v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-10 18:44:02    
Vendi i televizorit

cri
Pasi kthehet nė shtėpi nga puna, Zhang Yu hap derėn e shtėpisė sė saj nė distriktin Chaoyang dhe merr telekomandėn nė dorė. Ashtu si pėrditė, ajo e hap televizorin nė kanalin BTV5 (Kanali i Pestė i Televizionit tė Pekinit) pėr tė parė spektaklin "Pranė vetes". "Ky program mė mban tė informuar me atė qė ndodh me jetėn e njerėzve tė zakonshėm", thotė Zhang-i. "Por, tė them tė drejtėn, televizori gjithsesi do tė ishte i ndezur. Nuk ndihem mirė nėse nuk dėgjoj zėrin e tij kur ndodhem nė shtėpi". Zhang-i ėshtė si shumė kinezė tė tjerė, nė vendin ku jo shumė kohė mė parė shumė veta nuk kishin televizor, ndėrsa tani ai ėshtė bėrė njė mjet i nevojshėm, njė burim qetėsimi dhe njė dritare e rėndėsishme pėr tė parė botėn.

Kanė kaluar mė tepėr se katėr dhjetėvjeēarė nga 17 marsi i vitit 1958 kur Kina prodhoi televizorin e parė tė saj, por vetėm nė fund tė viteve '70 shumica e familjeve tė zakonshme mund tė kishin njė tė tillė. Para kėsaj kohe aparatet televizive nuk i plotėsonin kėrkesat, por edhe ēmimi i tyre ishte i lartė pėr njė kinez tė thjeshtė. Nė atė kohė Kina nisi politikėn e reformės e tė hapjes, vendi nisi rritjen e shpejtė dhe populli nisi tė ketė pėrmirėsim tė nivelit tė jetesės.

Sot aparatet televizive mund t'i gjesh pothuajse nė ēdo shtėpi kineze. Sipas Ministrisė kineze tė Industrisė sė Informacionit, numri i aparateve televizive tė prodhuara nė Kinė nė vitin 2005 shkoi nė 80 milionė, dhe tani Kina ėshtė prodhuesja dhe konsumatorja mė e madhe e televizorėve nė botė. Njė vėzhgim i fundit i kryer nga Zyra Bashkiake e Statistikave e Pekinit tregon se ēdo banor i qyteteve kalon ēdo ditė mesatarisht 157 minuta pėrpara televizorit.

Shtimi i numrit

Nė vitet '80 tė shekullit tė kaluar, teksa shumė qytetarė kishin tashmė televizorė, shumica dėrrmuese e banorėve tė fshatit ende nuk zotėronin njė tė tillė. Edhe nė Kinėn lindore, njė rajon me njė ekonomi deri diku tė zhvilluar, nė njė fshat mund tė kishte vetėm njė ose dy televizorė. Fshatarėt e ndanin televizorin e tyre me fqinjėt, dhe netėve tė verės bujqit mbushnin oborrin pėr t'u shplodhur pas njė dite pune, dhe i gėzoheshin njė televizori tė vogėl. 

Yang Yufeng, njė 29 vjeēar qė punon si manaxher shitjesh nė njė firmė me investime tė huaja nė Pekin, ėshtė nga njė fshat i vogėl i provincės Zhejiang nė jug tė Kinės. Kur ishte fėmijė, ai shihte televizor nė oborrin e fqinjve. Po tė dėgjonte zėrin e njė televizori, edhe nė mes tė bukės po tė ishte, rendte menjėherė tek oborri i fqinjve ? pa dėgjuar tė ėmėn qė i thėrriste tė mbaronte sė ngrėni. "Dhe nuk ishte as televizor me ngjyra", pranon ai, "por megjithatė ėshtė nga kujtimet mė tė bukura tė fėmijėrisė". Pasi pėrfundoi kolegjin, ai erdhi nė Pekin. Tani ai ka njė televizor 37 inēėsh nė dhomėn e ndenjies tė shtėpisė sė tij tė re, por, pėr ironi, sot nuk ka shumė kohė tė lirė pėr ta shijuar atė.

Qė nga fundi i viteve '80 tė shekullit XX, kur Kina hyri nė periudhėn e rritjes sė shpejtė ekonomike, televizorėt bardhezi u zhdukėn nga shtėpitė dhe vendin e tyre e zunė televizorėt me ngjyra. Rreth vitit 2000 mė shumė se 90 % e familjeve fshatare kishte njė aparat televiziv. Edhe ata qė jetojnė nė zonat e thella malore e marrin tani sinjalin nėpėrmjet satelitit.

Fshati Shantong i Chuanbu-sė, nė provincėn e Guandong-it, i cili ndodhet nė zemėr tė maleve, mė parė nuk mund tė merrte sinjalin pėr shkak tė relievit tė thyer. Por nė 1999, me ndihmėn financiare tė qeverisė qendrore, fshatarėt blenė antena satelitore dhe televizorėt e tyre nisėn tė kishin figurė mjaft tė qartė e tė pastėr.

