v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-02-01 22:54:19    
Yang Yang: kampione e Lojėrave Olimpike Dimėrore 2002

cri
Mė 10 shkurt do tė hapen nė Torino tė Italisė Lojėrat e 20-ta Olimpike Dimėrore. Nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė vitit 2002 nė Salt-Leik-Siti, sportistja Yang Yang fitoi medaljet e arta nė patinazhin e shpejtė nė pistė tė shkurtėr 500 metra dhe 1000 metra pėr femra. Kėto janė dy medaljet e para olimpike tė Kinės nė sportet dimėrore. Pas 4 vjetėve, nė Torino Yang Yang shpreson tė arrijė mrekulli tė reja.

Shpallja kampion nė Salt-Leik-Siti e bėri Yang Yang-in personalitet simbol tė sporteve dimėrore tė Kinės. Pas atyre lojėrave, ajo u tėrhoq nga ekipi sportie dhe u regjistrua nė Universitetin Tsinghua, universitet tė famshėm kinez, pėr tė studiuar nė specialitetin e administrimit tė biznesit. Mė vonė ajo vazhdoi studimet nė SHBA. Por nė tetor tė vitit tė kaluar, nė mėnyrė krejt tė papritur nga tė gjithė, Yang Yang shpalli se do tė kthehej pėrsėri nė pistėn e akullt. Kėshtu ajo i dha lamtumirėn jetės sė rehatshme dhe tė lirė nė shkollė dhe iu fut pėrsėri stėrvitjes sė vėshtirė. Tani, 30 vjeēarja Yang Yang do tė marrė pjesė pėr tė tretėn herė nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos, si pėrfaqėsuese e Kinės. Gjatė njė interviste pėr korrespondenten e radios sonė, Yang Yang tha se dashuria pėr sportin e akullit e nxiti atė tė kthehet pėrsėri. Ajo u shpreh:

"Kur u ktheva, tė afėrmit dhe miqtė e mia nuk ranė dakord me mua dhe thanė se unė po bėja aventurė. Sipas konceptit tradicional tė kinezėve, duhet tė tėrhiqesh nė kohėn e kulmit. Sepse sapo dikush shpallet kampion, tė tjerėt kanė shpresė qė ai tė ruajė kėtė titull. Edhe sikur tė radhitet nė vendin e dytė, tė tjerėt do ta konsideronin si humbje. Por sipas meje, pista e akullt ėshtė njė vend ku unė mund tė realizoj ėndrrėn time. E ndiej veten me fat qė mund tė vazhdoj ėndrrėn time."

Nė Torino, Yang Yang do tė pėrballojė sfida tė mėdha. Veēanėrisht nė 500 metra pėr femra, nga njėra anė, ajo duhet tė luftojė me patinatoren bullgare Evgenia Radanova, e cila mban rekordin botėror dhe nga ana tjetėr, ajo do tė konkurrojė me shoqen e saj tė ekipit, Wang Meng, e cila nė moshėn 20 vjeēare rrėmbeu tė gjitha medaljet e arta nė 500 metra pėr femra nė 4 stacionet e Kupės Botėrore tė patinazhit tė shpejtė nė pistė tė shkurtėr nė vitin 2005.

Nė krahasim me kėto sportiste tė reja, mosha dhe forca trupore janė anėt e dobėta tė Yang Yang-it. Por, ajo u shpreh me besim se pėrvoja e pasur nė garat e mėdha dhe pjekuria do tė jenė epėrsitė e saj. Ajo do tė pėrpiqet me tė gjitha forcat pėr t'i fituar.

Pas provave nė dy Lojėrat Olimpike Dimėrore, qėllimi i Yang Yang-it nuk ndalon vetėm te medaljet, por ajo i kushton mė shumė rėndėsi pjesėmarrje. Ajo u shpreh se pjesėmarrja nė Lojėrat Olimpike nuk synon vetėm rezultatin e mirė. Ajo tha:

"Gjatė 5 vjetėve para Lojėrave Olimpike Dimėrore 2002, fitova nė tė gjitha garat nė disiplinėn 1500 metra. Por nė Salt-Leik-Siti, humba pavarėsisht nga potenciali im i madh mbi pjesėmarrėset e tjera. Ajo pėrvojė mė duket si kalimi nga parajsa nė skėterrė. Por nga kjo humbje kam mėsuar shumė, pėr garat dhe pėr jetėn. Kėsaj here, kthehem nė pistėn e akullt dhe duhet nisur nga pika zero. Mendoj se do tė favorizohem nga kjo pjesėmarrje."

Nė Torino, krahas garave, Yang Yang do tė marrė pjesė edhe nė njė tjetėr konkurrim, dmth, do tė konkurrojė pėr anėtarėsimin nė Komisionin e Sportistėve pranė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. Pėr kėtė konkurrim, ajo mban qėndrim pozitiv. Ajo tha:

"Pjesėmarrja nė organiziata ndėrkombėtare zgjeron mendimet e mia. Mė duket mė aktive dhe mund tė kontrolloj mė shumė gjėra, krahas dy kėmbėve tė mia dhe patinave."

Yang Yang shpreson se pas tėrheqjes nga shėrbimet nė ekipin kombėtar, ajo do tė vazhdojė tė japė kontribut pėr Olimpiadėn dhe sportin kinez.(Wang Lei)