v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-01-11 20:53:47    
Adhuruesve tė internetit u pėlqen tė pėrdorin "gjuhėn e internetit"

cri
Sot nė Kinė, krahas zhvillimit tė shpejtė tė teknologjisė sė internetit, shumė tė rinjve u pėlqen tė pėrdorin njė sėrė togfjalėshash tė rinj dhe tė thjeshtė, qė ata i quajnė "gjuha e internetit". Por kjo gjė ka sjellė disa probleme.

Kur sheh "8147" dhe "886", njė plak i moshuar mund tė thotė se janė dy numra tė zakonshėm; kur sheh "MM" dhe "PMP", ai mund tė thotė se janė shkurtimi i dy fjalėve tė anglishtes; kur sheh "karkeleci i madh" dhe "zogu i lakrės", ai mund tė thotė se janė emėrtimet e dy lloje gjellėsh.

Por tė rinjtė, qė adhurojnė dialogun nė internet, do tė gajaseshin sė qeshuri, po tė dėgjojnin shpjegimet e sipėrpėrmendura. Togfjalėshat e "gjuhės sė internetit", qė pėrdorin tė rinjtė, kanė domethėnie krejt tė ndryshme. Pėr shembull, "8147" do tė thotė "Mos u zemėroni"; "886" do tė thotė "Mirupafshim"; "MM" do tė thotė "vajza" dhe "PMP" do tė thotė "Flet me lajka". Me togfjalėshat "da xia", qė do tė thotė "karkaleci i madh", dhe "cai niao", qė do tė thotė "zogu i lakrės", ata i quajnė ekspertėt dhe fillestarėt nė pėrdorimin e internetit.

Gjatė kohės sė dialogut nė internet, tė rinjtė pėrpiqen tė shprehin mendimet dhe ndjenjat me fraza sa mė tė shkurtra dhe tė kuptueshme pėr ta, prandaj kanė krijuar gradualisht "gjuhėn e internetit". Fang Yan, njė student i Universitetit Politeknik Jiaotong tė Pekinit, pėrdor shpesh herė "gjuhėn e internetit", kur bisedon nė internet me miqtė e tij. Ai tha: "Gjuha e internetit ėshtė shumė praktike pėr tė bėrė dialog nė internet, sepse ne pėrdorim vetėm dy ose disa shkronja pėr tė shprehur njė mendim me pėrmbajtje tė pasur dhe merremi vesh mirė me njėri tjetrin. Atėherė, pse tė mos e pėrdorim atė?"

Sot nė Kinė, ka shumė tė rinj qė veprojnė kėshtu siē thotė studenti Fang Yan. Nga tė dhėnat statistikore tė Qendrės Kineze tė Informacioneve tė Internetit del se, deri mė 30 qershor tė vitit 2005, numri i pėrdoruesve tė internetit nė Kinė kishte arritur nė 103 milionė veta dhe, nė kėtė drejtim, Kina zė vendine dytė, pas SHBA-sė, dhe njė e treta e tyre bėjnė rregullisht bisedė nė internet. Pak nga pak, ata e kanė futur kėtė "gjuhė tė inernetit" edhe nė jetėn e pėrditshme.

Zonjusha Li Yan, qė punon nė njė kompani tė Pekinit dhe qė bėn shpesh dialog nė internet, ėshtė e mendimit se "gjuha e internetit" mund tė pėrdoret pėr tė shprehur mė qartė dhe mė shpejt njė mendim qė shprehet zakonisht me fraza tė gjata tė gjuhės sė zakonshme. Ajo u shpreh se pėr tė vlerėsuar njė person, qė flet gjithmonė nė mėnyrė tė tėrthortė, ajo thotė se "ky ėshtė njė njeri me S" dhe ky nocion ėshtė shumė i qartė.

Por pėrhapja gjerėsisht e "gjuhės sė internetit" ka ngjallur shqetėsim nė shoqėri. Zonja Du, mėsuese e njė shkolle fillore tė Pekinit, tha se nxėnėsit e saj i pėrdorin kėto shprehje edhe nė hartimet e tyre. Ajo shprehu mendimin se njė gjė e tillė do tė ndikojė negativisht te nxėnėsit, tė cilėt ende nuk e kanė pėrvetėsuar mirė gjuhėn tonė normative.

Aq mė tepėr, shumė prindėr nuk duan qė fėmijėt e tyre t'i pėrdorin aq shumė shprehjet e sė ashtuquajturės "gjuhė e internetit". Ata janė tė mendimit se shpėrdorimi i kėtyre shprehjeve do t'i pengojė tė rinjtė nė tė kuptuarit dhe pėrdorimin e drejtė tė gjuhės normative kineze. Ē'ėshtė e vėrteta, shumė prej prindėrve nuk kuptojnė fare kėto shprehje. Shumė tė tjerė shqetėsohen se pėrdorimi nė masė tė madhe i kėtyre shprehjeve do tė ndikojė negativisht nė zhvillimin e gjuhės kineze.

Zoti Guo Longsheng, pėrgjegjės i Komisionit Shtetėror Kinez tė Gjuhės dhe Drejtshkrimit, tha: "Ne kemi besim tė plotė se gjuha kineze, e cila ka njė histori mijėra vjeēare dhe qė ka njė vitalitet tė fortė, mund tė pranojė ēdo element tė vlefshėm dhe mund tė mbrohet nga ndotja gjuhėsore."

Qeveria kineze tregon preokupim pėr kėtė ēėshtje dhe po bėn anketa dhe studime pėr tė marrė masa pėr shmangien e pėrhapjes "pa fre" tė "gjuhės sė internetit". (Zheng)