v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-22 18:56:46    
Wang Xuan dhe shpikja e tij e "sistemit tė fotoradhitjes lazer-skangrafike tė hieroglifėve kinezė"

cri

Shkencėtari i famshėm kinez Wang Xuan, me shpikjen e tij tė "sistemit tė fotoradhitjes lazer-skangrafike tė hieroglifėve kinezė", ndryshoi nga themeli tė ardhmen e industrisė sė shtypit tė hieroglifėve nė Kinė dhe nė botė. Vdekja e tij e papritur pak kohė mė parė u ngjalli kinezėve kujtimin e pafund, madje edhe kryetari i shtetit i Kinės Hu Jin Tao mori pjesė nė mitingun e nderimit tė kujtimit tė tij. Nė rubrikėn e sotme, po ju njohim me jetėn dhe veprimtarinė e kėtij shkencėtari.

Wang Xuan lindi 70 vjet mė parė nė njė familje intelekturali tė Shangait, qyteti mė i madh industrial dhe tregtar nė Kinė. Qė nė fėmijėri, ai tregoi interes tė madh pėr matematikėn. Nė vitin 1954, ai mori pjesė nė provimet e konkurrimit pėr pranimin e studentėve, duke u regjistruar nė fakultetet e matematikės tė tre universiteteve, dhe mė nė fund, u pranua nė fakultetin e matematikės tė Universitetit tė Pekinit, qė ėshtė universiteti mė i famshėm nė Kinė. Pasi u diplomua, ai filloi tė punonte nė Universitetin e Pekinit pėr hulumtime shkencore dhe pėr punėn e mėsimdhėnies nė lėmin e pėrdorimit tė kompytereve dhe u bė njė ekspert nė kėtė fushė.

Zoti Liu Qiuyun, qė bashkėpunoi pėr njė kohė tė gjatė me Wang Xuan, tha nė njė intervistė se, pjesa mė e madhe e intelektualėve tė pėrgatitur nė vitet 50 tė shekullit tė 20-tė, qė ishin vitet e para tė Republikės sonė Popullore, janė tė brumosur me frymėn e vėnies sė interesave tė atdheut nė plan tė parė dhe tė kontributit me tė gjitha forcat dhe talentin e vet pėr tė mirėn e atdheut. Wang Xuan ka qenė pikėrisht njė person qė, me veprimet e tij konkrete, mishėroi kėtė frymė.

"Wang Xuan synonte gjithmonė qė tė mos i runte arritjet e hulumtimeve shkencore nė faqet e dizertacioneve, por t'i hidhte ato nė shoqėri si mallra tė tregtisė dhe t'i shndėrronte ato nė forca tė efektshme prodhuese shoqėrore, nė mėnyrė qė ato t'i japin shkas progresit shoqėror."

Nė vitet 70 tė shekullit tė fundit, Wang Xuan caktoi teknikėn e trajtimit tė informacioneve me hieroglifė kinezė si temė kryesore e hulumtimeve tė tij shkencore. Nė ato vite, ashtu si nė vendet e tjera tė botės, edhe nė Kinė vazhdonte tė pėrdorej teknika e shtypit me shkronja tė derdhura nė plumb. Wang Xuan ishte i mendimit se ajo teknikė e shtypit kėrkonte punė intesive dhe shkaktonte ndotje tė rėndė tė mjedisit, kurse rendimenti i punės pėr radhitjen e shkronjave ishte i ulėt. Ai deshi tė ndryshonte atė gjendje. Aso kohe, disa persona nė vende tė tjera po studjonin pėr krijimin e njė sistemi tė radhitjes me kompyter tė shkronjave tė shtypit. Por ndryshe nga gjuhėt e transkruptimit, gjuha kineze ėshtė njė gjuhė me hieroglifė figurativė si bazėn e tė shkruarit, prandaj ishte njė problem i vėshtirė pėr tė gjithė botėn qė tė shndrroheshin hieroglifėt kinezė nė "gjuhėn e kompyterit" dhe tė realizohej radhitja e hieroglifėve me kompyter. Pas njė sėrė studimesh tė zellshme, Wang Xuan nxorri nė pah projektin e tij.

"Atėherė unė parashtrova njė projekt, nė bazė tė tė cilit, figurat e tė shkruarit tė hieroglifėve kinezė mund tė shfaqen nėpėrmjet matematikės. Meqenėse mendimi im ishte ende nė letėr, disa thoshnin me ironi se unė po bėja njė lojė me matematikėn. Por unė isha vendosmėrisht i bindur pėr drejtėsinė e projektit tim."

Projekti i Wang Xuan ishte projekti i shifrimit tė plotė. Nėn drejtimin e tij, u eksperimentua nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe, mė nė fund, u prodhua nė vitin 1979 kompyteri i parė i "sistemit tė fotoradhitjes lazer-skangrafike tė hieroglifėve kinezė". Nė vitin 1985, ky sistem u vu nė pėrdorim zyrtarisht nė Agjensinė kineze tė lajmeve Hsinhua.

Me kontributin e tij tė madh pėr shoqėrinė, ai fitoi ēmimin shtetėror kinez tė patentės sė shpikjes, ēmimin e shkencės tė UNESKO-s, ēmimin mė tė lartė shtetėror tė shkencės dhe teknikės tė Kinės dhe nder tė tejra tė veēanta. Duke folur pėr suksesin e tij, Wang Xuan tha se suksesi i tij nė fushėn tekniko-shkencore u arrit nė saje tė tre faktorėve:

"Mua mė duket se suksesi varet nga tre faktorė, nga fuqia vėzhguese, nga dashuria maniake pėr shkencėn dhe nga fryma e bashkėpunimit kolektiv. Kėta janė tre faktorė tė rėndėsishėm, sidomos, fuqia vėzhguese ėshtė njė faktor veēanėrisht i rėndėsishėm pėr njė shkencėtar."  (Zheng)