v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-03-01 20:04:31    
Skiatori kinez Han Xiaopeng fitoi pėr Kinėn medaljen e parė tė artė olimpike nė sportet e dėborės

cri

dėgjoni 

Mė 23 shkurt sipas orės sė Italisė, nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos, skiatori kinez Han Xiaopeng u shpall kampion nė garėn e teknikave nė ajėr tė stilit tė lirė pėr meshkuj. Kjo ėshtė medalja e parė e artė olimpike e Kinės nė sportet e dėborės dhe gjithashtu medalja e parė e artė olimpike e njė sportisti mashkull kinez. Atėherė si u hap kjo faqe e re historike dhe si e arriti Kina tė ketė kėtė pėrparim? 

22 shkurti ishte njė ditė dėshpėrimi pėr skiatoret kineze tė teknikave nė ajėr tė stilit tė lirė. Ato kanė epėrsi tė madhe ekipore nė kėtė disiplinė, por asnjėra prej tyre nuk mundi tė fitonte medalje ari olimpike. Tė rrethuar nga psherėtimat, askush nuk e parashikonte se medalja e artė nė kėtė disiplinė pėr meshkuj do tė fitohej nga njė kinez vetėm njė ditė mė vonė. Mė 23 shkurt, nė finalen e teknikave nė ajėr tė stilit tė lirė pėr meshkuj, skiatori Han Xiaopeng, qė u radhit nė vendin e parė nė garėn fillestare, zbriti qėndrueshėm nė dy kėrcimet e tij. Megjithėse veprimet e tij nuk ishin tė njė shkalle tė lartė vėshtirėsie, prapėseprapė zbritjet e mrekullueshme e gjitėn atė nė podin e kampionit. Ndėrkohė, skiatori kanadez Uarren Soldis dhe ai amerikan Xheret Peterson, qė vepruan nė shkallė tė lartė vėshtirėsie, nuk u pėrfshinė as nė 3 vendet e para si pasojė tė dėshtimit nė zbritje.

Medalja e artė e Han Xiaopeng-it ėshtė e dyta medalje ari e delegacionit kinez nė Torino. Kryetari i Komitetit Olimpik tė Kinės. Liu Peng e vlerėsoi lart rėndėsinė e kėsaj medaljeje. Ai tha:

"Kjo medalje ari u fitua me aq shumė vėshtirėsi dhe ėshtė shumė e shtrenjtė. Ky ėshtė rezultati i pėrpjekjeve tė disa brezave kinezė."

Trajneri kryesor i ekipit tė Kinės, kanadezi Dustin Uilson u shpreh se mė parė ai nuk e kishte ēuar kurrė nėpėr mend qė Kina do tė shpallej kampion nė kėtė disiplinė pėr meshkuj, por fakti vėrteton potencialin e ekipit kinez dhe drejtėsinė e taktikės sė tij. Ai tha: 

"Ky ėshtė njė gėzim krejt i papritur. Unė flas pėr faktin se pėr ne shkalla e vėshtirėsisė nuk ėshtė mė e larta, por jemi treguar tė zgjuar qė e kemi pėrqendruar vėmendjen nė zbritje. Kjo ėshtė arsyeja e suksesit tonė."

Edhe pėrpjekjet individuale tė Han Xiaopeng-it nuk duhen lėnė mėnjanė. Ky djalė 23 vjeēar nuk ishte shpallur kampion nė turnetė e Kupės Botėrore dhe rezultati i tij mė i mirė ishte vendi i 3-tė nė renditjen botėrore. Por ky djalosh i zellshėm, i shkathėt dhe me cilėsi tė mira psikologjike nxori mėsim nga dėshtimi i skiatoreve kineze dhe krijoi mrekullinė e vet. Ai tha se keqardhjet e skiatoreve e nxitėn atė tė pėrpiqej tė realizonte ėndrrėn qė Kina ushqente prej kohėsh nė sportet nė dėborė.

"Nė garėn e djeshme pėr femra, fryma e tyre e luftarake mė ka lėnė pėrshtypje tė thellė dhe ia vlen tė mėsoj nga ato. Por rezultati i tyre mė erdhi keq. Pra, pas garės mendova nėse do tė arrij ta realizoj ėndrrėn e disa brezave tė kinezėve pėr sportet e dėborės. Sot, krejt pa pritur nga tė gjithė, e realizova me tė vėrtetė kėtė ėndėrr!"

Medalja e Han Xiaopeng-it ishte njė gėzim i "papritur", por ajo pasqyron nė mėnyrė objektive drejtimin e pėrpjekjeve tė Kinės nė disiplinėn e teknikave nė ajėr tė stili tė lirė, dmth, ndėrkombėtarizmin. Qysh nga viti 2004 kanadezėt Dustin Uilson dhe Lucinda Tomson filluan tė punonin pėrkatėsisht si trajner kryesor dhe ai i energjisė trupore tė ekipit kinez. Funksionar pėrkatės i Drejtorisė Shtetėrore tė Sportit tė Kinės, z. Ren Hongguo ėshtė i mendimit se kėta trajnerė tė huaj i kanė sjellė ekipit kinez koncepte krejtėsisht tė reja dhe tė pėrparuara, tė cilat kanė favorizuar dhe do tė favorizojnė mė tej skiatorėt kinezė nė kėtė disiplinė. Ai tha:

"Kanadaja ėshtė vendi i parė qė zhvilloi rrėshqitjen e skive tė stilit tė lirė. Trajnerėt e huaj kanė sjellė koncepte tė pėrparuara nė Kinė dhe skiatorėt kinezė njohin kėtė disiplinė nė mėnyrė krejt tė re. Ata filluan tė mėsojnė se rrėshqitja me ski ėshtė jo vetėm njė sport, por edhe kulturė. Krahas stėrvitjeve tė zellshme, duhet ta konsiderojnė kėtė sport si dėfrim. Nė kėtė mėnyrė, ka ndryshuar gjendja shpirtėrore e sportistėve. Nė kėtė disiplinė, ne duhet tė ndjekim rrugėn e ndėrkombėtarizimit dhe faktet tregojnė se kjo ėshtė njė rrugė e suksesshme."

Nga mėsimet e kaluara deri nė suksesin e sotėm, Ren Hongguo parashikon me vetėbesim se pas kėsaj medaljeje ari, do tė vijė sė shpejti "pranvera" e sporteve tė dėborės tė Kinės. (Wang Lei)