Teknologjia e re televizive

Nė saje tė zhvillimit teknologjik e tė rritjes sė tė ardhurave si nė qytet, ashtu edhe nė fshat, teknologjitė e reja tė paraqitjes tė plazmės dhe kristalit tė lėngshėm po bėhen gjithnjė e mė tė pranishme. Qė nga shfaqja e parė nė tregun kinez nė vitin 2002, televizorėt me ekran tė sheshtė kanė filluar tė bėhen gjithnjė e mė tė parapėlqyer. Shitjet vjetore tė kėtyre televizorėve tė teknologjisė sė lartė janė rritur nga 38 mijė nė vitin 2002 nė mė shumė se dy milionė nė vitin 2005.

Rritja e shpejtė e popullaritetit tė televizorėve me ekran tė sheshtė ka ardhur sė pari pėr shkak tė ēmimit nė ulje. Ēmimi i njė televizori me njė ekran plazmik me pėrmasė standarde ka rėnė nga rreth 70 mijė juanė (8 700 dollarė) nė rreth 10 mijė juanė (1240 dollarė), njė ēmim i pėrballueshėm pėr shumė banorė tė qyteteve. Sot televizorėt me ekran tė sheshtė shiten pothuaj nė ēdo treg tė pajisjeve elektroshtėpiake nė mbarė vendin. Zheng Min ka ndėr mend tė blejė njė televizor tė tillė. "Televizori qė bleva pesė vjet mė parė ka dalė jashtė mode tashmė", thotė ai. "Duke parė kaq shumė televizorė me ekran tė sheshtė, jam i sigurt qė mund tė gjej diēka me ēmimin qė kėrkoj".

Digjitalizimi

Nė fund tė viteve '90, thuajse nė tė njėjtėn kohė kur televizioni digjital po shfaqej nė vendet e zhvilluara, Kina kishte nisur gjithashtu zbatimin e kėsaj teknologjie. Sidoqoftė, televizioni digjital doli nė dritė jo vetėm prej teknologjisė sė re, por edhe pėr shkak tė stilit tė ri tė jetesės sė popullsisė, etjes sė tyre pėr informacion, argėtim dhe ... kanale tė reja. E kėshtu viti 2004 u quajt "Viti i televizionit digjital" nga Administrata Shtetėrore e Radios, Filmit dhe Televizionit, dhe televizioni digjital nisi tė mbėrrinte edhe nė qytete si Qingdao, Hangzhou dhe Jinyang.

Tani, p. sh., nėpėrmjet televizioneve tė tyre digjitalė, banorėt e Qingdao-s mund tė informohen pėr ēmimet e frutave e tė perimeve, mund tė paguajnė faturat e ujit e tė energjisė elektrike, tė bėjnė transferta bankare e madje edhe tė blejnė. Sipas statistikave, numri i pėrdoruesve tė televizioneve digjitale nė vitin 2005 arriti nė 30 milionė.

Teknologjia e ardhshme

Falė zhvillimit tė teknologjisė 3G, kanė nisur tė dalin nė dritė lloj-lloj pajisjesh tė reja, si p. sh. telefonat celularė me televizor. Nė Ditėn e Vitit tė Ri 2005, "China Mobile" (Shangai ) dhe "Shangai Media Group" transmetuan tė parėn telenovelė pėr pėrdoruesit e celularėve. Tani ka 12 kanale pėr celularėt, ndėrsa pėrdoruesit e celularėve me televizor i kanė kaluar 170 mijė vetat anekėnd Kinės. Njėri syresh ėshtė Lei, njė tifoz 17-vjeēar futbolli dhe nxėnės nė njė shkollė private nė Shangai. "Ėshtė madhėshtore tė kesh mundėsi tė shohėsh ndeshje sa herė tė duash", shprehet ai.

Nė Kinėn e ditėve tė sotme, videot me ekran tė sheshtė LCD i ndesh kudo ? thuajse nė tė gjithė autobusėt, supermarketet, shitoret dhe nė disa trena tė rinj. Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i teknologjisė po bėhet pjesė e qenies sonė tė pėrditshme. Teksa jeta e njerėzve po bėhet gjithnjė e mė e shpejtė, teknologjia duket se qėndron njė hap pėrpara, duke joshur blerėsit me zbulimet mė tė fundit tė teknologjisė sė lartė nė fushėn e zbavitjes e tė informacionit. Mė tė vegjėl, mė tė hollė, mė tė shpejtė, mė tė sheshtė, mė lehtė tė pėrdorshėm ... Ku do tė pėrfundojė e gjithė kjo? Apo nuk do tė pėrfundojė ndonjėherė? (Artani)