v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2005-12-21 20:09:04    
Energjia e blertė ka hyrė nė shtėpitė e familjeve tė blegtorėve tė stepave

cri
Nė kohėn kur kishte rėnė mugėtira e mbrėmjes, tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė blegtorit kazak Sejgen, qė jeton nė stepėn e madhe Aletai tė rajonit autonom Sinkiang-ujgur tė Kinės, ishin ulur para televizorit pėr tė parė programe televizive, ashtu si edhe fqinjėt e tyre. Nga larg, dukeshin si shkėndijja zjarri dritat e shtėpive prej shajaku tė bardhė, tė cilat sikur u pėrgjigjeshin yjeve nė qiell. Ndėrsa jashtė shtėpive prej shajaku, gjeneratorėt e lehtė elektrikė qė vihen nė punė me fuqinė e erės, tė vendosur lart nė majat e shtyllave, rrotulloheshin si njė rotor aeroplani nė mes tė erės. Tė gjitha kėto pėrbėnin njė peizazh specifik tė stepės.

Sejgeni 70-vjeēar tha i emocionuar: "Ditėn, gjeneratori prodhon dhe akumulon rrymė elektrike, kurse nė mbrėmje, ne e pėrdorim atė pėr ndriēim dhe pėr tė parė televizor. Qė kur nisėm tė pėrdorim gjeneratorin elektrik, jeta jonė ėshtė bėrė e larmishme." Dhe ai ka tė drejtė. Mė parė, meqė nuk kishte energji elektrike nė stepė, blegtorėt bėnin njė jetė monotone, siē thoshnin ata vetė, "kur lind dielli, ēojmė bagėtitė nė kullotė; kur perėndon, kthehemi dhe flemė". Kurse sot, energjia diellore dhe rryma elektrike e prodhuar me fuqinė e erės, qė quhen "energjia e blertė", kanė hyrė nė shtėpi tė blegtorėve, si rezultat, ka ndryshuar krejt jeta e tyre.

Kushtet specifike gjeografike dhe klimatike nė rajonin autonom Sinkiang-ujgur kanė krijuar vendburime tė pasura energjie: energji diellore dhe energji tė erės. Qysh para 5 a 6 vjetėve, blegtorėt nė disa stepa tė mėdha tė Sinkiangut filluan tė shfrytėzojnė energjinė diellore dhe tė prodhojnė energji elektrike me fuqinė e erės.

Blegtori Sejgen tha: "Nė vitin 2000, djali im pa se fqinji ynė kishte blerė njė gjenerator elektrik me fuqi tė erės, qė punonte shumė mirė, prandaj ai deshi qė edhe ne tė blinim njė nga ato. Unė shita njė lopė, njė viē dhe njė dash dhe bleva njė gjenerator tė lehtė elektrik me fuqi tė erės." Ai tha se antenėn e televizorit e kishte bėrė djali i tij me duart e veta. Me televizorin e tij, ata mund tė kapin dy programe televizive nė gjuhėn kazake dhe dy tė tjera nė gjuhėn hane. Nė pėrgjithėsi, energjia elektrike, qė gjeneratori i tyre prodhon dhe akumulon nė ditė, mjafton pėr t'u pėrdorur 4 a 5 orė nė mbrėmje.

Mė parė, blegtorėt e Sinkiangut bėnin njė jete endacake, kurse tani, pjesa mė e madhe e tyre kanė filluar tė jetojnė nė banesa fikse. Megjithatė, nė pranverė dhe verė, ata ende kanė nevojė tė jetojnė 6 muaj nė kullotat e stinėve tė beharit. Pėr arsye se stepat janė shumė tė gjera dhe kanė pak banorė, rrjeti elektrik nuk ka arritur te shtėpitė e kėtyre blegtorėve. Siē thonė blegtorėt, nė fillim, pėrdorimi i energjisė diellore dhe i energjisė elektrike me fuqinė e erės ishte alternativė e detyrueshme pėr ta. Blegtorja Anarhan, qė jeton nė stepėn Narati tė Sinkiangut, tha: "Nė fillim, shumė prej nesh e kishin tė vėshtirė tė pranonin pėrdorimin e energjisė diellore dhe energjisė elektrike me fuqinė e erės, kurse mė vonė, tė gjithė i kuptuan tė mirat e kėtij varianti dhe tani nuk mund tė jetojmė pa tė." Me qėllim qė e bija tė lexojė mirė, Anarhani bleu posaēėrisht njė abazhur tryeze dhe, sa herė qė e bija fillon tė lexojė, ajo mbyll menjėherė televizorin, qė tė sigurohet energjia elektrike pėr ndriēim.

Energjia e blertė jo vetėm u ka sjellė familjeve tė blegtorėve tė stepave shumė gėzime nė jetėn e pėrditshme, por edhe u ka krijuar atyre kushte pėr tė marrė informacione dhe pėr tė vendosur lidhje me jashtė.

Familja e blegtorit Ge Liangjin tė kombėsisė Hui, qė jeton nė stepėn Narati, ėshtė relativisht e pasur. 5 vjet mė parė, ai shpenzoi 6000 juanė dhe bleu njė gjenerator elektrik me energji diellore. Mė vonė, ai bleu edhe njė gjenerator elektrik me fuqi tė erės. "Me energjinė elektrike tė prodhuar me gjeneratorin e energjisė dillore nuk ngarkohet dot akumulatori i njė televizori 25 inch, sepse ka tension tė ulėt", tha ai. "Prandaj bleva edhe njė gjenerator elektrik me fuqi tė erės, qė pėrdoret posaēėrisht pėr tė parė televizor. Kėshtu, gjeneratori elektrik me energji diellore prodhon rrymė elektrike pėr ndriēim dhe pėr tė ngarkuar bateritė e celularit." Ge Liangjin e pėrdor celularin pėr tė komunikuar me jashtė dhe pėr tė marrė vesh gjendjen e tregut tė mallrave bujqėsore dhe blegtorale.

Lidhur me koston e energjisė sė blertė, Ge Liangjin tha: "Njė pajisje e ngarkimit tė akumulatorit tė energjisė diellore kushton 2000 juanė dhe njė gjenerator elektrik me fuqi tė erės kushton 3000 juanė. Ky ēmim duket i lartė, por nė fakt, ėshtė i ulėt nė krahasim me atė tė rrjetit elektrik."

Kina ka vendburime tė pasura tė energjisė sė erės dhe tė energjisė diellore. Vendburimet e kėtyre energjive nė rajonet e Sinkiangut dhe tė Mongolisė sė Brendshme pėrbėjnė 70% tė mbarė vendit. Shfrytėzimi i energjisė sė erės dhe energjisė diellore pėr prodhimin e energjisė elektrike do tė jetė njė rrugėdalje e rėndėsishme pėr zgjidhjen e problemit tė energjisė nė Kinė, e cila ėshtė njė vend i madh nė botė pėrsa i pėrket konsumit tė energjisė. (Zheng)