Tė dashur miq, siē e dini, faqja elektronike e redaksisė sė gjuhės shqipe: al.chinabroadcast.cn u krijua nė fund tė vitit 2003 dhe qė nga ajo kohė, gjithnjė e mė shumė pėrdorues tė internetit nga tė katėr anėt e botės qė kanė interesa tė dinė mė shumė rreth Kinės dhe Shqipėrisė filluan tė na shkruajnė.
Nėpėrmjet shkėmbimit tė mendimeve me letra, ne kemi forcuar miqėsinė dhe kemi thelluar njohjen midis njėri tjetrit. Dhe nė kėtė artikull, do t'ju prezatojmė njė pėrfaqėsues prej tyre qė gjendet nė vende tė huaja.
Ndėrsa, z. Agim Deba, ėshtė njė shqiptar nė SHBA. Rastėsisht ai e pa faqen tonė elektronike dhe na shkroi menjėherė njė letėr tė gjatė pėr tė treguar ndjenjat e tij ndaj Kinės sė sotme dhe pėr mbresat e amerikanėve pėr Kinėn. Ai shkruan kėshtu:
"Jam nder ata miq te kines qe gezohen sinqerisht per ē'do arritje tė Kinės.Une jetoj qe prej dhjete vjetesh ne New York te SHBA-sė dhe nganjehere e ndiej veten se jam ne Kine!
New York-u ka shume lagje kineze dhe veēanėrisht ne pjesėn e poshtme te Manhattanit ku gjendet nje komunitet i madh kinez. Lagja quhet Chinatown, une e vizitoj shpesh kete lagje, po ashtu ne bruklin eshte nje lagje shume e madhe kineze qe shtrihet ne kufi me Bay Ridge dhe qe kap nje territor saē eshte qyteti im i Korces ne Shqiperi. Ne qender te kesaj lagjeje eshte nje dyqan gjigant me emrin Hong Kong ku une zakonisht bej pazarin diten e diel. Prodhimet kineze i preferoj shume dhe shoh se edhe shume amerikane i preferojne ato per cilesine e larte dhe cmimet e ulėta me sherbim te mire. Po ashtu, une frekuentoj shume edhe restorantet kineze dhe gatimet e tyre te shumellojshme e te mira. Kam vene re se shume amerikane per supper (qe eshte nje vakt para darke) preferojne ushqime kineze.
Gjeja tjeter qe me bie shume ne sy eshte se, tere Amerika eshte e mbushur me prodhime Made in China dhe jo vetem Amerika por e tere bota. Kina keshtu eshte nje furnizuese e pashoqe e artikujve te konsumit te perditshem dhe pa pranine e saj une do ta quaja boten bosh. Se fundi, e falenderoj Radion e Jashtme tė Kinės per programin e saj shume te pasur dhe teper terheqes. "
Tė dashur lexues, ju bėra njė prezantim tė shkurtėr tė disa tregime tė shqiptarėve jashtė vendit. Herėn tjetėr, do tė vazhdoj t'ju flas pėr disa shqiptarė tė tjerė. Nėse njihni njerėz tė tillė ose tregime tė tyre dhe dėshironi t'i ndani bashkėrisht me dėgjuesit e tjerė, ju ftoj tė vizitoni uebsajtin tonė: al.chinabroadcast.cn, ose tė mė shkruani nė adresėn e postė elektronike:albanian@chinabroadcast.cn (Ēan Yean)
|