v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-08 18:38:47    
Notarja e njohur kineze Qian Hong

cri
Notarja e njohur kineze Qian Hong

Nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės tė vitit 1992, pas garave eliminatore tė notit nė stilin flutur, Qian Hong ishte shumė e shqetėsuar pėr shkak tė presionit. Ajo mendonte: "Ah, sikur tė bjer sa mė shpejt njė tėrmet i fortė nė Spanjė, qė gara finale tė shtyhet."

Nė ditėn e garės finale, nuk ra tėrmet, nuk kishte keqardhje, por kishte vetėm presion dhe lodhje. Pas njė gare tė fortė, Qian Hong fitoi titullin kampione me kohėn 58 sekonda e 62 tė dhjetat, duke thyer rekordin olimpik tė kėsaj gare. Pas kėsaj medaljeje tė artė qė e kishte pritur pėr 8 vjet, Qian Hong u ndje mė nė fund e lehtėsuar.

Qian Hong ka lindur mė 30 janar tė vitit 1971 nė qytetin Baoding tė provincės Hebei tė Kinės veriore. Kur ishte 9 vjeēe, ajo hyri nė shkollėn sportive tė qytetit, duke filluar stėrvitjen profesionale nė sportin e notit. Nė vitin 1983, Qian Hong hyri nė ekipin e notit tė provincės Hebei dhe 2 vjet mė pas, ajo u pranua nė kombėtaren kineze tė notit dhe u pėrcaktua si notare e dalluar e Kinės. Nė vitin 1986, nė stafetėn e notit nė stilin e lirė, Qian Hong dhe shoqet e saj vendosėn rekord tė ri kombėtar. Ndėrsa nė Lojėrat e 10-ta Aziatike, ajo fitoi medaljen e artė nė garėn e notit nė stilin flutur me kohėn 1 minutė 1 sekondė e 36 tė qindtat. Krahas kėsaj medaljeje tė rėndėsishme, Qian Hong fitoi edhe njė medalje tė artė nė stafetėn e notit nė stilin e lirė 4x100 dhe njė medalje tė argjendtė nė stafetėn e notit tė pėrzier. Kjo ishte njė fillim i mrekullueshėm pėr Qian Hong-in.

Nė vitin 1987 nė kampionatin e notit "American Open", Qian Hong fitoi titullin kampione nė garėn e notit nė stilin flutur me kohėn 1 minutė 1 sekondė dhe 5 tė qindtat. Kjo ishte koha e katėrt mė e mirė atė vit nė botė. Nė tė njėjtėn vitin nė Spartakiadėn e 6-tė Kombėtare, Qian Hong fitoi medaljen e artė nė garėn e notit tė stilit tė fluturit me kohėn 1 minutė e 45 tė qindtat. Nė prill tė vitit 1988, Qian Hong mori pjesė nė kampionatin e 3-tė aziatik tė notit dhe fitoi medaljen e artė nė garėn e stilit tė fluturit me kohėn 59 sekonda e 93 tė qindtat. Ky ishte rezultati mė i mirė nė Azi. Nė vitin 1988, Qian Hong mori pjesė pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike dhe fitoi njė medalje tė bronztė me kohėn 59 sekonda e 52 tė qindat. Pas kėtyre rezultateve tė mira, ajo u pėrcaktua si notare e dalluar botėrore e atij viti. Nė vitin 1990 nė Lojėrat Aziatike tė Pekinit, Qian Hong fitoi njė medalje tė artė nė stafetėn e notit tė pėrzier dhe dy medalje tė argjendta nė stilin flutur 100 metra dhe 200 metra. Nė vitin 1991, nė kampionatin botėror tė notit, Qian Hong fitoi titullin kampione nė stilin flutur 100 metra dhe 50 metra.

Por Qian Hong nuk u kėnaq me arritjet e saj. "Megjithėse kam fituar shumė medalje, unė nuk kam fituar asnjėherė medaljen e artė olimpike. Nė Barcelonė do tė fitoj me doemos njė medalje tė artė pėr vete dhe pėr atdheun tim." Nė vitin 1992, para Lojėrave Olimpike tė Barcelonės, gjendja shėndetėsore e Qian Hong-ut nuk ishte e mirė dhe ajo u lodh shumė nga stėrvitjet e rrėnda. Shpeshherė, pėr shkak tė lodhjes sė madhe ajo stėrvitej me lot nė sy. Por Qian Hong ishte me vullnet dhe nuk hoqi dorė asnjėherė nga stėrvitja. Nė pragun e Lojėrave Olimpike, u fol se notaret amerikane kishin pasur ngritje tė madhe, prandaj trajneri i saj ndryshoi planin e stėrvitjes dhe i kushtoi rėndėsi cilėsisė sė stėrvitjes. Ky ndryshim nė stėrvitje solli edhe rezultatin e mirė. Gjatė garės finale, Qian Hong u paraqit shumė mirė duke fituar nė fund medaljen e artė olimpike me avantazh prej 12 tė qindtash. Pasi mori vesh fitoren e saj, Qian Hong nuk foli asnjė fjalė dhe derdhi vetėm lot. Pėr kėtė medalje tė artė, ajo kishte luftuar pėr 12 vjet.

Nė vitin 1993, pas Spartakiadės sė 7-tė Kombėtare, Qian Hong vendosi tė mbyllė karrierėn e saj sportive. Megjithėse ishte vetėm 22 vjeēe dhe rezultati i saj ishte ende mė i miri nė botė, Qian Hong mendoi: "Kam harxhuar shumė kohė me notin, tani duhet tė ndryshoj mėnyrėn time tė jetesės."

Nė korrik tė vitit 1994, me ftesėn e Shoqatės sė Notarėve Zhonghua, Qian Hong filloi tė studiojė jashtė vendit. Nė atė kohė, biznesi kishte forcė tė madhe tėrheqėse pėr secilin dhe tė gjithė bisedonin ēdo ditė pėr biznes. Nėn ndikimin e kėtij mjedisi, Qian Hong vendosi tė hyjė nė fushėn tregtare. Pėr njė kohė tė gjatė, ajo ia kushtonte tė gjithė vėmendjen mėsimit dhe pėrgatitjes pėr fillimin e biznesit tė saj.