v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-25 18:21:50    
Kampioni olimpik Wei Qingguang

cri

Nė vitin 1988 nė Lojėrat Olimpike tė Seulit, Wei Qingguang thėrriste me zė tė lartė pas fitores sė ēdo pike nė finalen e pingpongut pėr meshkuj si ēift. Kjo thėrritje ėshtė simboli i veēantė i pingpongistėve nga rajoni autonom i Guangsizhuang i Kinės jugperėndimore. Pas njė gare tė fortė, Wei Qingguang dhe Chen Longcan fituan medaljen e kartėrt tė artė pėr delegacionin kinez. Pas vitit 1990, Wei Qingguang shkoi nė Japoni dhe mori shtetėsinė japoneze, duke ndryshuar emrin e tij nė Weiguan Qingguang.

Nė vitin 1973, Wei Qingguang 11-vjeēar u pėrzgjodh dhe nisi tė stėrvitet nė ekipin sportiv tė Rajonit Autonom Guangsizhuang. Por 3 muaj mė pas, ai u diagnosua me infeksion nga virusi nė mėlēi dhe u skualifikua nga ekipi. "Nuk doja tė hyja nė konvikt. U dėshpėrova shumė kur pashė tė tjerėt qė po stėrviteshin aty nė stadium. S'mund tė bėja asgjė pėrveē pikėllimit tė fshehur," tha Wei Qingguang.

Pasi u kthye nė shtėpi, Wei Qingguang shkoi pėrsėri nė spital pėr mjekimin e infeksionit. Mjekėt i thanė se mėlēia e tij nuk ishte e infektuar nga virusi, por ajo nuk funksiononte mirė pėr shkak tė stėrvitjes sė rėndė. Megjithėse shėndeti i Wei Qingguang-ut ishte nė rregull, ekipi i rajonit nuk e besoi dhe refuzoi ta pranojė pėrsėri atė. 6 muaj mė pas, shkolla sportive e Rajonit Autonom Guangsizhuang u rihap dhe pas kėrkesės sė sinqertė, trajneri i shkollės e pranoi Wei Qingguang-in nė ekipin e pingpongut. Shkolla sportive e Rajonit Autonom Guangsizhuang ishte njė shkollė amatore, ku lojtarėt stėrviteshin vetėm pėr gjysmė dite, por Wei Qingguang ishte shumė i kėnaqur qė mundi tė rikthehej nė stėrvitje, prandaj stėrvitej me shumė zell. Nė vitin 1975 Wei Qingguang mori pjesė nė spartakiadėn e tretė kombėtare nė emėr tė Rajonit Autonom Guangsizhuang, por nuk pati rezultate tė mira. Megjithatė ai nuk hoqi dorė dhe pas stėrvitjes sė zellshme 2 vjeēare, hyri pėrsėri nė ekipin e pingpongut tė Rajonit Autonom Guangsizhuang. Dhe 8 vjet mė pas kur ishte 23 vjeēar, Wei Qingguang u pranua nė kombėtaren kineze tė pingpongut, por pėr shkak tė moshės sė madhe, shokėt e tij e quanin me shaka "Xha Wei". Pėr njė lojtar tė sapoardhur nė moshė tė madhe, stėrvitja nė kombėtaren kineze ėshtė shumė e vėshtirė, sepse trajnerėt u kushtojnė shpeshherė rėndėsi tė madhe lojtarėve bazė. Nė stadiumin e stėrvitjes, lojtarėt kryesorė ishin nė katin e parė, ndėrsa Wei Qingguang ishte nė katin e tretė, ku trajneri i pėrgjithshėm nuk shkon fare. Megjithėse pėrpara atij kishte shumė vėshtirėsi, Wei Qingguang fitoi me kėmbėngulje tė madhe njė vend nė formacionin e parė tė kombėtares.

Nė vitin 1986 nė Seul, nė kampionatin aziatik tė pingpongut Wei Qingguang fitoi titullin kampion nė garėn pėr meshkuj si individė. Kėshtu, Wei Qingguang kishte fituar titullin kampion nė Kinė dhe nė Azi dhe synimi i ardhshėm ishte njė titull kampion botėror, prandaj nėn drejtimin e trajnerit tė tij Xi Enting, Wei Qingguang filloi tė marrė pjesė nė garė si ēift. Dhe nė vitin 1987 nė kampionatin e 39-tė botėror tė pingpongut, bashkė me Chen Longcan-in, Wei Qingguang fitoi titullin kampion nė garėn pėr meshkuj si ēift.

Gjatė pėrgatitjeve pėr pjesėmarrjen nė Lojėrat Olimpike tė Seulit, Wei Qingguang dhe Chen Longcan u ndanė dhe stėrviteshin me partnerė tė rinj. Dhe lista e pingpongistėve olimpikė nuk u pėrcaktua deri nė prag tė Lojėrave Olimpike. Duke kujtuar shpalljen e listės sė pjesėmarrėsve, Wei Qingguang tha: "Njė ditė, para stėrvitjes, rreth orės pesė, trajneri na tha se do tė shpallė listėn e pjesėmarrėsve nė Lojėrat Olimpike. Unė kisha emocione tė mėdha dhe kur mora vesh qė emri im ishte ndjeja qė po mė vinte shansi!"

Nė Lojėrat Olimpike tė Seulit, Wei Qingguang 26-vjeēar fitoi medaljen e artė olimpike. Pas fitores, ai tha: "Ėshtė e pabesueshme qė unė po qėndroj nė podin mė tė lartė olimpik pas vetėm 4 vjetėsh. Pėr mua, ky ėshtė momenti mė i bukur i jetės sime."

Jeta e Wei Qingguang-ut ėshtė si ai topi i vogėl i bardhė, ngrihet dhe ulet ėshtė gjithmonė plot me gjėra tė papėrcaktuara, por tė larmishme. (Jiang Lei)