|
Muajin e kaluar, njė autobus i ri dhe luksoz u nis nga porti i Kinės verior Tiancin pėr nė SHBA, nė vitin 2006 do tė ēohen atje edhe 100 autobusė tė tillė tė prodhuar nga Shoqėria me pėrgjegjesi tė kufizuar e autobusėve Yutong e qytetit Zhengzhou. Si ka arritur Shoqėria Yutong tė eksportojė autobusėt e vet nė vende tė tjera ?
Para 10 vjetėve, kjo shoqėri ka qenė njė uzinė e vogėl e panjohur, qė podhonte vetėm disa automjete tė thjeshta. Pas pėrpjekjeve kėmbėngulėse, autobusėt e saj janė eksportuar nė mbi 30 vende dhe rajone tė botės, si nė Evropė, Japoni, Korenė e Jugut, bile edhe nė SHBA. Hyrja e shoqėrisė Yutong nė tregun amerikan ėshtė njė objekt i madh pėr tė.
Kur morėn listėn e porosisė tė SHBA-sė, puna e parė e punonjėsve tė seksionit tė shitjes dhe e teknikės tė kėsaj shoqėrie ishte studimi i rregullave pėrkatėse dhe standardit teknik tė Departamentit tė komunikacionit tė SHBA-sė. Pėrgjegjesi i Shoqėrisė Yutong pėr zonėn amerikane z.Zhang Yaowu tha:
"Nė radhė tė parė duhet tė dimė kėrkesat e amerikanėve, nė mėnyrė qė gjatė projektimit, tė mbajmė parasysh kėto standarde."
Nė fakt presioni pėr hyrje nė tregun amerikan vjen jo vetėm nga ana ligjore, por edhe nga koncepti kulturor, zakonet e konsumit, kostoja e lartė etj. Inxhinjeri 28 vjeēar Zhu Yongsheng qė mori pjesė nė kėtė punė i tha korrespondentit se nė tregun e autobusėve, projektimi ėshtė njė nga punėt kryesore, ndėrsa fortėsia, rezistenca, siguria dhe pajisjet e pėrparuara ndikojnė direkt mbi sasinė e shitjes sė autobusėve.
"SHBA-ja ėshtė e rreptė pėr sigurimin, p.sh. ata kėrkojnė qė dritaret nė tė dyja anėt e autobusit tė hapen lirisht, qė korridori dhe ndenjėset tė jenė mė tė gjėra etj."
Pas pėrpjekjeve 16 mujore, ata prodhuan autobusėt nė pėrputhje me kėrkesat e tregut amerikan. Jo vetėm kaq, shoqėria Yutong eksportoi edhe 400 autobusė nė Kubė. Nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2005, tė ardhurat nga shitja e autobusėve nė vende tė tjera arritėn nė 37 milionė dollarė amerikanė, duke u rritur 8 herė nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2004. Sot Shoqėria Yutong ėshtė bėrė baza mė e madhe e prodhimit tė autobusėve nė Azi. Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės sė Industrisė sė Automobilave tė Provincės Henan z.Liu Xiaoming i tha korrespondentit se suksesi i Shoqėrisė Yutong nė tregun e huaj ėshtė arritur nė sajė tė zbatimit tė teknologjisė sė pėrparuar:
"Shoqėria Yutong jo vetėm ka mėsuar dhe thithur teknologjinė e pėrparuar dhe pėrvojėn e administrimit tė Shoqėrisė me pėrgjegjesi tė kufizuar tė automjeteve tregtare Man tė Gjermanisė, shumė tė njohur nė botė, por ka ruajtur me sukses edhe pavarėsinė e markės dhe tė teknologjisė sė vetė, duke u ngritur si njė shembull i suksesshėm nė mbarė vendin."
Nė vitin 2002, Shoqėria Yutong dhe Shoqėria Gjermane Man me 320 milionė juanė formuan njė shoqėri me investime tė pėrbashkėta dhe njė qendėr teknike nė Mynih. Kjo shoqėri merret kryesisht me prodhimin dhe shitjen e balestrave dhe pjesėve tė kėmbimit tė autobusėve tė mėdhenj dhe tė mesėm, duke shfrytėzuar kėtė rast, Shoqėria Yutong ka hyrė nė tregun e autobusėve tė kategorisė sė lartė.
Duke mėsuar teknologjinė e pėrparuar tė Evropės, Shoqėria Yutong i kushton rėndėsi tė madhe edhe studimit dhe zhvillimit tė teknologjisė sė vet. Ajo ka krijuar tė vetmen qendėr teknike shtetėrore dhe qendrėn e studimeve shkencore pasuniversitare, investon ēdo vit 4% tė tė ardhurave nga shitja e produkteve nė zhvillimin dhe studimin e produkteve.
Autobusėt e prodhuar nga Shoqėria Yutong janė shumė rezistentė. Pėrgjegjėsi i kėsaj shoqėrie pėr zonėn e Lindjes sė Mesme, z. Li Shuwei i tha korrespondentit se autobusėt e tyre kanė hyrė nė tregun e Lindjes sė Mesme, sepse ato mund tė pėrshtaten me klimėn e thatė dhe tė nxehtė me erė tė madhe dhe me rrugėt ranore tė atjeshme.
Nė tė njėjtėn kohė, Shoqėria Yutong i kushton vėmendje tė madhe edhe shėrbimeve pas shitjes. Shefi i seksionit tė vendeve tė huaja pranė kėsaj shoqėrie Van Venjun tha:
"Automobilat, duke pėrfshirė edhe autobusėt ndryshojnė shumė nga produktet e tjera, ato kėrkojnė shėrbime tė rrepta pas shitjes. Ne i kushtojmė vėmendje tė madhe kėsaj pune, kemi vendosur agjenci nė vende tė tjera dhe magazina tė pjesėve tė kėmbimit, kemi dėrguar edhe punonjės pėr hapjen e tregut, pėr shėrbimet pas shitjes dhe pėr administrimin e pjesėve tė kėmbimit."
Sot, Shoqėria e automobilave me pėrgjegjesi tė kufizuar Yutong mund tė prodhojė nė vit 18 mijė autobusė dhe 8 mijė balestra tė autobusėve. Objekti kryesor i kėsaj shoqėrie ėshtė qė pas pėrpjekjeve tė 5 deri 7 vjetėve, tė ardhurat nga shitja e autobusėve do tė arrijnė nė 30 miliardė juanė dhe ajo tė radhitet nė vendin e 5-tė tė sektorit tė autobusėve nė botė. (Pina)
|