v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-20 19:08:13    
Sektori i shėrbimeve nė Kinė

cri

Sektori i shėrbimeve tani ėshtė njė forcė kryesore nxitėse pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė disa vende tė zhvilluara vlera e shtuar e sektorit tė shėrbimeve pėrbėn mbi 60% tė GDP-sė. Vitet e fundit, sektori i shėrbimeve, si ai ushqimor, i shitjes me pakicė, turizmit, financave, furnizimit me mallra etj. ka patur zhvillim tė shpejtė edhe nė Kinė.

Kohėt e fundit, zj. Li Hui qė punon nė qytetin Shenzhen nė jug tė Kinės ėshtė shumė e gėzuar, sepse ajo ka zbuluar se mund ta porositė ushqimin nėpėrmjet internetit dhe ta shijojė ate nė shtėpi:

"Nė ditėt e pushimit nuk dua tė gatuaj vetė e as tė ha jashtė shtėpisė. Kam dėgjuar se mund tė porositen gjellė nėpėrmjet internetit. Nė fillim shkruan direkt emrat e gjellėve, pstaj tė dalin menjėherė restorantet pėrkatėse, ėshtė shumė e lehtė."

Zj. Li tha se porositja e gjellėve me telefon nė tė kaluarėn nuk ishte kaq e mirė dhe e lehtė sa nė internet. Kėtu mund tė gjesh adresėn e restorantit, listėn e gjellėve, ēmimet, konsumin mesatar pėr frymė, ulje ēmimesh etj., kėshtu mund tė sigurioni njė njohje tė pėrgjithshme dhe tė bėni krahasim.

Sot nė Kinė ka edhe shumė lloje tė tjera shėrbimesh qė krijojnė lehtėsira tė mėdha pėr jetėn e njerėzve. Kėshtu p.sh. porositja e biletave tė aeroplanit dhe tė trenit me telefon dhe nė internet. Biletat do tė sillen nė vendin e caktuar sipas adresės qė jepet. Ka edhe institucione tė posaēme qė kryejnė shėrbime tė hollėsishme pėr blerjen e mallrave, pėr tė ftuar mėsues shtėpijakė dhe pastruese etj.

Shtimi i kėrkesave tė njerėzve pėr shėrbimet e ndryshme shoqėrore me shtimin e tė ardhurave tė kinezėve ka nxitur zhvillimin e sektorit tė shėrbimeve nė Kinė.

Zhvillimi i sektorit tė shėrbimeve jo vetėm ka krijuar lehtėsira pėr jetėn e kinezėve, por ka nxitur edhe zhvillimin e prodhimit dhe biznesit tė ndėrmarrjeve. P.sh. shėrbimet e reja qė kanė dalė nė Kinė si biznesi nė zinxhir, furnizimi i planifikuar me mallra, biznesi elektronik etj. kanė luajtur rol tė madh aktiv nė uljen e kostos sė ndėrmarrjeve tė prodhimit, nė ngritjen e efektivitetit tė biznesit, nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve tė ndėrmarrjeve financiare etj.

Grupi "Mjellma e vogėl", njė ndėrmarrje e aparateve elektriko- shtėpiake qė prodhon kryesisht makina larėse, shet nė vit 4 milionė makina larėse. Dikur produktet e saj transportoheshin me automjetet e ndėrmarrjes sė vet, kostoja e transportit ishte shume e lartė.

Nė vitin 2001, ky grup bashkė me njė ndėrmarrje tjetėr tė aparateve elektriko-shtėpiake formuan njė shoqėri profesionale tė furnizimit me mallra, e cila jo vetėm harton planin e transportit dhe transporton produktet e grupit "Mjellma e vogėl", por edhe pėrcakton sasinė dhe kohėn mė tė mirė tė magazinimit tė produkteve. Kėshtu ėshtė pakėsuar kostoja e transportit dhe ėshtė ngritur efektiviteti ekonomik.

Sipas tė dhėnave statistikore, deri nė shtator tė vitit tė kaluar, vlera e shtuar e sektorit tė furnizimit me mallra i kaloi tė 680 miliardė juanėt, duke u shtuar 4% nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2004.

Pak kohė mė parė, nė bazė tė regjistrimit ekonomik kombėtar, Drejtoria Shtetėrore e Statistikave e Kinės e rishikoi shifrėn e GDP-sė tė vitit 2004. Statistikat e reja tregojnė se GDP-ja e vitit 2004 arriti nė 16 trilionė juanė, duke u shtuar 23 milionė juanė nė krahasim me shifrėn e mėparshme. 90% e vlerės sė shtuar janė nga sektori i shėrbimeve. Tani vlera e shtuar e sektorit tė shėrbimeve zė 41% tė GDP-sė nga 32% qė ishte mė parė.

Drejtori i Drejtorisė Shtetėrore tė Statistikave tė Kinės z. Li Deshui shprehu mendimin se shtimi i peshės specifike tė sektorit tė shėrbimeve tregon nga njėra anė se struktura e rritjes ekonomike tė Kinės ėshtė bėrė mė arsyeshme dhe mė e shėndetshme.

"Pak kohė mė parė nė botė qe pėrhapur thėnia se rritja e ekonomisė kineze mbėshtetet kryesisht tek industria dhe eksporti i fuqishėm. Kjo nuk duhet tė gjykohet nė mėnyrė tė thjeshtė. Nga rezultati i regjistrimit ekonomik del se sektori i shėrbimeve ka merita tė pamohueshme pėr nxitjen e rritjes sė ekonomisė kineze."

Sigurisht gjatė zhvillimit tė shpejtė tė sektorit tė shėrbimeve nė Kinė, kanė dalė edhe shumė probleme qė duken kryesisht nė cilėsinė e shėrbimeve, nė nivelin e ulėt cilėsor tė punėtorėve nė kėtė sektor etj., sidomos nė fushat e shėrbimeve qė kanė lidhje tė ngushtė me jetėn e banorėve.

Lidhur me problemet qė ekzistojnė nė zhvillimin e sektorit tė shėrbimeve, personalitetet pėrkatėse vunė nė dukje se pėr ngritjen e nivelit tė shėrbimeve tė Kinės, ndėrmarrjet duhet tė jenė kėrkuar mė tė rreptė ndaj vetes dhe qeveria duhet tė hartojė ligjin dhe rregulloren pėrkatėse pėr tė standartizuar veprimet e tregut. Sektori i shėrbimeve ka pasur zhvillim tė madh nė Kinė, por nė krahasim me shumė vende tė zhvilluara, pesha e tij specifike nė ekonominė kineze ėshtė ende e ulėt. Prandaj, nė Kinė duhet tė shpejtohet reforma e sistemit tė sektorit tė shėrbimeve dhe e fushave pėrkatėse dhe duhet tė inkurajohet konkurrenca e tregut. Krahas zhvillimit tė sektorit tradicional ushqimor, tė shitjes me pakicė, turizmit etj., duhet tė shpejtohet edhe zhvillimi i sektorit modern tė shėrbimeve, si i sektorit financiar, tė informacioneve, tė furnizimit me mallra etj. (Pina)