v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-12 19:54:50    
Urimet e ish-kryeministrit kinez Ēu Enlai pėr punonjėsit e thjeshtė shqiptarė me rastin e Vitit tė Ri 1964-emisioni kushtuar 30-vjetorit tė vdekjes sė ish-kryeminisitrit kinez Ēu Enlai(1)

cri
Tė dashur lexues, jam Drita Damini, ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini. Me rastin e fillimit tė vitit 2006, kėtu po ju shpreh edhe njė herė "Gėzuar Vitin e Ri!"

Me ardhjen e viti i ri, mė kujtohet ngjarja e shprehjes sė urimeve tė ish-kryeministrit Ēu Enlai pėr punonjės tė thjeshtė shqiptarė nė mėngjes herėt mė 1 janar tė vitit 1964 nė Tiranė. Kėtė ngjarje ma tregoi ish-ambasadori i Republikės Popullore tė Kinės nė Shqipėri Fan Chengzuo, i cili shkroi disa artikuj pėrkujtimorė nė gazeta e revista, si dhe dha njė intervistė pėr mua me rastin e 30-vjetorit tė vdekjes sė kryeminisrit tė respektuar kinez Ēu Enlai, mė 8 janar tė vitit 1976.

Ish-ambasadori kinez Fan Chengzuo tha: "Kaluan mbi 40 vjet, por pėrshtypjet qė mė ka lėnė kryeministri Ēu Enlai, janė ende shumė tė thella, edhe sot e kėsaj dite unė e shoh ende shpesh atė nė ėndėrr."

Kryeministri i Kinės Ēu Enlai ishte njė nga udhėheqėsit kinezė qė themeluan dhe skalitėn miqėsinė e madhe midis popullit kinez dhe popullit shqiptar. Meqė ishte shumė i ngarkuar me punė, ai tregohej shumė i pėrzemėrt me punonjėsit e thjeshtė kinezė dhe po ashtu edhe me punonjėsit e thjeshtė shqiptarė. Ish-ambasadori kinez nė Shqipėri Fan Chengzuo tregon:

"Nė ditėn e fundit tė vitit 1963, kryeministri Ēu Enlai sė bashku me zv-kryeministrin e ministrin e jashtėm tė Kinės Chen Yi e shoqėruesit e tyre, arritėn me aeroplan pėr vizitė nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė, gjatė njė turneu tė madh historik nė 14 vende tė Azisė, Afrikės dhe tė Evropės."

Ambasadori Fan tha se nė Tiranė kryeministri Ēu Enlai u pėrshėndet nga tė gjithė udhėheqėsit e partisė e qeverisė shqiptare dhe nga banorėt e Tiranės, qė qenė radhitur nė tė dyja anėt e rrugėve. Pamja e pritjes dhe e pėrshėndetjes pėr nder tė tij nga banorėt e Tiranės ishte madhėshtore dhe e paparė.

Nė mbrėmjen e 31 dhjetorit tė vitit 1963, nė njė atmosferė tė ngrohtė festive tė mikpritjes sė mysafirėve tė shtrenjtė kinezė dhe tė pritjes me rastin e Vitit tė Ri 1964, Shqipėria kishte caktuar 6 aktivitete tė mėdha pėr nder tė kryeministrit Ēu Enlai, si tre aktivitete popullore: festimi i vigjiljes sė Vitit tė Ri sė bashku me punėtorėt shqiptarė, takimi me shkrimtarėt e artistėt shqiptarė dhe festimi sė bashku me ushtarakėt shqiptarė me rastin e Vitit tė Ri, si dhe tri aktivitete zyrtare: banketi shtetėror i pritjes, koncerti me rastin e Vitit tė Ri dhe mbrėmja me kėrcime pėr pritjen e Vitit tė Ri. Kryeministri Ēu Enlai mori pjesė nė tė gjashta kėto aktivitete dhe pas pjesėmarrjes nė to ora ishte afėr 4 e mėngjesit tė Vitit tė Ri 1964. Sigurisht kryeministri Ēu Enlai ishte lodhur shumė, sepse vizitoi disa vende aziatike e afrikane dhe sapo kishte marrė pjesė nė shumė akvitete festive.

Por nė kėtė kohė, thotė Fan Chengzuo, unė si pėrkthyes i atėhershėm i kryeministrit Ēu Enlai, pasi rregullova materialet pėrkatėse, po kthehesha nga dhoma e punės nė dhomėn e fjetjes, qė ishte bashkėngjitur me dhomėn e fjetjes sė kryeministrit. Pėr tė mos penguar kryeministrin Ēu Enlai, po ecja me hapa shumė tė lehta nėpėr korridorin e hotelit. Papritur ai dėgjova njė zė tė pėrzemėrt qė vinte nga afėr, "Xiaofan (emri im pėrkėdhelės), ende s'po fle? Duhet tė pushosh, sepse do tė kesh edhe shumė punė tė tjera pas agimit." Oh, ishte kryeministri Ēu Enlai, i veshur me pixhama tė vjetėr dhe i shoqėruar nga njė roje, po shėtiste lehtshėm nėpėr korridor. Ndoshta ai po mendonte pėr punėt e bisedimeve me udhėheqėsit shqiptarė qė do tė zhvilloheshin pas disa orėsh. "Kėshtu unė duke iu pėrgjigjur atij, hyra nė dhomė dhe rashė gjumė." tha Fani.( Daming )