v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-22 20:46:57    
Wang Meng fitoi medaljen e parė tė artė pėr delegacionin kinez nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos

cri

dėgjoni

Mė 15 shkurt nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos, nė garėn e patinazhit tė shpejtė nė pistė tė shkurtėr 500 metra pėr femra, e reja kineze Wang Meng fitoi medaljen e parė tė artė, pėr delegacionin kinez nė kėto lojėra. Por si e fitoi Wang Meng kėtė medalje tė artė dhe cila ėshtė kjo sportiste? 

Wang Meng, qė nuk ka mbushur ende 21 vjeēe, mori pjesė pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike. Pavarėsisht nga mosha e re, ajo duhej tė kalonte njė provė tė vėshtirė nė Lojėrat Olimpike Dimėrore, dmth. asaj i binte barra qė tė fitonte medaljen e artė nė patinazhin e shpejtė nė pistė tė shkurtėr 500 metra pėr femra. Nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė vitit 2002 nė Salt-Leik-Siti, patinatorja kineze Yang Yang fitoi medaljen e parė olimpike pėr sportet dimėrore kineze. Edhe gjatė 4 vjetėve pas atyre lojėrave, potenciali i pėrgjithshėm i Kinės nė kėtė disiplinė ka qenė mė i fuqishėm se i vendeve tė tjera. Prandaj fitimi i medaljes sė artė nė kėtė disiplinė nė Torino u konsiderua si detyrė qė duhet kryer. Wang Meng u radhit nė vendin e parė pėr numrin e pėrgjithshėm tė pikėve nė kėtė sezon tė Kupės Botėrore dhe u konsiderua nga shumė njerėz si konkurruesja mė me potencial pėr fitimin e medaljes sė artė. Duke qenė se tė tjerėt mbanin aq shumė shpresė tek ajo, Wang Meng e ndjeu veten nervoze. Nė njė intervistė pas garės, Wang Meng tha:

"Ndoshta ngaqė ishte hera e parė pėr mua qė merrja pjesė nė Lojėrat Olimpike, e ndjeva veten nervoze. Gjatė intervistave nė Kinė para Lojėrave Olimpike, unė i thashė shtypit se nuk isha nervoze dhe s'kisha asnjė presion. Por kur erdha me tė vėrtetė nė pistėn e Lojėrave Olimpike, zbulova se Olimpiada ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga Kupa Botėrore dhe Kampionati Botėror."

Pėr shkak tė nervozizmit, Wang Meng nuk mund tė ēlirohej qysh nė garat fillestare. Megjithėse ajo i tha vetes se ishte diēka e lehtė, prapėseprapė, atmosfera e Lojėrave Olimpike e solli pak a shumė ethe kėtaj vajze me karakter djali. Mė 15 shkurt, nė gjysmė finale Wang Meng ishte mė nervoze se kurrė, pasi dy rivalet e saj kryesore, bullgarja Evgenia Radanova dhe kanadzeja Kalina Roberg ishin nė tė njėjtin grup me tė. Njėra prej tyre pa tjetėr do tė pėrjashtohej nga finalja, ndėrsa Wang Meng zuri korsinė e 3-tė, korsia mė e keqe. Pėrballė kėsaj prove serioze, Wang Meng e hoqi barrėn shpirtėrore qė e rėndonte. Me tė nisur gjysmė-finalja, ajo theu me guxim bllokimin midis Radanovės dhe Robergut dhe zuri vemd mė krye. Mė nė fund, Wang Meng hyri normalisht nė finale, ndėrsa Roberg u eliminua. Trajneri i Wang Meng-ut, Yi Ming ėshtė i mendimit se rėndėsia e gjysmė-finales ėshtė jo vetėm eliminimi i njė rivaleje tė fuqishme, por edhe fitorja mbi Radanovėn, mbajtėse e rekordit botėror, gjė qė i dha goditje vetėbesimit tė rivales. Yi Ming tha:

"Me tė fituar nė gjysmė finale, kishim besim mbi 50% pėr shpalljen kampion."

Fakti tregoi se paraqitja e guximshme e Wang Meng-ut nė gjysmė finale hodhi njė bazė tė mirė pėr fitoren e saj nė finale. Nė finalen, Radanova nuk kishte rast tė dukshėm pėr ta kaluar Wang Meng-in, ndėrsa Wang Meng, qė zuri me short korsinė e parė, korsinė mė tė favorshme, zuri vendin e parė qysh nga pikėnisja deri nė fund.

Duke mposhtur nervozizmin e vet dhe rivalet, e reja Wang Meng fitoi medaljen e artė nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos pėr veten dhe pėr delegacionin kinez.

Pas fitores, e reja Wang Meng tregoi gjakftohtėsi. Ajo tha:

"Duhet tė jem e qetė, sepse para 25 shkurtit do tė marr pjesė nė gara nė 3 disiplina, veēanėrisht stafeta 3000 metra do tė jetė mė e rėndėsishmja. Unė sė bashku me shoqet e mia do tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat pėr tė fituar sa mė shumė medalje ari pėr Kinėn." (Wang Lei)