v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-15 18:44:50    
Pėrpjekje pėr pakėsimin e shpenzimeve tė mjekimit

cri
Shpenzimet e mėdha tė mjekimit dhe tė ilaēeve janė bėrė sot njė temė e nxehtė e bisedave nė Kinė. Nga tė dhėnat e njė ankete tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės del se mbi 80% e kinezėve janė tė mendimit se pėrqindja e shpenzimeve tė mjekimit dhe tė ilaēeve nė shpenzimet e pėrgjithshme tė familjeve ėshtė dyfishuar kundrejt 10 vjetėve mė parė. Pėrballė kėtyre shpenzimeve, qė shtohen gjithnjė e mė shumė, mjaft pacientė ndalin hapat para portave tė spitaleve.

Nė provincėn Hejlongjiang tė Kinės Verilindore, njė i sėmurė, qė vuante nga kanceri nė limfė, u shtrua nė spital pėr dy muaj dhe shpenzoi 5 milionė juanė, afėrsisht 620 mijė dollarė amerikanė. Por njė pagesė kaq e shtrenjtė nuk e shpėtoi jetėn e tij. Njoftimi i Mediave kineze pėr kėtė ēėshtje ngjalli jehonė tė madhe nė shoqėrinė kineze. Kjo ngjarje zbuloi plotėsisht problemin serioz nė kėtė drejtim.

Shumė shtetas kinezė thonė se, pėr shumicėn e banorėve kinezė, qė kanė tė ardhura vjetore prej 10-20 mijė juanėsh, njė shpenzim mjekimi prej miliona juanėsh ėshtė si diēka nė mitologjinė arabe, prandaj janė shumė tė shqetėsuar  pėr veten. Qytetarja 50 vjeēare nga Pekini, teto Guoja tha:

"Meqė i kam tė ardhurat tė ulėta, unė nuk kam depozitė tė hollash. Tani nuk jam mirė me shėndet dhe jam shumė e shqetėsuar, sepse kam frikė se nuk do tė pėrballoj dot shpenzimet e mjekimit dhe tė ilaēeve. Ēfarė do tė bėj unė, po tė sėmurem rėndė? Atėherė mė mirė tė vdes menjėherė."

Pėr shkak se shpenzimet e mjekimit janė tepėr tė shtrenjta, shumė banorė me tė ardhura tė ulėta pėrdorin njė metodė tė thjeshtė: durojnė sėmundjen e lehtė dhe presin vdekjen kur sėmuren rėndė. Sipas tė dhėnave tė anketės sė Ministrisė sė Shėndetėsisė, gjysma e kinezėve nuk shkojnė pėr vizitė te mjeku, kur sėmuren lehtė, dhe 30% e tyre refuzojnė tė shtrohen nė spital, kur sėmuren rėndė.

Njė nga shkaqet e kėsaj dukurie ėshtė se disa spitale rendin verbėrisht pas pėrfitimit ekonomik, e si pasojė, janė rritur vazhdimisht ēmimet e ilaēeve. Mjekėt e disa spitaleve dhe ambulancave u bėjnė tė sėmurėve sa mė shumė analiza dhe u japin sa mė shumė receta ilaēesh, me qėllim qė tė shtohen tė ardhurat e spitalit tė tyre dhe tė ardhurat e vetvetes. Nga ana tjetėr, disa spitale nė pronės i shtetėrore janė tė detyruara tė rendin gjithnjė e mė shumė pas pėrfitimit ekonomik pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė investimeve tė shtetit.

Qeveria kineze dhe dikasteret pėrkatėse kanė marrė shumė masa pėr tė zgjidhur problemin e sipėrpėrmendur. Nė Pekin, Sinkiang, Zhegjang dhe krahina tė tjera, po bėhen prova pėr tė hapur spitale me shpenzime tė zakonshme, tė cilat, me pėrkrahjen e qeverisė, do tė ulin maksimum shpenzimet, me qėllim qė tė pakėsohet barra e pacientėve.

Spitali Shangdi i Pekinit u bė spitali i parė me shpenzimeve tė zakonshme nė gjithė qytetin. Drejtoresha e kėtij spitali, zonja Vang Ling, vuri nė dukje se, meqenėse ēmimet e ilaēeve pėrbėjnė njė pėrqindje tė madhe tė shpenzimeve tė mjekimit, ata i kushtojnė vėmendje zbritjes sė ēmimeve tė ilaēeve.

Pėr tė lehtėsuar barrėn e pacientėve, disa spitale tė qyteteve Tiencin, Shangai dhe Nankin, duke zbatuar planin e sektorėve qeveritarė, kanė filluar tė pėrdorin mėnyrėn e "analizave unike", qė do tė thotė se, kur ndonjė i sėmurė ndėrron spitalin, analizat mjekėsore, tė bėra nė spitalin e mėparshėm, janė tė pranueshme dhe nuk ka nevojė tė bėhen tė njėjtat analiza.

Ministri i Shėndetėsisė i Kinės Gao Qiang bėri tė ditur se, krahas masave tė sipėrpėrmendura, qeveria kineze do tė nxjerrė nė pah projektin e reformės sė sistemit mjekėsor, me qėllim qė tė zgjidhet rrėnjėsisht ky problem.(Zheng)