v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-27 19:52:44    
Kalendari Tradicional Kinez ( I )

cri

dėgjoni

Sot nė Kinė pėrdoren njėkohėsisht dy sisteme tė ndryshme kalendarike. I pari ėshtė kalendari gregorian, ose perėndimor, i pėrdorur pėr qėllime zyrtare, ndėrsa tjetri ėshtė kalendari tradicional hėnor, ose mė saktė hėnor-diellor.

Nė shoqėrinė njerėzore parake, njeriu e kuptoi se pa arritur tė parashikonte ndryshimet stinore ishte e pamundur tė mbillte e tė korrte dhe tė merrej me gjueti nė mėnyrė tė efektshme. Kėshtu, shumė kohė pėrpara shpikjes sė instrumenteve astronomike shkencore, barinjtė dhe bujqit kishin vėrejtur pėr breza me radhė vendndodhjen e hėnės, tė diellit, tė planeteve e tė yjeve, duke mėsuar kėsisoj tė dallonin stinėt. Instrumenti i parė i vėzhgimit ishte hėna. Vėzhgimi i rrotullimit dhe i fazave tė hėnės ishte ēelėsi pėr krijimin e njė kalendari si nė Perėndim, ashtu edhe nė Kinėn e lashtė.

Sipas llogarisė sė pėrafėrt tė njerėzve tė lashtė, periudha nga njė hėnė e re nė tjetrėn ishte rreth 29 ditė e gjysmė (sot ne e dimė qė shifra e saktė ėshtė 29.5306). Prandaj pėr 12 rrotullime tė hėnės pėrqark tokės duhen vetėm 354 ditė, teksa tokės i duhen rreth 365 ditė e njė ēerek (mė saktė 365.2422) pėr tė bėrė njė rrotullim rreth diellit. Kėshtu viti diellor, qė pėrcakton ndryshimin e katėr stinėve, mund tė ketė 12 ose 13 hėna tė plota. Nė lashtėsi popujt tė ndryshėm menduan mėnyra tė ndryshme pėr tė pėrkitur hėnor me vitin diellor. Pėrpjekjet e tyre sollėn lindjen e kalendarit hėnor-diellor.

Siē shihet, ka njė mospėrputhje tė vogėl ndėrmjet 365.2422 ditėve gjatė tė cilave toka kryen njė rrotullim rreth Diellit dhe 365 ditėve tė njė viti tė kalendarit gregorian ose 354 ditėve tė 12 muajve hėnorė. Pėr tė shmangur kėtė mospėrputhje, nė kalendarin gregorian shtohet njė ditė njė herė nė katėr vjet (nė vitin e brishtė). Rregullimet qė lipsen bėrė nė kalendarin hėnor kinez nuk janė kaq tė thjeshta. Sė pari, disa muaj janė caktuar me 29 ditė e tė tjerėt me 30. Sė dyti, ēdo dy ose tre vjet shtohet njė muaj i tėrė, ose mė saktė nė njė periudhė 19 vjeēare ka 7 vjet me njė muaj shtesė, pra me 13 muaj. Zakonisht pėr kėtė pėrsėritet muaji i katėrt ose i pestė i vitit. Kėshtu viti hėnor kinez pėrkon pėrsėri me vitin diellor nė fund tė ēdo qerthulli 19 vjetėsh.

Kalendari tradicional kinez ndryshon nga njė kalendar i pastėr hėnor, si ai i pėrdorur dikur nė disa vende islamike, pėr shkak se pėrfshin njė qerthull vjetor prej 24 periudhash ose nėnndarjesh (nė gjuhėn kineze jieqi), qė pėrmban secila 15 ditė. Kėsisoj secila nga 4 stinėt ndahet nė 6 jieqi. Pėrcaktimi i jieqi-ve mbėshtetet nė vendndodhjen e diellit duke marrė parasysh 360 gradėt e 12 shenjat (simbolet e kafshėve) tė tė ashtuquajturit zodiak kinez. Dita e parė e njė jieqi-je tė dhėnė bie kur vendndodhja e diellit pėrkon me gradėn e parė ose tė 15-tė tė njėrės prej 12 shenjave tė zodiakut. Pėr secilėn prej tyre mund tė jepet vetėm njė datė e pėrafėrt sipas kalendarit gregorian, meqė 360 gradėt e zodiakut ndryshojnė nga 365.25 ditėt e vitit diellor. Kėshtu mund tė kuptohet qartė pėrse kalendari tradicional kinez mund tė vlerėsohet mė shumė si kalendar hėnor-diellor.

Qerthulli vjetor i jieqi-ve ėshtė i lidhur ngushtė me ndryshimet e natyrės, kėshtu qė ato janė shumė tė dobishme pėr fshatarėt, duke u treguar pėr shembull se kur ėshtė koha mė e pėrshtatshme pėr tė mbjellė ose pėr tė korrur. Disa njerėz tė ndjeshėm fizikisht janė nė gjendje tė kuptojnė mbėrritjen e jieqi-ve me njė reagim trupor, si dhimbja e kokės ose presioni arterial, ndėrsa disa tė tjerė thjesht mund tė jenė tė vetėdijshėm pėr kėtė nga ndryshimet e trysnisė atmosferike ose tė motit.

