v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-14 21:27:56    
Rreth depos sė mostrave tė qelizave tė pėrhershme tė kombėsive tė ndryshme tė Kinės

cri
Kohėt e fundit, sektorėt mjekėsorė kinezė deklaruan se, pas mbi 10 vjet pėrpjekjesh, nė qytetin Kunming, kryeqendra e provincės Junan tė Kinės Jugperėndimore, ka pėrfunduar sė ndėrtuari njė depo e qelizave tė pėrhershme tė kombėsive tė ndryshme, e cila do tė japė mostra pėr studimin e gjeneve tė kombėsive tė Kinės edhe pas qindra vjetėsh tė tjerė.

Profesor Ēu Jiahu, kryetari i Institutit Studimor tė Biologjisė Mjekėsore pranė Akademisė Kineze tė Shkencės Mjekėsore dhe pėrgjegjėsi kryesor i kėsaj depoje, tha se Kina ka vendburime tė pasura tė trashėgimisė njerėzore. Meqė tė 56 kombėsitė kineze kanė nė pėrgjithėsi zonat e veta tė banimit tė pėrqendruara, kolonat e kėtyre kombėsive, qė kanė tiparet e veta karakteristike nga anėt e gjenezės dhe tė trashėgimisė, mund tė shėrbejnė si materiale tė pasura pėr studimin e shumėllojshmėrisė sė trashėgimisė njerėzore. Po ta shohim nėn kėtė prizėm, ėshtė plotėsisht e domosdoshme qė tė ndėrtohet njė depo e tillė e qelizave.

"Kolona tė caktuara tė kombėsive tė ndryshme kanė tipare tė ndryshme pėr ngjitjen dhe shėrimin e njė sėmundjeje."

Vitet e fundit, krahas pėrparimit shoqėror, disa kombėsi kineze kanė filluar ta lejojnė martesėn me kombėsi tė tjera dhe shpėrnguljen nė krahina tė tjera, si pasojė, ka rrezik tė zhduken gjenet e pastra tė kėtyre kombėsive. Prandaj, me ndėrtimin e njė depoje tė qelizave tė pėrhershme tė pakicave kombėtare, mund tė ruhet njė sasi e madhe tė dhėnash tė ēmueshme tė trashėgimisė njerėzore pėr Kinėn dhe pėr tė gjithė botėn pėr studimin e gjendjes shėndetėsore dhe tė gjeneve njerėzore, madje mund tė ruhen mostra pėr studimin e gjeneve tė kombėsive edhe pas shumė shekujve. Profesor Ēu tha se po tė mos e fillojmė kėtė punė qė tani, Kina do tė humbė rastin e ruajtjes nė mėnyrė tė plotė tė gjeneve tė pastra tė kolonave tė kombėsive tė ndryshme.

"Qelizat e pėrhershme tė kombėsive tė ndryshme janė tė dhėna shumė tė ēmueshme pėr studimin e disa sėmundjeve tė njerėzimit dhe tė gjeneve tė disa ilaēeve. Ne duhet tė mbrojmė kėto vendburime tė trashėgimisė dhe tė bashkėpunojmė me bashkėsinė ndėrkombėtare. Po bėjmė pėrpjekje pėr pėrsosjen e rregullave tė administrimit tė vendburimeve tė trashėgimisė njerėzore dhe, nė fakt, kemi bėrė punė pėr bashkėpunim brenda vendit dhe pėr bashkėpunim ndėrkombėtar."

Disa grupe banorėsh tė pakicave kombėtare kanė jetuar brez pas brezi nė zona malore dhe nuk kanė patur lidhje me kombėsinė Han, qė pėrbėn mbi 90% tė popullsisė kineze, prandaj ata nuk e marrin vesh fare gjuhėn hane dhe punonjėsit e grumbullimit tė mostrave tė qelizave nuk kanė si tė bisedojnė me ta, dhe as qė mund tė bėhet fjalė pėr t'u mbushur mendjen qė tė na lejojnė t'u marrim gjak si mostra tė qelizave. Punonjėsit tanė detyrohen t'u drejtohen nė radhė tė parė sektorėve lokalė tė shėndetėsisė, me qėllim qė ata tė komunikojnė me kėta banorė nė gjuhėn e tyre. Kėshtu marrja e mostrave tė qelizave arrihet pas shumė pėrpjekjesh tė vėshtira. Duke kujtuar punėn e tij pėr tė grumbulluar mostra tė qelizave nė zonat malore tė pakicave kombėtare tė provincės Junan, zoti Sun Hao tha se, pėr tė siguruar freskinė e mostrave tė qelizave, sa herė qė i merr ato, duhet t'i ēosh pa vonesė nė laboratorin e Kunmingut brenda 48 orėve, duke udhėtuar nė fillim gjysmė dite me makinė nėpėr shtigjet gjarpėruese malore dhe pastaj me aeroplan. Puna e tyre kėmbėngulėse vlerėsohet lart nga shumica e masave. Studentja e kombėsisė manēure, zonjusha Ēen tha:

"Unė jam e mendimit se kjo punė ka rėndėsi shumė tė madhe si pėr zhvillimin e etnologjisė sė vendit tonė, ashtu edhe pėr zhvillimin e gjenetikės dhe tė shkencės mbi jetėn. Jam e mendimit, gjithashtu, se meqenėse njė pjesė e madhe e zonave tė banuara nga pakicat kombėtare janė zona tė largėta dhe tė pazhvilluara ekonomikisht, kushtet mjekėsore nė to janė tė prapambetura, prandaj ėshtė e nevojshme qė sa mė shumė shkencėtarė dhe etnologė tė shkojnė pėr studim nė ato zona, ku ata mund tė kenė bėjnė zbulime tė reja nė lėmė tė shkencės sė jetės."

Gjatė mbi 10 vjetėve, punonjėsit pėrkatės kanė lėnė gjymė nė tė gjitha provincat dhe rajonet e Kinės, simodos nė krahinat e largėta tė banuara nga pakicat kombėtare. Deri tani, ata kanė grumbulluar mostra tė qelizave tė pėrhershme tė 58 kolonave tė 42 kombėsive. Pas studimit tė kėtyre mostrave, shkencėtarėt kanė thelluar mė tej njohurinė e tyre pėr gjenet e sėmundjeve dhe shkakun e ngjitjes sė sėmundjeve dhe kanė arritur progres tė rėndėsishėm nė studimin e gjeneve tė shumė sėmundjeve, siē janė sėmundjet e trashėgueshme tė gjakut dhe sėmundja Parkinson. Nė bazė tė marrėveshjeve tė arritura, ata i kanė dhėnė Qendrės Evropiane tė studimit tė shumėllojshmmėrisė sė gjeneve tė njerėzimit 149 mostra tė qelizave tė pėrhershme, tė cilat kanė arritur plotėsisht standardet ndėrkombėtare, siē vėrtetohet nga analizat e bėra nga pala tjetėn. (Zheng)