkë me mua në një dhomë quhet Ëang Zongzhe. Ai ka qenë korrespondent i gazetës "Zhenminzhibao" në Moskë dhe pastaj në Budapest. Pastaj kur erdhi në vitet '70 këtu, si korrespondent që shoqëronte Zhou Enlain, unë u takova në atë pritje, pas shumë vjetëve që kam qenë në Leningrad me të. Edhe një kinez tjetër, që quhet Zhou Yongqiang, nuk di a jeton apo jo. Edhe ky ishte student shumë i mirë dhe kemi qenë bashkë, por atë nuk e kam takuar."

Edhe bashkëpunëtori i Institutit të Studimeve Artistike të Kinës dhe anëtari i parë i huaj i nderit i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, zoti Zheng Enbo ka qenë miku i tij i dashur prej 40 vjetësh. Z. Zhou Enbo është shumë i qartë kur thotë se filmi artistik " I teti në bronx " është përpunuar në bazë të romanit të shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli " Komisari Memo" dhe na foli për historinë e krijimit të filmit " I teti në bronz" që e ka dëgjuar nga miku i tij Dritëro Agolli. Ai tha: "Dorëshkrimin e romanit të famshëm "Komisari Memo", Agolli ia jep ta lexojë një mikut të tij, regjisorit Viktor Gjika, i cili e pëlqeu si fabul dhe nisi të punojë që t'ia përshtaste një filmi kinematografik.

Në librin e tij me titull "Vite të paharruara", kushtuar 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, z. Zheng Enbo ka përmbledhur shumë artikuj dhe proza për jetën e bukur studentore në Shqipëri, për miqtë e tij të dashur shqiptarë në fushën e letërsisë, si Dritëro Agolli, Jakov Xoxa dhe familjet e tyre, për Dhimitër Xhuvanin, për Xhevahir Spahiun dhe Spiro Deden, për ambasadorin e Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani, për filmat shqiptarë "Rrugë të bardha ", "Shtigje lufte", për "Komisarin e dritës", për balerina dhe sportistë shqiptarë etj.

Në artikullin kushtuar mikut të tij Dritëro Agolli me titull : "Mësuesi dhe miku im shumë i mirë Dritëro Agolli" , z, Zheng Enbo kujton miqësinë e tij vëllazërore 40 vjeçare me poetin dhe shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli.

Ndër të tjera z. Zheng Enbo përmend më se l0 romane të Dritëro Agollit si " Komisari Memo", " Njeriu me top" , " Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo "etj si dhe poemat e tij të njohura " Nënë Shqipëri", "Devoll, Devoll" etj, shpreh respektin e tij të madh për Dritëro Agollin dhe kujton kontributin e tij në letërsinë shqiptare.

Duke përfunduar këtë artikull, z. Zheng Enbo tha se "kur u njohëm me Dritëro Agollin, ne ishim të rinj. Tani u bëmë të moshuar, por zemrat tona nuk u plakën. Ne e inkurajojmë njëri -tjetrin të vazhdojmë të japim kontribut për zhvillimin dhe lulëzimin e vendit dhe për miqësinë midis popujve kinez dhe shqiptar. "

Z. Dritëro Agolli ka qenë tri herë për vizitë në Kinë dhe këto vizita i kanë lënë atij përshtypje të thella. Lidhur me këtë, ai tha : " Kam qenë tri herë në Kinë, një herë në vitin l967, në kohën e Revolucionit Kulturor kinez, pastaj në vitin l995, dhe në fund në vitin l998. Kam parë shumë ndryshime në Kinë, Kina është bërë një vend modern, me një ekonomi të madhe, qytetet kanë ndërruar pamjen e gjithcka. Atje kishte njerëz që më flisnin për filmat shqiptarë që i kishin parë ato, si "I teti në bronz", më flisnin për personazhin Sali Protopapa, ballistin, etj. " (Zhai)