|
Vang Jinyuan, njė fshatar i ri i kombėisė Hui tė rajonit autonom Sinkiang-ujgur tė Kinės, gjatė kohės kur punonte nė Kirkizistan, ai ra nė dashuri me vajzėn kirkize tė kombėsisė ruse Orlia Fegotova, njė vajzė e bukur dhe zemėrmirė. Disa kohė mė parė, Vang Jinzuan u kthye nė Kinė bashkė me Orlinė dhe bėri njė dasmė tė gėzueshme.
Ky djalė 26 vjeēar, me shtat mesatar dhe me fytyrė zeshkane, shkoi nė Kirkizistan nė pranverėn e vitit 2004 si njė nga pjesėtarėt e grupit kinez tė punės, tė organizuar nga administrata lokale dhe filloi tė punonte nė njė fermė nė periferi tė Bishkekut, kryeqytetit tė Kirkizistanit, duke marrė pėrsipėr detyrėn e kultivimit tė domateve nė 4 hektarė parcelė.
Nė fillim, ai pati mjaft vėshtirėsi, sidomos nė komunikimin me vendėsit. Ai nuk merrej vesh fare me djemtė vendės, qė i kishte pajtuar nė punė. Nė momentin kur ai kishte nevojė pėr ndihmė, i erdhi pranė vajza Orlia Fegotova.
Orlia ėshtė njė vajzė shumė e bukur, shtatbilonjė, hundėdrejtė, lėkurėbardhė dhe sykaltėr. Shtėpia e familjes sė saj ndodhej afėr fermės ku punonte Vang Jinyuan, prandaj ajo u njoh menjėherė me kėtė djalė kinez. Pėr takimin e tyre tė parė, Vang Jinyuani tha:
"Njė ditė, kur po binte njė shi i lehtė, tė gjithė ata, qė punonin atje, erdhėn pėr strehim nė njė ēadėr mongole nė krye tė arave tė fermės sonė. Ndėr ta, ishte edhe ajo me dy shoqet e saj. Ajo foli rusisht me mua, por unė nuk mora vesh asgjė. Ja, kėshtu ka qenė takimi ynė i parė."
Vang Jinyuan pastaj kishte shumė raste tė takonte Fegotova Orlinė duke shėtitur nė rrugė. Ajo kishte shumė qejf tė fliste me tė dhe mori iniciativė t'i mėsonte rusishten. Qė nga ajo kohė, ai shkonte shumė shpesh nė njė park, qė ndodhet aty afėr, pėr tė ushtruar tė folurit rusisht. Edhe Orlia vinte shumė shpesh atje pėr ta ndihmuar, sa herė qė kishte kohė tė lirė. Nuk ishte njė punė e lehtė qė tė ndihmonte njė person pėr tė mėsuar njė gjuhė tė huaj, por ajo tha se kishte shumė dėshirė ta ndihmonte atė.
"Duke mėsuar, ne e nuk ndienim aspak lodhjen, megjithėse edhe moti ishte me shumė vapė. Ai kishte etje tė madhe tė mėsonte dhe unė kisha shumė ta mėsoja atė. Ai kishte ardhur nga Kina dhe kishte shumė vėshtirėsi nė komunikim me tė tjerėt, prandaj unė isha e gatshme nė ēdo kohė pėr ta ndihmuar atė, me qėllim qė ai ta pėrvetėsonte sa mė parė gjuhėn ruse."
Sa herė qė kishtė ditė festash, Orlia shkonte te Vang Jinyuani, qė ta ndihmonte atė pėr tė gatuar dhe pėr tė larė rrobat, sepse ajo donte ta ndante lodhjen me tė. Nė kėtė mėnyrė, Vang Jinyuan filloi ta ndjejė veten si nė shtėpinė e tij.
Nė pranverėn e vitit 2005, pasi i dha fund punės nė Kirkizistan, Vang Jinzuan nuk deshi tė kthehej nė atdhe dhe vendosi tė shkonte nė Kazakistan pėr tė kultivuar domate. Orlia nuk deshi ta linte atė tė ikte, sepse ajo e shikonte atė punė tepėr tė lodhshme, por ai ngulte kėmbė nė vendimin e vet. Kur ai u largua, Orlia doli pėr ta pėrcjellė atė, por e pėrcolli nė heshtje. Heshtja e saj e pikėlloi atė mė tej.
"Kur u nis makina, me tė cilėn do tė shkoja nė Kazakistan, unė e ndieva veten shumė tė pikėlluar. Por besoja se do tė vinte njė ditė kur do tė kthehesha te ajo dhe ndjenjat tona tė dashurisė nuk do tė zhdukeshin me largimin tim."
Koha e punės sė Vang Jinyuanit nė Kazakistan u bė njė provė e fortė pėr dashurinė e tij me Orlinė, qė ėshtė njė dashuri ndėrshtetėrore. Shyqyr qė largėsia gjeografike nuk i ndau dot dy tė rinjti, qė e kishin palėn tjetėr gjithmonė nė zemėr. Ata i varėn ndjenjat e dashurisė te telefoni. Orlia i telefononte atij sa herė qė kishte kohė tė lirė.
"Gjatė kohės, kur ai punonte nė Kazakistan, unė e ndjeva veten shumė tė vetmuar. Nė ēdo kohė, mua mė dukej sikur mė mungonte diēka nė jetė."
Vang Jinyuani punoi vetėm njė muaj nė Kazakistan, sepse ai nuk duronte dot torturiėn qė ishkaktonė malli pėr Orlinė. Ai u largua nga Kazakistani dhe u kthye te ajo. Ēudi, distanca i kishte thelluar mė tej ndjenjat e tyre tė dashurisė dhe ata ndienė se nuk do tė ndaheshin dot nga njėri tjetri. Vang Jinyuani vendosi tė martohet me Orlinė. Nė fillim, nėna e Orlisė kundėrshtoi, por mė nė fund ra dakord, sepse virtytet e zellit dhe tė dashamirėsisė sė Vang Jinyuanit e prekėn atė.
Ai ua dėrgoi pa vonesė kėtė sihariq prindėrve tė tij, tė cilėt u gėzuan pa masė dhe filluan tė prisnin me padurim ta shihnin nusen e tyre nga njė vend i huaj. Nė nėntor tė vitit 2005, Vang Jinyuan e mori Orlinė nė Kinė, gjė qė e gėzoi shumė gjithė familjen e tij. U organizu njė dasmė sipas zakoneve kineze, e cila e gėzoi gjithė lokalitetin. Tė gjithė bashkėfshatarėt i uruan lumturi kėtij ēifti ndėrshtetėror. Kėshtu, e gjithė familja e Vang Jinyuanit filloi njė jetė edhe mė tė lumtur. Vjehrra e Orlisė thotė se ajo e do shumė nusen e re, si bijėn e vet. (Zheng)
|