|
Para 14 vjetėve, Feng Juni ishte njė tregtar i vogėl qė shiste paisje kompjutri, si mausė, kiborde etj. nė tregun e produkteve elektronike. Ndėrsa sot ai ėshtė bėrė drejtor i pėrgjithshėm i njė shoqėrie me vėllimin vjetor tė shitjes prej 2 miliardė juanėsh. Produktet digjitale tė markės Aigo tė shoqėrisė sė tij kanė shpartalluar markat e njohura tė Koresė sė Jugut dhe tė Japonisė, qė kishin monopolizuar pėr shumė vjet tregun kinez.
Feng Juni 36 vjeēar me trup tė shkurtėr ka fytyrė tė rrumbullakėt dhe zė kumbues. Pas mbarimit tė studimeve nė Fakultetin e arkitekturės tė Universitetit Qinghua nė vitin 1992, ai krijoi nė "zonėn tekniko-shkencore Zhong Guancun tė Pekinit", tė quajtur "lugina e siliciumit" e Kinės, njė shoqėri tė vogėl, qė shiste mausė, kiborde etj. me pak fitime. Duke folur pėr shkakun e zgjedhjes sė kėtij profesioni, ai tha:
"Pėr ne, studentėt e diplomuar nė vitin 1992, shansi mė i mirė i zhvillimit ishte nė degėt elektronike, sepse zhvillimi i vrullshėm i kompjutrave atėherė na krijoi mundėsi pėr tė filluar punė nė kėtė profesion."
Nė vitin 1993, ai krijoi Shoqėrinė e shkencės dhe tenologjisė digjitale Huaqi dhe qysh nga fillimi, rritja e vėllimit vjetor tė shitjes sė kėsaj shoqėrie e kaloi pėr disa vjet me radhė 60%-in. Por Feng Juni e kishte tė qartė se vetėm me shitjen e produkteve tė vogla elektronike si mausė, kiborde etj. Shoqėria Huaqi nuk mund tė shtonte aftėsinė konkurruese dhe tė kishte zhvillim tė gjatė.
Nė vitin 1999, me zhvillimin e internetit dhe me popullarizimin e kompjutrave, nė tregun kinez kėrkoheshin shumė produkte digjitale. Pas studimeve serioze, Shoqėria e Feng Junit bėri investime nė studimin dhe prodhimin e disqeve U dhe krijoi markėn Aigo, produktet e sė cilės janė mirėpritur nga dikasterėt qeveritarė, institucionet tekniko-shkencore dhe konsumatorėt e tjerė. Fill pas kėsaj Feng Juni iu pėrvesh menjėherė punės pėr studimin dhe prodhimin e disqeve MP3 (media plejer). Ai tha:
"Nė vitin 1999, kemi marrė shumė fitime nga prodhimi i disqeve U dhe kėto fitime i kemi hedhur nė studimin dhe prodhimin e disqeve MP3."
Disqet MP3 tė markės Aigo tė Shoqėrisė Huaqi e thyen monopolin e mbajtur pėr njė kohė tė gjatė nė tregun kinez nga disqet MP3 tė markave tė njohura jugkoreane dhe japoneze, dhe nė vitin 2004, njė vit pas hedhjes nė treg, vėllimi i shitjes sė tyre zuri vendin e parė nė tregun kinez.
Z. Chen Lijun qė ka punuar pėr 3 vjet nė Shoqėrinė Huaqi dhe qė pėrgjigjet kryesisht pėr prodhimin dhe pėrhapjen e disqeve MP3, duke folur pėr sukseset e arritura me kėto produkte nė tregun kinez, tha:
"Nė kr ahasim me markat e huaja, disqet MP3 tė markės Aigo pėrputhen mė tepėr me zakonet e kinezėve pėr nga struktura, pamja e jashtme dhe manovrimi i tyre."
Z. Chen tha se pėr tė shtuar aftėsinė konkurruese tė disqeve MP3 nė tregun ndėrkombėtar, Shoqėria Huaqi ka hapur edhe njė faqe elektronike nga ku shkarkohet muzika pėr MP3. Tani produktet e tyre eksportohen nė Angli, Francė, SHBA dhe vende e rajone tė tjera tė botės.
Nė vitin 2005, Shoqėria Huaqi prodhoi disqet e radhės MP4, nė tė cilat ėshtė shtuar funksioni i videofrenkuencės. Me tė dalė nė treg, kėto produkte u mirėpritėn ngrohėtėsisht si brenda ashtu edhe jashtė vendit.
Z. Pan An punon nė njė shqoėri tė Pekinit dhe gjatė rrugės pėr tė shkuar nė punė, ai dėgjon muzikė me MP3 tė markės Aigo, muzika e lehtėson shumė. Ai tha se do tė blejė edhe njė MP4.
"MP4 ėshtė njė produkt i vogėl, i bukur dhe manovrohet lehtė, jo vetėm mund tė dėgjoj muzikė pas punės, por edhe mund tė shikoj videomuzikėn."
Siē mėsohet, tani disqet U tė markės Aigo kanė zėnė 30% tė tregut kinez tė produkteve tė tilla. Sistemi shumė i qartė i inēizimit tė markės Aigo u ka rezistuar edhe provave tė mjedisit kozmik, duke i shėrbyer anijes kozmike me pilotė "She nzhou 6 ".
Nė fund tė vitit 2005, Shoqėria Huaqi studioi dhe prodhoi nė mėnyrė autonome fotoaparatet digjitale me 8 milionė piksel qė kanė arritur cilėsi tė pėrparuar ndėrkombėtare.
Lidhur me zhvillimin nė tė ardhmen, Feng Juni u shpreh se qėllimi i tij ėshtė qė produktet digitale tė Shoqėrisė Huaqi tė eksportohen nė ēdo skaje tė botės, nė mėnyrė qė konsumatorėt e mbarė botės tė njohin produktet e markave kineze, qė marka Aigo tė bėhet njė markė ndėrkombėtare pėr tė cilėn tė krenohet populli kinez. (Pina)
|