Tė gjitha jieqi-tė kanė njė emėr nė pėrputhje me ndryshmėritė e llojshmėritė stinore. P. sh. periudha e parė quhet "Fillimi i Pranverės" dhe bie mė 4 ose 5 shkurt. Sipas kalendarit tradicional, njė kohė e kthjellėt nė kėtė ditė ėshtė njė shenjė e mirė pėr lėrimin e tokės. Periudha e dytė quhet "Shiu" (nė 19 ose 20 shkurt): pas kėsaj dite nuk do tė bjerė mė borė dhe fshatarėt do tė kenė nevojė pėr shi. Mė 5 a 6 mars nis periudha e njohur si "Rizgjimi i insekteve", meqė toka zgjohet nga gjumi letargjik dimėror. Nė tė shkuarėn njerėzit besonin se duke dėgjuar gjėmimin e njė bubullime pėr here tė parė nė vit, dragoi do tė zgjohej nga gjumi dimėror. Nė ditėn e "Ekuinoksit tė Pranverės" (20 ose 21 mars), tė gjithė shpresojnė se do tė bjerė shi, pasi besojnė se kjo do tė jetė mbarėsi pėr tė mbjellat.

Kalendari tradicional kinez u pėrshtat mbėshtetur nė zhvillimin e prodhimit bujqėsor, prandaj ai quhet edhe kalendari bujqėsor ose edhe kalendari Xia, meqė sipas legjendės kalendari hėnor-diellor e ka burimin nė dinastinė Xia (shekulli XXI-XVI para erės sė re).

Kjo formė e kalendarit tradicional qė ėshtė edhe sot nė pėrdorim (kalendari Xia), i cili pėrdor muajin qė pėrkon me fundin e janarit deri nė mes tė shkurtit tė kalendarit gregorian si muaj tė parė tė vitit, nuk ėshtė ndjekur gjatė gjithė historisė kineze. Gjatė dinastisė Xia viti fillonte si tani, por gjatė dinastisė Shang viti niste nė atė qė ėshtė nė tė vėrtetė muaji i 12-tė i kalendarit Xia, ndėrsa nė dinastinė Zhou (1066-256 para erės sė re) me muajin e 11-tė tė kalendarit tė tanishėm tradicional.

Nė vitin 104 para erės sė re ? viti i parė i periudhės Taichu gjatė sundimit tė perandorit Wu Di tė dinastisė Han ? pati njė reformė tė kalendarit me shpalljen e kalendarit Taichu.

Nė Kinė kalendari ka qenė njė dokument i shenjtė, i mbėshtetur dhe i financuar nga monarku. Pėr mė shumė se dy mijėvjeēarė, njė zyrė astronomie llogariste ngjarje astronomike tė tilla si eklipset, pėrgatiste parashikime astrologjike, kujdesej pėr kalendarin etj. Njė kalendar i suksesshėm jo vetėm shėrbente pėr nevoja praktike, por edhe pėr tė pohuar bashkėpėrkitjen ndėrmjet Qiellit dhe oborrit perandorak.

Vitet llogariteshin sipas njė vargu periudhash tė pėrcaktura nga perandorėt. Megjithėse ngjitja nė fron e njė perandori duhej tė shėnonte fillimin e njė periudhe tė re, perandori gjithashtu mund tė shpallte njė periudhė tė re nė kohė tė ndryshme gjatė sundimit tė tij. Kjo mund tė bėhej pėr tė vendosur njė lidhje tė shkėputur ndėrmjet Qiellit dhe Tokės, qė personifikohej nga perandori. Kjo shkėputje e lidhjes mund tė ndodhte jo vetėm prej vdekjes sė perandorit, por edhe nga njė fatkeqėsi natyrore, ose nga dėshtimi i astronomėve pėr tė parashikuar njė ngjarje qiellore si p. sh. njė eklips.

Me rėnien e Perandorisė, duke filluar nga 1 janari i vitit 1912, u vu nė pėrdorim Kalendari Gregorian, qė u quajt Kalendari Publik. Qė asokohe Viti i Ri tradicional kinez u quajt Festa e Pranverės. Por Kalendari Gregorian pėrdoret kryesisht pėr qėllime zyrtare dhe biznesi, ndėrsa nė jetėn e pėrditshme, pėrkrah kalendarit tė ri, ka vijuar tė jetė nė pėrdorim Kalendari tradicional kinez, i cili ėshtė i rrėnjosur thellė nė kulturėn kineze. Nė bazė tė tij kremtohen tė gjitha festat tradicionale popullore dhe pėrcaktohet koha e veprimtarive tė ndryshme bujqėsore, si mbjelljet, korrjet etj. Edhe bashkėsi tė ndryshme kineze nė mbarė botėn pėrdorin gjithashtu kėtė kalendar. (Artani)