v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-15 18:06:06    
Kampionia olimpike, Yang Wenyi

cri

Yang Wenyi, notarja e njohur kineze, ka lindur mė 11 janar nė vitin 1972. Ajo ka qenė njė nga pesė notaret e njohura kineze dhe konsiderohet si sirena e notit nė Kinė. Ajo ka arritur rezultate tė mira dhe ėshtė pėrcaktuar shumė herė si njė nga 10 sportistėt mė tė mirė nė Kinė ndėrkohė qė nė vitin 1999, ajo u pėrcaktua si njė nga 50 sportistėt mė tė mirė tė Kinės. Familja e saj ėshtė njė familje sportdashėse. I ati ka qenė njė koleksionist sporti, e ėma ka qenė njė bejzbolliste ndėrsa vėllai i saj skermist i kombėtares kineze.

Nė vitin 1978, Yang Wenyi filloi stėrvitjen nė not me klubin e sportit tė Shangait dhe ajo ka thyer 18 herė rekordin kombėtar pėr tė rinj. Ajo stėrvitej kryesisht nė stilin shpinė 200 metra dhe nė stilin e pėrzier 200 metra. Pastaj nė vitin 1984, ajo u pranua nė ekpin e notit tė Shangait dhe dy vjet mė pas, ajo hyri normalisht nė kombėtaren kineze tė notit. Nė vitin 1987 nė kampionatin e dytė panpaqėsor tė notit, Yang Wenyi dhe shoqet e saj tė ekipit fituan njė medalje tė bronztė nė stilin e pėrzier 400 metra. Edhe nė Spartakiadėn e 6-tė Kombėtare tė Kinės, Yang Wenyi mori dy tituj kampion nė stilin e lirė 50 metra dhe nė not shpinė 100 metra, duke vendosur dy rekorde aziatike. Nė prill tė vitit 1988, nė kampionatin e 3-tė aziatik tė notit, Yang Wenyi 16-vjeēare fitoi titullin kampione nė stil tė lirė 50 metra, duke vendosur rekordin e ri botėror. Koha e saj ishte 24 sekonda 98 tė qindtat. Edhe nė stil shpinė 100 metra, Yang Wenyi mori titullin kampione me kohėn 1 minutė 3 sekonda dhe 8 tė qindtat, ky ishte rezultati mė i mirė nė Azi. Krahas kėtyre fitoreje, ajo mori edhe dy tituj kampion nė stafedėn e stilit tė pėrzier 400 metra dhe tė stilit tė lirė 400 metra. Po atė vit nė Lojėrat Olimpike tė Seulit, Yang Wenyi hyri nė fianlen e notit tė stilit tė lirė 50 metra dhe u takua me sfiduesen tjetėr tė fortė, notaren gjermane Kristina Otto me gjatėsi trupore 188 cm. Nė fillim tė garės, nisja e Yang Wenyi-sė kishte qenė e ngadaltė dhe Otto kaloi lehtė nė vendin e parė, por pas pėrpjekjeve tė madhe, kinezja e njohur u afrua me gjermanen, por pėr shkak tė shtatit tė shkurtėr, ajo u radhit nė vendin e dytė me vetėm 15 tė qindtat mė vonė.

Humbja e kėsaj gare tė rėndėsishme e mėrziti Yang Wenyi-nė shumė dhe gjendja e saj shpirtėrore nuk ishte e mirė. Ajo pothuajse largohet nga noti. Me ndihmėn e trajnerit dhe familjes sė saj, Yang Wenyi gjeti pėrsėri besim nė vetėvetė dhe vendosi tė fitojė njė medalje tė artė olimpike. 4 vjet mė pas nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, Yang Wenyi hyri nė finalen e notit tė stilit tė lirė 50 metra bashkė me shoqen e saj Zhuang Yong. Faulli i Zhuang Yong-sė para krismės sė parė tė pistoletės e krijoi njė tension tė madh nė garė dhe e stresoi shumė Yang Wenyi-nė, e cila shpeshherė pati rezultate tė mira nė stėrvitje por nuk u paraqit mirė nė garė. Pas krismės sė dytė tė pistoletės, Yang Wenyi e nisi shumė mirė dhe zuri vendin e parė, duke thyer rekordin botėror, tė mbajtur nga ajo vetė. Nė vitin 1993, nė Lojėrat e para tė Azisė lindore, Yang Wenji fitoi medaljen e artė nė garėn e stilit tė lirė 50 metra dhe mė pas nė Spartakiadėn e 7-tė Kombėtare tė Kinės, ajo mori gjithsej 4 tituj kampion nė stilin e lirė 50 metra, nė flutur 100 metra dhe nė stafetėn e stilit tė lirė 400 metra si dhe nė stilin e pėrzier 400 metra.

Pas kėtyre arritjeve tė mrekullueshme, Yang Wenyi e mbylli pėrfundoi karrierėn e saj sportive nė vitin 1993 dhe shkoi nė Amerikė pėr studime tė mėtejshme. Pas kthimit nė Kinė, ajo ka luajtur njė rol nė njė reklamė tė kompanisė amerikane Pepsi, ėshtė bėrė drejtuese e njė programi sportiv, ka bėrė biznes, etj. Tani, Yang Wenyi punon si presidente e njė kompanie tė Shangait, qė merret me pėrhapjen e sportit. (Jiang Lei)