v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-29 20:02:23    
Le tė ndjekin shkollėn tė gjithė fėmijėt

cri
Sot nė Kinė, zbatohet sistemi i arsimit tė detyrueshėm 9 vjeēar, sipas tė cilit, nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė shkollave tė mesme tė ciklit tė ulėt nuk paguajnė kuotizacionet e shkollės. Por ata paguajnė shpenzimet e librave mėsimorė dhe shpenzimet e pėrziera; disa nxėnės, qė e kanė shtėpinė larg, paguajnė edhe shpenzimet e fjetjes nė konvikt. Kėto shpenzime prej qindra juanėsh ose rreth njė mijė juanėsh nuk janė gjė e madhe pėr shumicėn e familjeve tė qytetit, por janė njė barrė e rėndė pėr disa familje tė fshatit tė zonave tė varfra. Disa nxėnės lėnė shkollėn vetėm pėr shkak se u mungojnė tė holla pėr tė paguar shpenzimet.

Pėr tė zgjidhur kėtė problem, nė disa zona tė pazhvilluara, filloi para 4 vjetėve tė zbatohet parimi i heqjes sė pagesave tė librave mėsimorė, tė shpenzimeve tė pėrziera dhe tė shpenzimeve tė fjetjes nė konvikt.

Distrikti Ikiholo i rajonit autonom tė Mongolisė sė Brendshme tė Kinės Veriore ėshtė njė nga zonat e pazhvilluara ekonomikisht. Megjithatė, fshtari Li Feirong, qė jeton nė kėtė distrikt, bėnte dikur njė jetė tė mirė, sepse zhvillonte ekonominė duke mbajtur lepuj. Por vitin e kaluar, njė murtajė kafshėsh i solli atij njė katastrofė tė madhe, sepse disa qindra lepujt e tij ngordhėn plotėsisht. Si pasojė e kėsaj humbjeje tė madhe ekonomike, ai mbeti fukara. Ai tha:

"Bija ime e madhe shpenzonte nė vit 800 ose 900 juanė pėr tė blerė librat mėsimorė dhe pėr tė fjetur nė konviktin e shkollės. Bija ime e vogėl, e cila mėson nė shkollėn fillore, gjithashtu, shpenzonte shumė. Nga tė fitoj aq shumė para? Shyqyr qė mė shpėtoi parimi i heqjes sė pagesave tė shkollės. Sa mirė se nuk merakosem mė pėr shkollimin e fėmijėve."

Qeveria qendrore kineze dhe administratat lokale angazhohen nė kėtė ēėshtje. Konkretisht, ministria e financave paguan shpenzimet e blerjes sė librave mėsimorė tė atyre nxėnėsve; administratat e provincave ose rajoneve autonome paguajnė shpenzimet e tyre tė pėrziera, kurse administratat e distrikteve paguajnė shpenzimet e tyre tė fjetjes nė konvikt. Ky favor u jepet bijve dhe bijave tė atyre familjeve tė fshatit, qė i kanė tė ardhurat nėn nivelin mesatar tė tė ardhurave nė ato zona.

Sipas rregullave pėrkatėse, sektorėt bazė administrativė tė krahinave tė ndryshme duhet tė bėjnė shumė punė pėr zbatimin e parimit tė heqjes sė pagesave tė librave mėsimorė, tė shpenzimeve tė pėrziera dhe tė shpenzimeve tė fjetjes nė konviktin e shkollės. Ata duhet tė llogaritin me saktėsi tė ardhurat mesatare pėr ēdo frymė nė krahinėn e vet, nė mėnyrė qė tė dinė se sa familje kanė nevojė pėr ndihmė; pastaj tė inkurajojnė nxėnėsit e atyre familjeve tė paraqesin lutje pėr ndihmė dhe, mė nė fund, sektorėt pėrkatės analizojnė me kujdes gjendjen konkrete dhe pėrcaktojnė se cilave familje duhet t'u jepet kjo leverdi.

Meqenėse distrikti Ikinholo ndodhet nė njė zonė tė varfėr, fshatarėt dhe blegtorėt e kėtij distrikti kanė pėrgjithėsisht tė ardhura tė ulėta. Pėr kėtė arsye, administrata e kėtij distrikti ka vendosur qė tė gėzojnė kėtė leverdi tė gjitha familjet e fshatarėve dhe tė blegtorėve, qė kanė fėmijė nė shkollėn fillore dhe shkollėn e mesme tė ciklit tė ulėt. Zoti Liu Venshan, njė nga pėrgjegjėsit e distriktit, vuri nė dukje se, po tė duam tė zhvillojmė ekonominė, nė radhė tė parė duhet t'i kushtojmė rėndėsi arsimit, sepse vetėm me zhvillimin e arsimit do tė pėrgatiten sa mė shumė njerėz tė talentuar qė tė ēojnė pėrpara zhvillimin e ekonomisė. Ai tha:

"Sipas kėrkesės sė politikės sė shtetit, administrata e distriktit tonė duhet tė investonte 100 mijė juanė pėr zbatimin e parimit tė sipėrpėrmendur, por administrata investoi 260 mijė juanė, domethėnė shtoi 160 mijė juanė, megjithėse distrikti ynė ka vėshtirėsi nė lėmin e financave. Administrata e distriktit tonė ėshtė e mendimit se duhet medoemos t'i kushtojmė rėndėsi zhvillimit tė arsimit, edhe sikur tė investojmė mė pak nė fusha tė tjera."

Sot nė kėtė distrikt, tė 16 mijė nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme marrin ndimė nė bazė tė parimit tė shtetit mbi heqjen e pagesave tė librave mėsimorė, tė shpenzimeve tė pėrziera dhe tė shpenzimeve tė fjetjes nė konvikt. Drejtori i njė shkolle tė mesme, zoti Zhang tha se tani asnjė nxėnės nuk lė shkollėn pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike.

Lidhur me zbatimin e parimit tė sipėrpėrmendur nė rajonin autonom tė Mongolisė sė Brendshme, nėnkryetari i rajonit, zoti Liangji tha:

"Sot, 81 ndėr 101 distriktet e rajonit autonom tė Mongolisė sė Brendshme kanė vėnė pėrgjithėsisht nė zbatim parimin e shtetit mbi heqjen e pagesave tė librave mėsimorė, tė shpenzimeve tė pėrziera dhe tė shpenzimeve tė fjetjes nė konvikt. Domethėnė, 80% i distrikteve tė rajonit tonė kanė vėnė nė jetė kėtė parim. Vitet e fundit, ėshtė zhvilluar me ritme tė shpejta ekonomia nė Mongolinė e Brendshme, por na mungojnė kuadro tė talentuar, prandaj duhet medoemos tė kapemi fort pas arsimit. Kjo ėshtė arsyeja pse e zbatojmė me vendosmėri kėtė parim tė shtetit."

Tė dashur dėgjues, ato qė thamė sipėr, janė njė konspekt i ngjeshur i gjendjes sė zbatimit tė parimit tė shtetit kinez mbi ndihmėn pėr nxėnėsit e familjeve me vėshtirėsi ekonomike, qė quhet " parimi i heqjes pagesave tė librave mėsimorė, tė shpenzimeve tė pėrziera dhe tė shpenzimeve tė fjetjes nė konvikt ". Sot nė mbarė Kinėn ka 30 milionė nxėnės qė kanė nevojė pėr ndihmė nė kėtė drejtim dhe shumica dėrmuese e tyre kanė filluar tė marrin ndihmė.(Zheng)