v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-14 20:30:40    
Da Yunė qė sistemoi ujėrat nė kohėn e lashtėsisė sė largėt

cri
Siē thuhet nė gojėdhėnė, nė kohėn e lashtėsisė sė largėt ndodhnin shumė shpesh pėrmbytje qė shkaktonin fatkeqėsi, duke pėrlarė shtėpi, duke pėrmbytur toka tė punueshme dhe duke cėnuar jetėn e njeriut. Nė kohėn kur mbreti Yao ishte nė fuqi, u mblodhėn krerėt e zonave tė ndryshme dhe u bėnė konsultime pėr sistemimin e ujėrave. Me propozimin e tyre njėzėri, njė burrė me emrin G?n u ngarkua me kėtė detyrė tė rėndėsishme. Ai, nė krye tė tė gjithėve, punoi 9 vjet, por pėrpjekjet dėshtuan. Mbreti Yao e hoqi atė nga posti drejtues dhe emėroi birin e tij, Da Yu si funksionar tė sistemimit tė ujėrave qė kjo punė tė vazhdonte. Da Yu, duke nxjerrė mėsim nga disfata tė atit, arriti sukses.

Da Yu kuptoi se babai i tij pėrdorte metodėn e bllokimit tė ujėrave duke ndėrtuar diga, por digat shkatėrroheshin shpejt duke u gėrryer nga uji dhe, si rezultat, shkaktoheshin dėme edhe mė tė rėnda. Prandaj ai pėrdori metodėn e shkarkimit tė ujirave duke hapur kanale. Nė krye tė ndihmėsve ai studioi relievin e zonave tė ndryshme duke kaluar male e lumenj. Pastaj ata filluan punimet pėr hapjen e kanaleve tė shkarkimit tė ujėrave.

Kur u ngarkua me kėtė detyrė, Da Yu kishte pak ditė qė ishte martuar dhe e shoqja ishte shtatzėnė. Gjatė 13 vjetėve tė punės pėr sistemimin e ujėrave, ai tri herė kaloi pranė portės sė shtėpisė sė tij, por nuk hyri asnjėherė brenda. Herėn e parė qė ai kaloi pranė shtėpisė bashkė me punonjėsit e tjerė, biri i tij kishte pak ditė qė kisht lindur. Herėn e dytė, e shoqja mori tė birin dhe shkoi nė kantier pėr tė parė atė dhe i biri e thirri atė "baba". Kurse herėn e tretė qė ai kaloi pranė shtėpisė sė vet, i biri ishte dhjetė vjeē e ca . Djali doli te dera dhe i tha babait tė hynte nė shtėpi, por ky iu pėrgjigji: "Shko dhe thuaji nėnės qė tė mė presė. Do tė kthehem, pasi mbaroj kėtė punė."

Kallėzimi pėr Da Yunė, qė gjatė sistemimit tė ujėrave kaloi tri herė pranė shtėpisė sė vet dhe nuk hyri asnjėherė, u trashėgua gojė mė gojė pėr mė se 4000 vjet nė tokėn kineze dhe edhe sot i kėsaj dite populli e vlerėson punėn vetmohuese duke iu referuar shprehjes "si shpirti i da Yusė qė sistemoi ujėrat".