Pėr tė kursyer energjinė, qeveria kineze ka kėrkuar qė para muajit mars tė kėtij viti, nė tė gjitha krahinat e vendit tė hiqen kufizimet pėr makinat me shkarkim tė paktė gazrash pėr mbrojtjen e mjedisit dhe u shpreh se do tė hartojė njė politikėn pėrkatėse pėr nxitjen e prodhimit dhe tė blerjes sė makinave tė tilla. Specialistėt shprehėn mendimin se kėto veprime tė qeverisė tregojnė se makinat e vogla do tė zhvillohen me shpejtėsi dhe do tė mirėpriten kėtė vit pikė nė treg.
Nė njė treg tė shitjes sė makinave nė Pekin, z. Ou Qing qė po zgjidhte njė makinė, i tha korrespondentit se ai vendosi tė blinte njė makinė me shkarkim tė paktė gazrash, sepse shteti po heq kufizimet pėr makina tė tilla dhe se ēmimi i benzinės po ngrihet pandėrprerė:
"Mė mirė tė blej njė makinė me shkarkim tė paktė gazrash, se ajo ėshtė e lirė dhe shpenzon mė pak benzinė."
Nė Kinė ka edhe shumė konsumatorė tė tjerė tė thjeshtė si z. Ou qė dėshirojnė tė blejnė makinė tė pėrshtatshme ekonomike, kėshtu qė tregu ka nevojė tė madhe pėr makina me shkarkim tė paktė gazrash. Por me gjithatė z. Ou ishte disi i shqetėsuar:
"Por nuk mund tė blej as njė makinė tepėr tė vogėl, se kam merak pėr sigurinė e saj."
Sipas anketės sė njė faqeje elektronike nė internet, pas heqjes sė kufizimeve pėrkatėse pėr makinat me shkarkim tė paktė gazrash, 39,2% e konsumatorėve do tė blejnė makina tė tilla, ndėrsa 30,5% tė tjerė nuk do t'i blejnė ato. Konsumatorėt shprehėn mendimin se kėto makina janė ekonomike dhe kursejnė energjinė, por janė tė kategorisė sė ulėt.
Lidhur me mendimin se kėto makina janė tė kategorisė sė ulėt, personalitetet pėrkatėse u shprehėn ndryshe. Zv-drejtori i pėrgjithshėm i ndėrmarrjes "Dongfeng Peugeot", njė nga ndėrmarrjet mė tė mėdha tė makinave tė Kinės z. Tang Teng tha:
"Njerėzit kanė disa paragjykime pėr makinat me shkarkim tė paktė gazrash, duke imagjinuar sikur janė tė thjeshta dhe tė teknologjisė sė ulėt. Nė fakt nė tregun ndėrkombėtar tė makinave ėshtė krejt ndryshe."
Z. Tang Teng u shpreh se ndėrmarrjet kineze tė makinave tani u kushtojnė vėmendje tė madhe makinave me shkarkim tė paktė gazrash, i kanė montuar nė kėto makina pajisjet e cilėsisė sė lartė si detalet mirėmbajtėse, dritat e pėrparme, kondicionerėt automatikė etj. Kjo ėshtė nė fakt prirja e zhvillimit tė makinave me shkarkim tė paktė gazrash nė Kinė nė tė ardhmen.
Shoqėria me pėrgjegjėsi tė kufizuar e makinave Nr 1 e Tianjing-ut prodhon kryesisht makina me shkarkim tė paktė gazrash. Vitin e kaluar, ajo shiti 200 mijė makina tė tilla tė serisė Xiali tė prodhuara prej saj, duke zėnė 30% tė tregut kinez. Drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj shoqėrie z. Vang Gang u shpreh se shteti ndėrmori politikėn e nxitjes sė zhvillimit tė makinave tė vogla dhe ata do tė ngrenė mė tej cilėsinė e makinave tė tyre, nė mėnyrė qė tė tėrheqin sa mė shumė konsumatorė:
"Ne do tė pėrpiqemi qė makinat tona tė kenė funksionet e makinave tė nivelit tė lartė, nė mėnyrė qė konsumatorėt tė kursejnė paratė dhe energjinė e tė mbrohet mjedisi, qė blerja e makinave tė vogla tė bėhet njė shprehi e tė gjithėve."
Nėnkryetari i pėrhershėm i Komisionit tė specialistėve pranė Shoqatės sė Industrisė sė Automobilave tė Kinės z. Rong Huikang bėri tė ditur se kėtė vit Kina do tė rregullojė mėnyrėn e mbledhjes sė taksave tė makinave e do tė ulė taksat e makinave me shkarkim tė paktė gazrash, pėr tė nxitur mė tej konsumin e tyre:
"Kėtė vit do tė shpallet njė politikė pėr tė mbėshtetur dhe orientuar zhvillimin e makinave tė vogla, p.sh. pėr makinat e vogla, do tė paguhen mė pak taksa, ndėrsa pėr makinat e mėdha, mė shumė."
Siē mėsohet, nė vendet evropiane dhe nė Japoni, Korenė e Jugut etj. makinat me shkarkim tė paktė gazrash janė mirėpritur shumė. Kėto vende kanė shpallur gjithashtu politika pėrkatėse tė favorshme pėr nxitjen e makinave tė tilla. Nė vendet evropiane sasia e shitjes sė kėtyre makinave zuri 70% tė sasisė sė pėrgjithshme tė shitjes sė makinave, kurse nė Kinė ajo zuri vetėm 20%. Prandaj zhvillimi i kėtyre makinave nė Kinė ka ende hapėsira tė mėdha. Z. Rong Huikang u shpreh se makinat me shkarkim tė paktė gazrash ka mundėsi tė bėhen rryma kryesore kėtė vit nė tregun kinez tė makinave.
Sipas parashikimit, kėtė vit shitja e makinave kineze do tė rritet 12%, sasia vjetore e shitjes do t'i kalojė 6 milionė e 400 mijėt, dhe makinat e vogla do tė zėnė mė shumė vend nė tregun kinez tė makinave. ( Pina )
|